9 | në krahët e tu

597 53 206
                                    

E hëna erdhi prap, me këtë bashkohet rrëmuja që ajo përmban. Edhe sot duhet të bëj rrugën shkollë - shtëpi - kompani. Të them të drejtën Klaus po më jep goxha ndihmë, por është shumë peshë e madhe gjithsesi.

Hapa sytë dhe vesha uniformën e shkollës. Zbrita në kuzhinë dhe piva një qetësues për dhimbjen e kokës. Duhet sikur nga momenti në moment do të shpërthejë.

U nisa për në shkollë dhe në oborr shikoj Ajsin që po më pret.

- Mirëmëngjes Ajs!

- Mgjes, je mirë?

- Po, thjesht jam shumë e lodhur. - i kthej përgjigje dhe papritur shikoj Lukan me miqtë e tij, midis tyre edhe një vajzë. Nuk habitem gjithsesi.

- Dukesh e përhumbur, besoj të duhet një shplodhje nga gjithë kjo...

- Çfarë? Jo! Jam mirë, thjesht duhet të mësohem pak me këtë rutinë.

Pas bisedës ra zilja dhe u futëm nëpër klasa, orën e parë kishim letërsi, por e zëvendësuam me matematikën, sepse mësuesja mungonte.

Kemi inekuacionet dhe të them të drejtën kam paksa vëshirësi.

- Siç e dimë nxënës infiniti është thjesht një nocion. - nisi të na shpjegojë mësuesi.

- Çfarë kuptimi ka fjala nocion? - pyes

- Nocioni nuk është gjë tjetër veçse një koncept, askush nuk e ka vërtetuar nëse ekziston ose jo... - tha Aldis

- Dhe ne prap vazhdojmë t'u premtojmë njerëzve diçka që se njohim? - pyes dhe sytë e gjithë klasës drejtohen nga unë.

- Ironike apo jo? Si njerëzit kënaqen nga fjalët e mëdha pa pasur bazë nëse ekzistojnë apo jo. Infiniti është një e panjohur, por prap ne gëzohemi kur na e "premtojnë". - mësuesi vazhdoi dhe vras mendjen pse nuk jep filozofi, por matematikë.

- Gëzohemi ose jo, infiniti nuk përfshihet askund. Është si në matematikë, ekuacioni është si një lidhje, por infiniti nuk është element i saj.

- E po inekuacioni?

- Inekuacioni është diçka që nuk funksionon, por prap nuk e përfshin infinitin.

- Pse?

- Nuk e di, por mendoj se asnjëherë nuk mund të jemi të sigurtë nëse një lidhje ikën përgjithmonë apo thjesht zbehet përkohësisht.

Sapo mbaroj fjalinë bie zilja, ndihem paksa fajtore që çova dëm orën e matematikës.

- Sot më mahnitët! E di që e anashkaluam pak matematikën, por filozofia e jetës është paksa lëndë më e vështirë, - tha mësuesi me një buzëqeshje në fytyrë dhe doli.

Nuk kaluan as pesë minuta pushim kur shikoj mësuesit e fizkulturës në klasë. Dua të marr leje pasi nuk ndihem dhe aq mirë, por nuk mundem...

Zbresim në palestër dhe shoh që klasa e Lukas është aty, por ai jo. Më mirë!

- Ajs, po iki pak në tualet dhe vij shpejt, - them dhe iki më shumë për t'u shplodhur. Koka po më plas.

Teksa eci me hapat e rëndë në korridor shoh Lukan. Më jep një buzëqeshje, por vendos ta injoroj.

- Gjithçka mirë? - ndiej zërin e ëmbël të Lukas teksa ndodhem midis krahëve të tij. Nuk kam fuqi, duket sikur do bie...

- Mhmm, mund të kaloj?

- Eliza nuk më dukesh mirë!

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now