13 | Të kam xhan.

513 39 84
                                    

Pas disa minutash e gjetëm veten të shtrirë pranë njëri - tjetrit, duke parë në sytë që dukeshin si yje në mes të një nate vere.

E teksa futem më thellë këtij shikimi, ndjej dorën e tij që më përkëdhel fytyrën dhe më pas përshkon buzët e mia të thata.

Çfarë po ndodh me të? Apo diçka po ndodh me mua? Apo me të dy?

- Çfarë po më bën? - më pyet teksa shikimin e ka të përqendruar te buzët që ledhaton me duart e tij.

- Çfarë po më bën? - pra unë nuk jam e vetmja që ndihet çuditshëm dhe zjarri i pushton trupin kur është pranë tij.

- Çfarë po i bëjmë njëri tjetrit?

- A duhet me patjetër ta dimë?

- Eliza ti e di që...

- Shhh, - përshpëris teksa vendos gishin mbi buzët e tij, duke e ndaluar të vazhdojë. Më merr dorën dhe vazhdon t'më shikojë në sy.

- Miqësi është kjo? - më pyet.

- Do të doje të ishte thjesht miqësi?

- Ne nuk mund të jemi vetëm miq...

- Atëherë pse nuk--?

- Por as më shumë se miq... - më ndërpreu fjalinë duke më thënë.

Pjesa më e keqe është se ai ka të drejtë.

Nuk jemi miq, nuk mund të jemi miq, por nuk mund të jemi asgjë më shumë se kaq. Ne thjesht nuk funksionojmë.

- Do doje të funksioninte? - e pyes teksa e shoh në sy.

- Ne vijmë nga realitete të ndryshme...

- Do të doje?

- Por do doja të funksiononte. - kaq. Kaq u desh frymëmarrjes sime të vështirësohej.

E theva shikimin duke afruar buzët e mia mbi të tijat dhe të njëjtën gjë bëri edhe ai.

Ende kam lot në sy, nuk mund t'i ndal.

Dua kaq shumë që gjithë kjo të funksinojë, por e di që thjesht s'mundet.

Pse në shumicën e rasteve gjërat që shpirti do, nuk janë ato që fati zgjedh?

- Nëse do mund... mendoj... nëse edhe ti do domethënë...

- Luka fol. - i them dhe zemra sa nuk po më del vendit.

- Mund të dalim diku? - tha dhe më kapi në befasi.

- Por ne thamë se kjo nuk do funksinojë.

- Nuk kemi nga ta dimë nëse nuk e provojmë.

- Po nëse e provojmë dhe kemi të drejtë?

- Atëherë le të jetojmë, le të jetojmë edhe pse për pak.

- Ku do takohemi?

- Jemi në 1 shtëpi nëse nuk e ke vën re... - thotë teksa nënqesh.

I hedh jastëkun dhe fytyra ime është bërë si domate.

I kthej kurrizin dhe harroj që nuk kam bluzë veshur.

Nis që me duart e tija t'më ledhatojë në kurriz. Fluturat në stomakun tim kanë nisur të kërcejnë tango që tani.

Afrohet. Afrohet aq shumë sa fryma e tij e nxehtë ndihet mbi qafën time.

Hedh dorën në qafë duke e çuar te mjekra dhe më kthen fytyrën nga krahu tjetër.

- Mendoj se, mendoj se ndiej diçka për ty...

A është ëndërr kjo? Jo, jo, po ëndërroj. A nuk ishte Luka ai që nuk mund të donte askënd tjetër përveç vetes dhe familjes?

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now