Dritehijet e Portretit Tend...

By 29ng05

48.3K 4.7K 2.4K

Cfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe rac... More

Prolog
Buzëqeshje
Shots
Laps dhe Letër
Stuhi
Telefonatat
Pune
Instikte
Lumturia
Trendafila
Portreti
Ditelindje
Te dua sepse...
Nje gote per ty
SMS
Shoke
Te lire
Floke
Recital
Luledielli
Zemra
Nje ndjenje...
Schauma
Hena
Perqafime
Dilema
Lea
Laerti
Ana
Hajdut
Dhallë
Diçka e re...
Vendosmeri
Frikë
Xhelozi / Bang
Neser
1 sekond...
Dëshira
Portret
Mos...
Egoist
E padrejte
Lëmsh
Tre premtime
Ndarja
Kumbare/Keshilla
Ritakim
Rezerva
Me veten
Coca-Cola (Epilog)

Rifillim

705 77 30
By 29ng05

Veshi plot kujdes kemishen e bardhe te shifonit, te cilen e kishte hekurosur tere kujdes me hekurin e marre borxh per nje here te fundit nga komshia perballe. Do te blej nje hekur kishte thene gjithmone me veten, sa here trokiste tere turp ne deren e mezo gruas me syte e fishkur, por gjithmone kish harruar, prandaj ate mengjes trokiti serisht.
Pasi futi fundet e kemishes nen fundin e ngushte me bel lart qe i binte pakez mbi gju, u sigurua qe mos te kishte asnje rrudhe ose gunge te dukshme. Terhoqi kepucet e zeza me pak take, me majen majuce; ai modeli klasik, i perjetshem qe nuk duhet ti mungonte asnje femre. Ai mbathi ato dhe maje takave te holla, por ne te njejten kohe te rehatshme, doli perpara pasqyres per tu pare njehere te fundit. E kenaqur me aparencen e saj, riaplikoi buzekuqin me tonet e tokes dhe pasi puthiti buzet lehtesisht me njera tjetren, duke i rreshqitur mbi shoqe shoq per te perhapur ne menyre uniforme bojen e te kuqit, buzeqeshi.
'Jam gati' mori fryme thelle perpara se me canten e vogel te dores ne te cilen kish futur gjithcka, doli nga studio.
Do te rikthehej me vone, per te rimarre valixhen e vogel ne te cilen rrobat e saj qendronin te hedhura shuk. Nuk kishte marre mundimin ti nxirrte prej aty, pas atyre pak diteve te kaluara ne shtepine e Laertit, ne ate qe dikur kishte qene apartamenti i tyre, dhe tani ishte vetem nje njoftim ne faqet e nje gazete: SHITET - Apartament 1+1 ne qender te Tiranes.
Asnjeri prej te dyve nuk kishte pranuar te banonte aty, ne ate strehe plot kujtime te nje te shkuara qe i duhej ta linin te shkonte, nje te shkuare qe nuk mund ta kthenin pa lenduar me tej njeri tjetrin. Koha kish ardhur, per ti thene mirupafshim jo vetem te shkuares, per ti thene mirupafshim njeri tjetrit.
Valixhja mund te priste, do te rikthehej edhe nje here te fundit ne studion e vogel perpara se i vellai te vinte per ta ndihmuar me zhvendosjen, ndonese tere artikujt qe ajo posedonte ishin hedhur shuk ne ate valixhe te vogel te zeze.
I vellai qe ishte rritur, dhe tani ngiste nje makine rt e poshte neper Tirane; makina, nje Gold i vjeter i dale ngjyra, me sediljet e konsumuara ishte krenaria e tij. Te ishte si te ishte, ai nuk e vriste shume mendjen, fundja ajo ishte makina e pare qe per djemte eshte si te jete nje femije i pare, makine e blere me kursimet e tij.
Por vitet qe kishin kaluar nuk kishin ndryshuar gustot e tij muzikore dhe muzika e rende metal qe buciste nga bokseri i vetem funksionant i makines e bente gjithmone me dhimbje koke. Por nuk ishte ne pozita per te kundershtuar miresjelljen e te vellait, qe i gatshem ishte ofruar ta ndihmonte.
Pas disa vitesh do te rikthehej serisht ne shtepine e saj te femijerise, ne dhomen qe kishte lene pas ende mbushur me posterat e Lizzie McGuire e te Hannah Montana, mbetur aty qe nga adoleshenca e Anes.
Do te rikthehej ne shtepine qe kishte menduar qe sdo ta shikonte me kurre, pervecse ne vizitat qe i bente prinderve te saj gjithmone energjike.

