30 | e papritur.

244 17 1
                                    

L U K A

- Çfarë dreqin ka në atë kuti aq të madhe? Vërtetë i ke blerë dhuratë asaj? - më pyet Klaus kur erdhi momenti i hapjes së dhuratave.

- Është thjesht një mesazh i koduar me lule Klaus. - përgjigjem dhe shoqëruesja ime e rreme vendos kokën e saj mbi shpatullën time.

- Yhy lëre dhuratën, po Eliza do të vrasi kur të kthehemi. - më thotë sërish duke mbajtur të qeshurën.

Kemi një orë këtu dhe nervat e mia po shterojnë. Kjo shushunja që kam marr për shoqëruese po i përkeqëson akoma edhe më shumë gjërat. Jam i bindur se e ka kuptuar që s’e duroj dot, por thjesht nuk largohet.

Mundohem ta shpërqendroj veten duke parë nga Amara që po hap dhuratat një nga një. Probleme pasanikësh.

- Wow, - thotë teksa i afrohet dhuratës sime. - Mund ta di kush është dhuruesi i kësaj? - thotë dhe unë thjesht afrohem drejt zonës ku ajo ndodhet duke qeshur. Nuk mundem të flas gjithsesi. Veshja mund t’më maskojë, por zëri jo.

- Jeni munduar vërtetë! Jam shumë kurioze të di çfarë është!! - thotë dhe nis të heq paketimin.

Të gjithë mbesin të mahnitur nga dhjetra trëndafila të zinj, por vetëm ajo mund të dallojë pusullën në të. E merr duke qeshur dhe pasi e lexon ngjyra e fytyrës së saj ndryshon.

- Ti...

- U zgjënjeva shumë kur nuk më njohe Amara! - them duke hequr maskën dhe dëgjoj të shtëna. Keni dëgjuar ndonjëherë për momentin perfekt? I tillë ishte ky. - Ku dreqin shkon? - them duke e kapur me forcë nga krahu dhe e përplas në mur.

- Luka s’mund t’ma bësh ktë. Ti e di që im vëlla ka për të të vrarë! Mos zgjidh anën e gabuar Luka. Ti e di që gjithmonë të kam dashur.

- Ashtu? - them duke e tërhequr zvarrë nëpër shtëpi. - Prit sa të... Ah nuk është nevoja, shih kë të ka prurë Klaus!

- Çkemi kurvë! - thotë ai dhe më duhet ta pranoj se nuk e kisha idenë që një version i tillë jetonte te ai.

- Ju keni për ta paguar!!

- Oh Amara të lutem, boll me kto kërcënime të kota. Nuk i dëgjon të shtënat? - them duke qeshur ironikisht.

- Jeni ti ai që duhet t’i dëgjoj Luka Brayat!

Ky zë... Aldisi! Bir i kurvës ka qenë pjesë e lojës gjithë kto kohë! Afrimiteti i tij me Elizën dhe çdo informacion i detajuar që Amara kishte tani bën sens. Kthehem dhe shikoj se nuk u gabova. Është ai.

- Më në fund Aldis, u lodha!! - dëgjoj Amarën të zgërdhihet teksa një ushtri e tërë futet brenda sallës duke drejtuar armët nga unë dhe Klaus.

- Nëse ndokush qëllon, nuk do hezitoj t’ja shpërthej trurin! - them kërcënueshëm, por për fatin tim të keq Amara thjesht largohet nga unë duke më qëlluar te plaga që kam në kraharor. Sigurusht që e dinte se ishte një e tillë. Tek e fundit ajo e shkaktoi. E mbaj mend ende se si nisi të copëtojë lëkurën nga ana e majtë vetëm se i thash se zemra ime rrihte për Elizën.

- Fuck! Luka je mirë? - thotë Klaus teksa vazhdon të mbajë vëllanë e saj qullash peng.

- Mos e lër atë Klaus! Jam mirë.

