5 | një fije shprese

637 71 51
                                    

Forca, pushteti, puna.

Këto janë tre fjalët që qëndrojnë në piedestal përsa i përket suksesit.

Por askush nuk flet për forcën femërore, një nga më të fortat e universit, një nga më hyjnoret... e cila jo rrallë herë nënvlerësohet .

Unë, Eliza Kaya, do i vërtetoj botës fuqinë e një femre.

Do i vërtetoj botës se si kjo qenie hyjnore është e aftë të mposhtë stuhinë ose të kthet në një të tillë.

Sepse unë mund t'ia dal me ose pa ndihmën e dikujt.

☆ ☆ ☆

I lë mendimet pas teksa nisem të takoj Klausin, një nga miqtë e mi të fëmijërisë që e konsideroj si vëlla.

Të jesh i pasur, të bën të kesh shumë, por jo ato që të nevojiten.

Kujtoj si im at' përqendrohej në punë ashtu si edhe mamaja, ndërkohë që unë doja thjesht pak dashuri.

U futa në një tunel të errët, nga i cili mendova se nuk do të arratisesha kurrë. Dhe pata të drejtë, nuk munda të arratisem, ishte Klaus ai që më ndezi një fije shpresë në errësirën ku u futa, ndaj do t'i jem borxhlie deri në fund.

Sapo u afrova, Klausi më mori në përqafim.

Atëherë kur fjalët janë të tepërta dhe lotët s'janë tharë, një përqafim i ngrohtë ia vlen për t'u marrë.

- Më kishte marrë shumë malli pufte! - më tha Klaus me një buzëqeshje në fytyrë.

- Nuk e ke idenë sa më kishte marrë mua budalla!

E vërteta është se më kishte munguar shumë. Kur ai shkoi për të kryer studimet jashtë shtetit, unë mendova se do ishte fundi i botës.

Largësia nuk i tremb njerëzit, harresa po.

Kisha frikë se ai do më harronte.

- Dukesh, dukesh! Atëherë? Ç'plan ke?

- Do marrim në dorë këtë spital me ose pa forcë.

- Shefja qenka e vendosur. Më pëlqen, më pëlqen. Po unë çfarë duhem?

- Ty të duam për të bukur! - thash dhe qeshëm të dy.

- E di që jam i bukur, e di! Kam frikë mos dashurohet me mua gjithë stafi i spitalit

- Le të dashurohet kush të dojë, nusen do të ta gjej motra ty, por më parë duhet t'i futemi punës. Kemi një spital për të drejtuar!

Pjesën tjetër të rrugës i shpjegova ngjarjet që ndodhën kohët e fundit, përveç njerës... atë me Lukan...

Mbërrijmë në sallën e madhe, dhe sytë e të gjithëve janë nga unë.

Personat e tjerë që duan të marrin frerët e spitalit janë duke më dhënë një shikim përçmues, dinak, sikur të jenë duke më thënë 'nuk ke shanse të fitosh'

Klaus më nxjerr nga mendimet duke ma bërë me shenjë të vazhdoj fjalimin tim.

- Atëherë kolegë të dashur ja ku jemi, mbledhur në këtë sallë të madhe, por njëkohësisht të boshatisur. Ndaj jam këtu t'i jap jetë dhe të vazhdoj rrugën që im at' nisi.

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now