Arke,ti ketu?

239 20 48
                                    

"Po ju ketu?"-foli Krista,kur pa se August,Arke dhe Estel ishin ne nje dhome.

"I dhashe Augustit bluzen qe me dha mbreme ne feste.Arkelan ishte ketu dhe prandaj u beme tufe"-qeshi Estel per te ndryshuar disi biseden,por askush tjeter s'pati reagim.Arkelan dhe Kristabel u ndeshen me sy pa folur asnje fjale.Dukej sikur syte e te dyve thonin aq shume fjale sa pershkruanin nje roman.

"Si je Krista?Po ti ketu?"-e pyeti August i habitur nga fakti qe ajo erdhi ne dhomen e djemve.

"Po kerkoja Estelin dhe me thane qe eshte ketu"-u shpreh ajo.

"Epo mire,August eja pak me mua!"-Estel mori Augustin dhe dolen.Krista dhe Arke mbeten vetem.U pane ne sy dhe per nje moment mbizoteroi heshtja.

"A s'je ne pune?"-e pyeti Krista.Per nje cast u hutua,por me pas u ul me kembe ne toke.

"Punaa!"-tha.Krista dhe ai qeshen.Mjaftoi nje buzeqeshje per tu pershendetur ne ate kohe kur fjalet mungonin.

Krista shkoi serisht te Estel te cilen do e vriste per faktin qe e la vetem me Arken.Kjo e fundit dhe August ishin ne nje pjese te koridorit duke i dhuruar njeri-tjetrit puthje.Pas tyre ishte Arke e pas tij une.

"Khe-khem!"-kolliti Arkelan.Pellumbat ndaluan.

"Ne kemi 500 pune zoteria na ben dashuricka neper korridore"-ngacmoi Arkelan.

"Khe-Khem!"-kete here ishte Krista,"Po pra.Estel,ia dhe bluzen djalit dhe i more buzen?"-te katert qeshen.

"Urime shoku! Shkoni shume bashke"-i uroi Arkelan.

"Mos ia thyej zemren goces sime,more vesh?"-iu drejtua Krista Augustit.U pershendeten dhe djemte ecen per ne lokal pasi u bene disa minuta qe ishin larguar.

"Moj ti!"-iu drejtua Krista Estelit,"Se dija qe doje Augustin.Domethene e dija,por jo qe ishit bashke"-nderkohe qe bisedonin,ecen per tek kafeneja ne oborr.

"Dje ne feste kaluam vertet shume bukur.Kercyem,shkembyem puthje,kenduam Ed Sheeran dhe James Arthur.Me pas shkuam ne breg te detit,vend tek i cili shkembyem puthje edhe me te bukura"-nderkohe qe Estel i shpjegonte Kristes se c'kishte kaluar me Augustin nje mbremje me pare,vuri re qe gjithe keto ishin te njejta me pershkrimin e deshires se Arkelanit.

Estel e dinte qe Arkelan donte Kristen,por tani e vertetoi .Nese dy te dashuruar si August dhe Estel kaluan gjera,qe edhe Arkelan do te donte ti kalonte me Kristabelin,atehere edhe kjo eshte dashuri.Ishte nje ekuacion shume i thjeshte,te cilin mund ta kishte zgjidhur fare lehte edhe me pare.Problemi i vetem ishte se Kristabel s'ishte mire ne matematike.

"Si thua te kenaqemi ne nje feste tjeter sot?"-foli Estel,"Meqe mbreme u morem me dashurine,te merremi pak me ne te dyja.E di qe je e hutuar nga gjithe situata me Luken,por dua qe ta shijojme kete mbremje.Bejme pak qejf pra,qejf gocash!"-u mundua disi Estel te nderronte atmosfere.

"Se di,Estel!"-tha Krista.

"He pra se di.Une leje e mora"-qeshen.Pak me tutje hotelit,organizohej nje feste cdo mbremje.Ndonese vajzat deri me tani i ishin pershtatur programit te hotelit,per te festuar serisht do ti duhej te prisnin edhe disa jave.Festa e radhes ishte ajo e mbylljes se sezonit,keshtu qe vendosen ti bashkoheshin turmes pak me tutje.

"C'do veshim? Ku do shkojme?"-pyeti Krista.

Estel nxorri nga dollapi dy fustane.Ajo ishte pergatitur ne cdo detaj per ta bere shoqen e saj te ndihej me mire dhe per te pakten nje nate te mos mendonte per askend vecse te bente qejf.

