8 | Ti.

606 66 179
                                    

me t'thonë t'drejtën
edhe pa ty s'e kom t'vështirë
veq kanihere m'vjen n'men a je mirë...
𝓜𝓪𝓳𝓴

- -- -- -- -- -- --𓆩*𓆪-- -- -- -- -- -- -

- Çfarë do Luka këtu? - u drejtova nga Ajsi duke thyer shikimin me Lukan.

- Besoj klasa e tij ka fizkulturë si ne.

- Luka vjen në shkollë?

- Shumicën e kohës po.

E çuditshme, Luka dhe shkolla duken dy kahe të ndryshëm. Gjithsesi, tani do më duhet të duroj edhe këtë. Bukur!

Sa mendoj se gjërat rregullohen, një stuhi edhe më e madhe shfaqet.

U bashkuam me pjesën tjetër të klasës dhe krijuam një rreth. Gjithmonë e kam pasur qejf këtë gjë, duket sikur të gjithë jemi në harmoni kur vendosemi në këtë mënyrë.

Pas disa minutash vjen edhe Aldisi, ngjitur me mua dhe pa vetëdije një buzëqeshje më lind në fytyrë, edhe atij gjithashtu.

- Çfarë është kaq komike? - pyeti, por pa i hequr sytë e tij nga të parit përballë.

- Se di, ma thuaj ti!

- As vet se kuptova pse qesha, - tha dhe u kthye nga unë.

- Sikur unë e kuptova.

Po diskutonim derisa mësuesit vijnë dhe na thonë të zgjedhim kapitenat e skuadrave.

Nga ajo e vajzave u vendosa unë, kurse nga e djemve Aldisi.

Duket se rivaliteti midis nesh nuk është vetëm brenda klasës.

- Bëhu gati të humbësh! - më tha me një shikim sfidues.

- Nuk e kam në gjak të humbas!

Vazhduam lojën dhe setin e parë e fituam ne. U zura me një nga vajzat, por që nuk është se habitem shumë...

Në fillim të setit të dytë vë re se Luka po vështron nga ne. Ndoshta po shikon Ajsin, apo jo? Mua?! Ndoshta thjesht po gabohem.

Afrohet te mësuesi dhe i thotë diçka.

- Eliza? - thirri njëra nga vajzat.

- Po?

- Ke shërbimin!

- Ah po!

E humba fare. Aldisi po më jepte një shikim si të thoshte 'ka ndonjë problem?' , ose është thjesht fantazia ime.

- Prisni! - dëgjoj mësuesin teksa flet dhe fut Lukan te skuadra e djemve. - Luka deshi t'ju bashkohej. E keni problem?

Shikoj përreth dhe vajzat duken të kënaqura. Në rregull, është i pashëm, po nuk është nevoja të sillen kështu.

- E kam unë! - fola pa vetëdije ndoshta...

- Çfarë problemi keni?

- Jemi 15 nxënës në klasë, nga të cilët vetëm 12 po luanin. Pse duhet të fusim dikë nga vitet e treta, kur kemi edhe lojtarë të tjerë?

- Jam dakort - tha Aldis dhe Luka po më shikon me një buzëqeshje. Psikopat është ky?

- Çfarë ka për të qeshur? - u drejtova atij e inatosur.

- Është e ndaluar?

- Jo, thjesht s'ke pse qesh pa arsye.

- Kush tha që po qesh pa arsye?

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now