10 | sytë e tu shkëlqejnë më shumë se dritat e qyteteve natën

599 48 215
                                    

❝Ai është i rrezikshëm,
ai tërheq si magnet
Të josh, të puth, dhe
pastaj të vret❞

Arilena Ara

- -- -- -- -- -- --𓆩 vote 𓆪-- -- -- -- -- -- -

E pash teksa vinte pranë meje dhe nisa të skuqesha në fytyrë. E urrej kur kjo gjë ndodh. Është një ndër të vetmet që nuk mund ta kontrolloj.

Sytë nuk i ka shkëputur nga të mitë dhe si për dreq as unë nga të tijët... E ndej teksa afron fytyrën e tij pranë simes dhe mbyll sytë... mendova se do më puthe, por në fakt thjesht ciku ballin e tij me timin.

U skuqa akoma edhe më shumë, jo nga ajo që ai bëri, por nga ideja që unë krijova...

- Të pash për temperaturë, - tha duke qëndruar serioz, kurse unë pohova me kokë.

- Zakonisht nuk të mbyllej goja, çne tani që po hesht?

- Fjalët nuk vijnë asnjëherë atje kur duhen...

- E për çfarë të duheshin tani?

- Për temperaturën po flasim...

- Atë midis nesh? - tha dhe truri im s'po di si të reagojë, thjesht u mpiva...

- Nuk ka temperaturë midis nesh...

- Por diçka ka...

- E çfarë është?

- Diçka të cilës s'po i vë dot emër...

- Më mirë mos u mundo, nuk do i japim kurrë një emër.

- E di që kuptimi i fjalës kurrë nuk ekziston? Gjithmonë arrij çfarë dua.

- Unë nuk jam një çmim dhe po, ashtu siç fjala kurrë nuk e mban kuptimin e saj, ashtu nuk e mban as ajo përgjithmonë .

- E përse?

- Fjala kurrë dhe përgjithmonë janë shumë ekzakte, kurse ne nuk e dimë pyetjen e jetës për ta dhënë një përgjigje të tillë.

- Ndoshta ke të drejtë... - tha dhe ramë në qetësi duke thyer shikimin me njëri tjetrin.

- Kështu do rrimë? - pyet sërish.

- Si po rrimë?

- Si mumje...

- Çfarë do ti të bëjmë ne?

- Nuk do doje ta dije...

- Je shumë psikopat!

- E çfarë thash unë? Ishte mendja jote ajo që fluturoi larg, apo... edhe ty të pëlqen?

- Ti të lodh!

- Një javë gjumë e bëre, nuk të mjaftoi?

- JO NUK MË MJAFTOI, NDONJË PROBLEM???

- Pse nevrikosesh kot? Shiko jam shumë i qetë...

- Po, sepse unë nuk jam bezdisëse.

- Nuk je? Pa më pyet mua!

- Mirë ik, nuk po të mban njeri me zor. Besoj po të pret ndonjëra. - thash dhe ai nisi të qesh

- ÇFARË DREQIN KA PËR TË QESHUR KËTË HERË?

- Je xheloze.

- Për kë?

- Për mua...

- Shikon ëndrra dhe me sy hapur ti më duket...

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now