15 | dua që të jesh ti.

471 39 0
                                    

- Çfarë po mendon? - më përshpërit në vesh dhe vazhdon t'më puthë qafën.

- Ohh! - lëshova një pasthirrmë kënaqësie.

- Nuk të dija kaq... - e nis dhe e lë fjalinë përgjysmë teksa vazhdon t'më lërë puthje të zjarrta mbi lëkurë.

- Kaq çfarë?

- Kaq... - thotë dhe nis të puthë mbi gjoks teksa uji luan me fytyrën e tij të butë.

- Mhmm?

- Të parezistueshme... - thotë dhe me duart e tij më shtrëngon të pasmet duke më bërë të marr frymë thellë dhe duke mbajtur zemrën brenda kafazit të kraharorit.

- Shhh!!! - zgjedh ti them dhe rrëmbej buzët e tij të njoma dhe nis t'i puth dhe kafshoj.

- Ti më çmend! - më thotë teksa më ngre në peshë dhe më nxjerr nga pishina.

- Është kjo gjë e mirë? - pyes, edhe pse përgjigjen e di shumë mirë dhe vet.

Nuk më flet, thjesht shtrin trupin tim mbi tokë dhe vazhdon sërish me puthjet.

- Mhmm, përgjigja? - pyes sërish dhe ai ndalon. Nuk doja këtë.

- Çfarë thash gabim? - pyes teksa shoh sytë e tij që më skanojnë fytyrën dhe çdo pjesë të fytyrës sime.

- Më çmend në një mënyrë që... - nis të thotë dhe me delikatesë nis t'më ledhatojë stomak me duart e tij, - që... - vazhdon flet teksa e lëviz me rrëshqitje dorën mbi trupin tim, e zemra ime thuajse po del vendit, - që dua të marr buzët e tua... - më përshpërit teksa afron fytyrën me timen dhe vazhdon lëvizjen me dorën edhe në gjoks.

- Mhmm! - duket sikur pa më prekur fare do vazhdoj të ndiej atë flakën brenda meje, që e ndez vetëm dhe vetëm ai.

- Do nis t'i puth lehtas, - më thotë teksa me hundën e tij përkëdhel qafën time, - derisa ti dhe unë kërkojmë më shumë. - thotë dhe më shtrëngon gjoksin fortë.

Lëshoj një pasthirrmë, por jo dhimbjeje.

Ndoshta prekja e tij është një dhimbje me kënaqësi.

- Dhe aty, jemi ne... - më thotë dhe nis t'më puthë gjoksin në njërën anë, e duke masazhuar tjetrën.

Si gjithmonë rrëmbej flokët e tij.

- Ohh, dhe kjo më çmend! - thotë me rënkim...

- E di!

- E di? - thotë teksa vazhdon me rutinën e tij.

- E di si kjo të bën të ndihesh, ndoshta jam unë ajo që dua t'i vjedh buzët e tua dhe ti gjakos nga kafshimet pasionante... - them dhe ai çon dorën në pjesën time intime.

Nuk jam gati.

- Lukahh, nuk...

- Nuk do bëj atë që po mendon. - tha dhe më puth në ballë.

Pas kësaj shtrihet pranë meje dhe të dy jemi duke parë nga qielli yjet që ndriçojnë sonte më shumë se kurrë dhe hënën që buzëqesh me ditën e saj plot shkëlqim.

- Lizz, - thotë dhe merr dorën time me tijën dhe e masazhon. - faleminderit për sonte.

Kthem në brinjë duke parë profilin e tij teksa sytë e tij jeshil i ka të mbyllur. Nuk do të jetë vetëm sonte.

- Duket sikur natën krijojmë një harmoni tonën, nuk mendon dhe ti kështu?

- Është më shumë se e qartë. E shikon hënën sonte?

Midis dy zjarresh | ✓Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu