1 | përse më shpëtove?

1K 102 86
                                    

Sapo zbardhi dita, hapi sytë dhe pa një vajzë brune në shtratin e tij.

Luka ishte djali pasanik tipik, me një jetë të shthurur dhe plot aventura.

I pëlqente "të luante" me vajzat, por jo me ato që kishin një të ardhme.

...

"Ohhh, je zgjuar?" - pyeti vajza me të cilën kaloi mbrëm natën.

"Të dukem gjë sikur jam në gjumë?" - tha ai me një zë të ashpër dhe u ngrit nga shtrati.

"Hahahahah, jo, jo. Atëherë si do vazhdojmë? Nata e mbrëmshme ishte vërtetë e paharrueshme..." - tha ajo

"Vazhdojmë? Hahahahah, ti mendon se dua të vazhdoj me ty? Atëherë je gabuar, ti je thjesht një vajzë që kalova natën. Vazhdojmë thotë" - tha Luka

Sapo ajo bëri të fliste, celulari i Lukas nis të bjerë. Ishte i ati. Me siguri që ishte urgjente.

"Alo ba" - tha ai duke ia bërë me shenjë vajzës që të dilte jashtë dhe ajo ashtu bëri.

"Luka sot kemi ditën e madhe. Do të rrëmbejmë vajzën e vetme të familjes Kaya" - tha babi i tij dhe Lukas i lindi një buzëqeshje në fytyrë.

Familja Kaya, ndryshe nga ajo e Lukas, ishte një familje e pastër, e paprekur nga bota e mafies, por e pasur, ndaj ishte e fuqishme.

"Në rregull, jam duke ardhur" - tha Luka dhe veshi një kostum të zi sportiv dhe një palë atlete të bardha nike.

"Ma po dal unë" - tha ai duke dalë vrullshëm nga shtëpia, pa pritur përgjigjen e saj.

...

"Zoti Luka çdo gjë është gati. Do nisemi?" - tha njëri nga më besnikët e babait të tij.

"Normalisht, nuk jam këtu për të soditur." - tha Luka

Pas një rruge të gjatë mbërrijnë në një vilë të madhe tre katëshe, e cila dukej më tepër si një pallat i madh.

"Ku ndodhet vajza?" - pyeti Luka

"Në katin e dytë, por pa merak do e sjellim direkt e këtu" - tha Dario, një nga punojësit.

"Do të shkoj vet" - u përgjigj Luka

"Por babai juaj..."

"Thash do të shkoj vet. Cilën pjesë nuk kuptove?" - e ndërpreu Luka

"Në rregull zotëri." - tha punojësi thuajse i tromaksur.

Doli nga makina pa bërë zhurmë dhe si fillim analizoi tërë zonën. Më pas hyri në shtëpi, pasi kamerat ishin çaktivizuar nga vet banda e tij.

Pasi arriti në katin e dytë spikati dhomën e Elizës dhe u fut brenda pa bërë shumë zhurmë dhe pa Elizën, flokët e së cilës po adhuroheshin nga dielli duke i dhënë një ngjyrë të artë.

Dhoma ishte e mbushur nga një aromë e ëmbël dhe Luka ishte maniak i detajeve të tilla. I duhej të vepronte, por papritmas tërhiqet nga një vizatim në tavolinën e Elizës.

Ishte një djall dhe një engjëll që po përqafoheshin së bashku. Dukej se vajzës i pëlqente arti, po aq sa edhe Lukas.

"Kush je ti?!" - bërrtet Eliza sapo e spikati.

Midis dy zjarresh | ✓Onde histórias criam vida. Descubra agora