Mbremja erdhi fluturimthi.Nga dritarja e dhomes degjohej nje turme e madhe njerezish qe darkonin e bisedonin me njeri-tjetrin ne oborr.Restoranti ate mbremje ishte plot.August dhe Arkelan ishin ne krye te detyres.

Estel dhe Kristabel dolen ne oborr,ku syte iu ndeshen me Augustin dhe Arkelanin.August i dhuroi nje buzeqeshje te dashures se tij dhe e komplimentoi me sy.Ndersa Arkelan dha nje gjysme buzeqeshje,por e mjaftueshme per ta bere fytyren e Kristes te lumtur.

"Po shkon gjekundi,flutur?"-pyeti Luka teksa i dha nje skanim nga koka te kembet Kristes,"Wow! Je bere nje flutur e vertet"-i tha.

"Faleminderit!"-tha Krista,nderkohe qe Estel i futi krahun si ta terhiqte zvarre.

"Diku.Naten!"-ia preu Estel Lukes dhe mori Kristen.Ecen neper rere zbathur deri tek dera,ku veshen takat.

Festa ishte energjike.Drita shumengjyreshe,te rinj e te reja,muzike,atmosfere dhe pije.

"Le te filloje festa.Juhuuu!"-bertiti Estel.Kristabel qeshi.

"Leviz pra flutur!"-ngacmoi Kristen.Krista iu kthye me nje mimike perqeshese.

Filluan te kercenin,porositen per te mire dhe po shijonin atmosferen e nje mbremje festive vere.

Pas disa gllenkash,Kristabel nisi te fliste percart.Estel e mbante pijen,por kishte harruar qe shoqja e saj ishte teper delikate.Kristabelit po i vinte mendja verdalle.

"Po ti s'ishe veshur me te kuqe sot?"-iu drejtua Estelit,nderkohe qe kjo e fundit qeshi me te madhe.

"Shoqja ime budallaqe! Po pi macja uthull? S'pi!"-dhe i hodhi krahun ne qafe.

"Eja shkojme ne hotel."-i tha Estel Kristes,por u habit nga reagimi i kesaj te fundit.

"Hotel? Ne te dyja? Jo,jo s'je tipi im.Mos perfito!"-Estel u shkri nga te qeshurat.E la pak Kristen te ulur ne nje karrige,duke e porositur te mos levizte,derisa shkoi ne nje moment ne tualet.

Kur u kthye,Krista ishte ende e ulur dhe po kendonte kengen ne sfond.

"When i met you in the summer..."Ne ate moment vjen Arkelan.

"Arke,ti ketu? Po une s'te njoha kete vere ty.Eshte gabim kjo kenga"-Arkelan pa nga Estel si ta pyeste 'sa ka pire'.Arkelan e mori ne krahe shoqen e tij deri te makina.Ngjitur me makinen e tij ishte dhe August me te veten.Estel shkoi me Augustin.

Arkelan s'dinte c'te bente,pasi Kristabel dukej kaq e mire.Njerezit kur dehet sec marin nje nur te embel-mendoi ai teksa e veshtronte nga koka te kembet.Ishte hera e pare,qe e shihte Kristen ne nje kendveshtrim tjeter.Jo ne ate kendveshtrimin perfitues dhe erotik,por ndjente sikur donte ta perqafonte dhe te mos e leshonte kurre.

Nderkohe qe e mbante ne krahe,Kristabel e shihte ne sy dhe i buzeqeshte.Ne nje moment i preku floket dhe Arkelan ktheu veshtrimin nga ajo.Syte iu perplasen e tashme ishin shume afer.

Arkelan e mbajti ne krahe deri tek dhoma e saj dhe e shtriu ne krevat.Ne castin kur peshoi trupin e saj ne shtrat,ajo e terhoqi dhe buzet u bashkuan.

Dy shoke te ngushte u puthen ne buze per here te pare.Por c'miqesi ta quaje me ? S'ekzistonte me nje e tille.
Arkelan ndihej fajtor.Po sikur ajo te largohej nga ai te nesermen kur te ishte e kthjellet? A ndoshta te mendonte se ai perfitoi? Ai u largua duke e mbuluar me cercaf.Kristabel u kthye nga ana tjeter dhe mbylli syte.Nderkohe djaloshi,tashme i dashuruar me shoqen e tij te ngushte,nuk vuri gjume ne sy.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now