Harroje tani zhvendosjen dhe perqendrohu, perqendrohu tek intervista e punes keshillonte veten teksa ecte ne trotuaret e piseta te qytetit, ku tak-tuku i takave te saj mbytej nga zhurma e trafikut.
Nuk kishte preferuar te therriste nje taki; perpos faktit qe kishte nje frike te cuditshme karshi tyre, deshironte te ecte, per te menduar, per tu qetesuar perpara asaj interviste aq te rendesishme ne nje firme ndertimi, nje prej me te medhajave ne Shqiperi.

Por ora e qetesise se aq kerkuar u infektua nga fragmente kujtimesh te atij takimi me Laertin, te reagimit te tij pas rrefimit te saj; nje reagim qe duhet ta kishte bere te ngrihej prej tavolines se vogel ne ate cast, duke harruar idene idiote te nje ribashkimi.
Por nuk ishte larguar ate dite; kishte luftuar me te, kishte luftuar ofendimet qe ai kishte sulur drejt sajt. Kishte luftuar per nje shanc te dyte, nje prove te fundit. Dhe kur pas disa javesh, vetem disa javesh, kete here ne apartamentin e tyre paten nje 'sherr' te heshtur, ishte larguar pa asnje peng, pa asnje 'por sikur'.
Mos genje veten, ti ke nje peng, Markon...

*
(para disa javesh)

'Qetesohu Laert. Jemi ketu per te biseduar si te rritur dhe jo te zihemi si femije' tha Ana e qete edhe pas mallkimeve te tij te njepasnjeshme drejtuar asaj.

'Si te qetesohem dreqi ta haj? Ma thuaj ti? Si te qetesohem kur me shfaqet imazhi yt i shpifur me ate tjetrin' peshtyu urrejtje ai.

'Une jam e qete apo jo?' drejtoi ate pyetje retorike, kuptimi i fshehur i se ciles nuk u kap prej Laertit qe vlonte nga nervat dhe xhelozia.

'Cdo te thuash? Mos me kerko te qetesohem, kur...' kaloi duart ne floket e tij duke prishur stilimin e tyre 'Pse dreqin kerkove te takohemi kur dukshem paske ecur perpara me jeten? Apo tu merzit edhe ai tjetri tani?'
Nje zakon i keq i Laertit kish qene gjithmone gjaknxehtesia. Mundohej ta luftonte, te burgoste ato mendimet ofenduese e thumbat helmues por dukej se gjithmone humbiste.

'Mos me flit mua ashtu.' ngriti zerin ajo me ne fund. 'Mos me flit sepse nuk ke me asnje te drejte, asnje te drejte te kerkosh llogari prej meje. I humbe ate dite kur nuk me degjove. Te kujtohet apo jo? Kur ike dhe me le si nje cop muti sepse zoteria jote nuk mund te kontrollonte nervat e tij mjaftueshem per te degjuar dhe besuar te dashuren prej disa vitesh.' i rikujtoi ajo.

'Mire bera. Ndoshta qe atehere ti ma dridhje pas shpine' shtoi ai pa u menduar dhe menjehere krahas nervave ne syte e tij u shfaq edhe pendim, pendim per ato fjale te nxituara.

'Mund te kem bere shume gjera. Mund te jem kenaqur me vemendjen qe te tjeret me falnin kur ecja rrugeve e lyer dhe e zhgryer vetem qe ti te me faljen nje komplimet, por kurre, ne asnje cast nuk te kam tradhetuar. Dhe qe ti, te qendrosh ketu perballe meje dhe kaq pafytyresisht te peshtysh keto fjale, eshte... eshte e patolerueshme Laert.'

'Dhe ja, zonjushe Ana mundohet serisht te hedhe tere fajin tek une' u hodh ai me dhembet qe i skermiste per te permbajtur ndonje te share, nga ato qe do te kish vulosur njehere e pergjithmone te ardhmen e tyre.

