11 | kontroll.

571 45 0
                                    

-- -- -- -- -- --☆ v o t e ☆-- -- -- -- -- --

Aldis iku edhe pse insistova të qëndronte. Tashmë jam vetëm unë dhe mendimet e mia në dhomë.

Duket sikur po mbytem në to dhe mbi të gjitha fjalët e Ajsit nuk më fshihen nga kujtesa.

Duhet t'u jap një emër ose një ide të qartë këtyre ndenjave.

Nuk mund t'ia dal gjithmonë duke u fshehur dhe u arratisur prej tyre.

- Çfarë po mendon? - dëgjoj një zë dhe trembem.

- Luka sa ke aty?

- Diku te 5 minuta...

- Ke dëgjuar ndonjëherë për fjalën ✨privaci✨?

- Privaci? - tha dhe qeshi. Nuk e di pse por orët e fundit kam nisur ta adhuroj më shumë seç duhet buzëqeshjen e tij.

- Çfarë ka kaq gazmore?

- Se di, ma thuaj ti... - tha dhe po niset t'më afrohet.

- Unë--

- Ti?

- Unë--- nuk po qesh. - mora kontrollin dhe fola. E bën shumë të ndërlikuar situatën, por nuk mund të bëj asgjë për këtë.

- Unë po qesh me mënyrën si ti hutohesh...

- Nuk po hutohem... - thash dhe kaq mjaftoi që ai ta sillte fytyrën pranë simes, duke bër që frymëmarrja ime të merrej ende edhe më shumë kur dëgjonte të tijën.

- Më thuaj çfarë do tani?

- Kontrollin, - thash pa menduar.

- Mbi kë?

- Mbi vete!

- Çfarë po të ndalon?

- Ti. - thash dhe ai u largua paksa nga unë. Nuk desha, por një instikt më mbërtheu trupin duke bër të puthisja buzët e mia mbi të tijat.

E di që ai nuk ka kontroll kur bëhet fjalë për mua.

Nuk ka të bëjë mbi kontrollin mbi cigare ose alkoolin, por kur bëhet fjalë për të...

E ndjej teksa eksploron gjithë gojën time, e sa për mua... aroma mente e tij më ka pushtuar të gjithën.

Gabimi është se nuk duhet që kjo të ndodhte.

Por një puthje nga ai kthehet në njëmijë dhe unë prap nuk mund të marr mjaftueshëm.

Jam shumë e parashikueshme kur bëhet fjalë për mënyrën si buzët tona gjenden në sinkronë perfekte.

- Çfarë po mendon? - më tha teksa vazhdonte të linte puthje mbi qafën time me buzët e njoma.

- Për gjithë këtë, - u mundova të thosha edhe pse qe shumë e vështirë...

Ndaloi.

- Pse ndalove?

- Më shiko në sy, - më tha teksa e vendosi fytyrën time midis duarve të tij.

Duket sa bukur fytyra ime gjen shtëpi në to.

U përcolla sërish.

- Pse nuk e lë veten të lirë sikur vetëm një herë?

- Kjo është gabim, - nisa të them dhe sytë nisën t'më lotojnë, - por e dua...

- Pse është gabim? - qesha. Si mund ta bëj ai këtë pyetje kur e di si ai është?

Midis dy zjarresh | ✓Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