- Oh, sa të ëmbëlll! Mendoni se më plas shumë për të? - thotë ajo duke e gjuajtur të vëllanë me tri plumba rresht.

Çfarë dreqin është kjo psikopate kështu?

- Po tani Luka Brayat? - thotë duke m’u afruar me pistoletë në dorë.

Qëndroj si i ngrirë, pa lëvizur, por thellë thellë do doja që thjesht të isha me Elizën tani apo të isha duke i dëgjuar zërin për herë të fundit. E di që ktë herë do përfundojë i vrarë.

- Thuaj lutjet e fundit Luka Brayat! - thotë dhe gjithçka që unë bëj është të mbyll sytë.

Një e shtënë dhe më pas heshtje. Pse dreqin nuk po ndjej asgjë? Janë kto fjalët që i them vetes duke hapur sytë dhe shoh Amarën që është plagosur. Kush dreqin?

- Do luanit pa ne? - dëgjoj zërin e Elizës. Fuck është kaq magjike. Edhe pse tani duhet të isha i inatosur me të se nuk më dëgjoi, më duhet ta pranoj se kjo anë e saj më bën ta dua edhe më shumë!

Pa humbur kohë, çohem duke marr pistoletën dhe kap Aldis me forcë.

- E dija që nuk ishe ashtu siç hiqeshe!

- Mbase e dije, por nuk munde të më ndaloje dot të shijoja Elizën.

- ÇFARË PO THUA?!

- Të pëlqeu fustani që kishte veshur në ballo? Isha unë i pari që ja hoqa nga trupi për të shijuar trupin e saj.

- Luka... - dëgjoj Elizën të flasë.

- Eliza qëndro jashtë ksaj.

- Pse të qëndrojë jashtë? Eliza thuaji se si gjuha ime shijoi centimetrat e çdo pjese të trupit tënd! Thuaji se si...

- MBYLLE BIR BUSHTRE! MBYLLE! - them duke e goditur pa menduar më tej.

Nisa ta qëlloj me kisha fuqi edhe pse e kuptoja që kishte vdekur. Mund të kuptoj se ja dola, njerëzit që kisha lën për të ruajtur Elizën dhe Ajsin tashmë ndodhen jashtë dhe kanë pushtuar tërë zonën. Amara u vra, ndonëse jo në mënyrën që unë doja. Atëherë pse dreqin nuk ngopem së qëlluari trupin e pajetë të ktij kurvari?

- Luka, lëre... Të lutem... - ndjej zërin e saj mes lotësh teksa më prek te shpatulla.

Ndaloj. Kthehem nga ajo dhe ashtu siç jam i gjakosur e puth fort pa ndaluar deri në momentin që kemi nevojë për ajër.

- Luka, çfarë ai tha...

- Shhh! Ja dolëm tani. Le ta lëmë të shkuarën të jetë e tillë! - them dhe e marr në një përqafim.

- Të dua shumë Luka Brayat.

- Të dua Eliza Brayat, por nisuni në shtëpi tani. Ktë ardhjen mos mendo se po ta harroj. E diskutojmë kur të kthehem, pasi ta kem rregulluar gjendjen ktu.

- Mezi pres atëherë! - thotë duke u larguar.

- Ajs puthe më vonë Klaus! Le t’i lemë të pastrojnë mbeturinat! - i thotë Ajsit që është duke thelluar një puthje me Klaus.

Gjë e shpifur.

Shkëput puthjen ndaj tij dhe më pas largohet me të.

- Klaus le të merremi me kta dhe të kthehemi në shtëpi! Mbaroi më në fund. - them dhe Klaus pohon.

Epo mendoj se kjo ishte. Tani mund t’i rris fëmijët e mi pa pasur frikën se mund t’i humbas në çdo moment.

• ° • ★ • ° •

Edhe dy kapituj na ndajnë nga fundi yje. Të paktën Lukan nuk e vrava, apo jo? ಥ⁠‿⁠ಥ

Mos harroni të votoni!

Hugs <33

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now