7 | miss nevriku

611 66 113
                                    

Një kapitull i ri, kthimi i një faqeje të re, i një beteje të re me një qëllim, fitimin e tërë luftës.

- Paçi fat! - na uroi Klaus me një buzëqeshje në fytyrë.

- Atëherëëë, sot do jemii në një klasë. Dhe do ulemi bashkë të lutemmmm!!!! - tha Ajsi teksa po shkojmë në klasë

- Kismet!

- O Eilzaaa

- Hë moj idiote si bën, sikur njoh njeri tjetër ktu unë që t'mos ulem me ty.

- Eh ktë do e shohim...

Për të qenë e sinqertë, Ajsi është e vetmja që mund t'i besoj në tërë këtë godinë.

Njerëzit janë si gjarpërinjtë, të frikshëm dhe helmues. Nëse i shpëton nga zjarri përfundon i shkrrumbuar.

Jam lodhur nga ato 'dramat' e shoqeve të ngushta ku gjithmonë njëra jep më shumë se tjetra.

Të duash, nuk do të thotë vetëm të japësh, por edhe të marrësh. Nuk do të thotë të jesh aty, por edhe të jenë aty, fat të cilin unë nuk e kam pasur.

Sa herë që mendoj se gjeta dikë që më kupton, del se thjesht u gënjeva.

Hym në klasë dhe shoh një grup prej tre vajzash që po rrinë me çunat. Me siguri këto janë llasticat mendjemëdha. Nuk e di pse më acarojnë edhe kur marrin frymë.

Gjithçka që duan është të duken në sy të djemve. Janë gati të djegin këdo për ta.

Pak më tutje është një tjetër grup, duken të qeta dhe në rehatin e tyre... dhe në fund është një vajzë që po rri plotësisht vetëm.

Më vjen keq për të, e njoh ndjesinë që ajo po përjeton. I them Ajsit të shkojmë pranë saj dhe nuk kisha dyshim që do pranonte.

- Përshendetje! - i thash me një buzëqeshje dhe në sytë e saj më shumë se gëzim, shikoj frikë...

- Nëse doni të uleni mund të çohem... - tha dhe nuk e di pse ndihem kaq keq.

- Jo, dukesh tip pozitiv erdhëm të flasim meqë jemi shoqe klase tani - tha Ajsi dhe sytë e saj morën tjetër nuancë ndjenjash këtë herë, u ngrohën në vetvete.

- Jam Eva. Ju?

- Unë Ajsi, kam qën m'para te kjo shkolla po te klasa paralele.

- Unë jam Eliza, jam e re këtu.

- Atëherë po ju paralajmëroj që orën e parë kemi letërsi dhe mësuesja është një super shtrigë e vërtetë. - tha dhe unë me Ajsin u mekëm së qeshuri.

- Nuk po tallemmm!!

- E dimë, po prap ishte goxha gazmore mënyra si e the.

- Mund të pushoni pak?! - tha një nga ato llasticat.

- Jo. - u përgjigj Ajsi, telashi domethënë.

- Dua unë të pushoni.

- Ndonjë makiato do? - pyeta ironikisht dhe fytyra e saj u skuq.

- Çfarë po thua?

- Ah, harrova që ironia është pak gjuhë e vështirë për t'u kuptuar... s'ke faj... desha të them që jo, nuk pushojmë.

Çunat po më shikojnë me habi sikur kam vrarë ndonjë, duket që klasa vdes për sherre.

- Nuk guxon t'më flasi njeri kshu mua moj!!

- Epo i ka jeta këto... mësohu. - thash dhe nisa të rregulloj librat për orën e parë. Ndjeja shumë shikime teksa më vështronin, por preferoj t'i shmang.

Midis dy zjarresh | ✓حيث تعيش القصص. اكتشف الآن