6 | një kapitull i ri

618 72 115
                                    

Sa më pranë sillte fytyrën e tij pranë times, aq më thellë aroma e kolonjës pushtonte mushkëritë e mia.

Buzëqeshi, u zmbraps. Sërish, një e dridhur më depërtoi trupin, teksa shikimi i tij më vështronte.

- Pra? - tha duke thyer qetësinë.

- Çfarë do të të them? - iu përgjigja, teksa ai u ul mbi shtrat.

- Ku ishe?

Normalisht, Luka arrogant na u ribashkua sërish. "U ribashkua" i thënçin, se nuk është se u largua ndonjëherë.

- Asgjë që të takon ty. - i ktheva një përgjigje të thatë, këtë herë duke thyer shikim dhe duke vazhduar të kontrolloj veshjet në dollap.

- Besoj e di që kam të drejtë të mbaj këtu... falë meje jeton...

- Nuk ta kërkova unë t'i dilje para plumbit Luka. - iu ktheva duke vazhduar ende të shmang kontaktin me sy.

- E di që vëmëndja me e madhe që marr nga ty është kur mundohesh t'më injorosh, apo jo?!

- Nuk po të injoroj, e dyta mos ndrysho temën.

- Dhe nëse e bëj?! - tha duke u afruar sërish pranë meje.

- Nuk ke si ta bësh më... - thash me një buzëqeshje fitimtare në fytyrë.

- Çfarë do të thuash?

- Do largohem, siç e sheh po bëhem gati.

- Seriozisht? - më tha me një ton neutral të zërit.

- Më shumë se kurrë.

- Epo rrugë të mbarë, - tha dhe u largua.

Nuk prisja ndonjë gjë të madhe, por as këtë reagim jo...

Nga Luka sharmant i dhjetë minutave më parë, u kthye në Lukan më të ftohtë se akulli.

Gjithsesi, nuk është më punë për mua kjo gjë. Tek e fundit, rrugët tona ndahen këtu.

★ ★ ★

- ERDHAAA!! - dëgjoj Ajsin e entuziasmuar teksa hyn në dhomë dhe mundohem t'i largoj mendimet në kokë.

- Hëëëë siiii eciii?! - më pyeti dhe i tregova gjithçka. Fytyra e saj, jepte një reagim që vlente sa për gjithë yjet e qiellit së bashku.

- Dhe nesër do vij në klasë me ty. - them në fund.

- ÇA MOJJJJJ????

- Po deshe nuk vij...

- T'MA KISHE THËN M'PARA OJ CUC!!!

- Ja ta thash taniiii!!!

- Yyy sa do kënaqemii ne!!!

Nata vazhdoi me batutat e Ajsit dhe të qeshurat tona pa fund, derisa e gjeta veten në një gjumë të thellë...

★ ★ ★

U zgjova me rrezet e para të diellit që depërtonin përtej lëkurës sime, duke ma ngrohur shpirtin.

Është hera e parë pas vdekjes së mamit dhe babit që shkoj në shkollë, ndonëse në një të re këtë herë.

Gjithmonë mësimet kanë qenë arratisja ime. Njerëzit gjithmonë gjykojnë, por askush nuk pyet për ndonjë arsye.

Ata gjykojnë, fjalët e tyre vrasin, por ata nuk e dinë se shumë nga ne thjesht mësojnë për të mbajtur veten të zënë, larg problemeve, larg realitetit, larg zymtësisë që të kaplon shpirtin.

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now