'Durimi ka nje limit dhe ti po kapercen tendin. Keshtu qe me ler te flas. Dua vertete te flas me ty, te flasim edhe per gjerat qe na lendojne. Pse? Nuk kam une te drejte te acarohem me ty tani? Te te ofendoj? Kam tere te drejten e botes te bej keto gjera Laje. E di pse? Sepse je ti ai qe vete pranove qe krijove nje lidhje, nje lidhje kur une as e coja nder mend dicka te tille, packa mund te ndjeja. Kur ti fleje me tjetren e jetoje embelsine e fillimit te nje romance, une luftoja me veten per ti rezistuar nje terheqjeje idiote. Sepse fundja e dija qe mund ti atribohej thjesht faktit qe ndihesha e vetmuar, e braktisur. Dhe nese do flasesh per tradheti, vazhdo flit, sepse po vete e the qe ishe ti qe pate nje apo dy puthje, ndoshta edhe me shume po sguxon te mi thuash me Marlen ne udhetimin tend te mallkuar te punes, qe mesa mbaj mend, dhe po, mbaj mend se nuk jam ndonje shushke e hutuar, ishte para atij argumentit tone te nxehte ne shkallet e pallatit. Keshtu qe nese ka nje tradhetar, je ti.' foli shpejte, duke dashur te thoshte gjithcka ne te njejten kohe.

'Do serisht qe te flasim per tradhetite?' pyeti pastaj ajo duke e sfiduar Laertit me shikimin e saj. 'Do? sepse une kam akoma. Tradheti ishte edhe ajo ikja jote pasi me ofendove duke mos denjuar te degjove, vetem te degjoje. Tradheti ndaj besimit qe une kisha ndaj teje.' mori fryme thelle, dhe piu gllenken e fundit te Coca Coles ne goten e saj. Me shume uje nga akulli i shkrire, nje shije e shpifur shperlau gojen e saj.

'Jam mashkull ok? Ne, neve na vret ideja qe dicka e jona te, te preket nga te tjere.' neperdhemi ai.

'Justifikohu me sjelljen prej shpellari. Une nuk jam prone Laert. Kam qene me ty sepse kam zgjedhur te isha me ty dhe jam tani perballe teje serisht sepse eshte deshira e zgjedhja ime dhe jo se ti me detyrove si nje skllave te ndyre. '

'Ndoshta kam gabuar.' pranoi ai me ne fund.

'Ndoshta? A smendon qe do ishte me e sinqerte ta eleminoje ate ndoshtan? Ke gabuar, por jo vetem ti. Edhe une. prandaj nuk mund te rri te te drejtoj gishtin per 'lidhjet' e tua.

'Cfare do qe te them? Me fal?' pyeti nxitimthi Laerti. 'Me fal atehere.' tha sa per te shperlare gojen ai.

'Dua qe ta ndjesh vertete ate qe thua dhe jo sa per te kaluar rradhen, gjithsesi. Te kerkova te takoheshim sepse deshiroj nje shanc te dyte per ne. Dhe ndonese takimi nuk shkoi sic kisha menduar, serisht nuk pendohem, sepse biseduam rreth gjerave qe mund te ishin bere pengesa per ne. Serisht e dua ate shans te dyte, ne emer te tere kohes qe kemi kaluar bashke. Por sot nuk eshte dita per ate rifillim'

'ke te drejte.' pranoi Laerti.

'Ti di si te me gjesh, kur ai 'me fal' te jete i ndjere. Do te jem duke pritur, mos humb si nje fantazem'

U cua nga tavolina, e lehtesuar...

Jam gati, gati per te rifilluar nga e para, serisht nga e para, mendoi...

~~

Une zgjodha Laertin, une zgjodha Laertin  i perseriste vetes si nje refren teksa qendronte ulur ne dyshemene e apartamentit te saj. Mbeshtetur pas murit lyer me gelqeren e bardhe shtrengonte nje birre te ftohte ne dore dhe herepashere afronte shishen e gjelbert prane buzeve te saj per te rrekellyer nje tjeter gllenke.
Mos me shiko ashtu i poshter deshironte ti berstite Markos. Jo atij te vertetit por portretit te tij sepse ai vizatim mbi nje pelhure ishte cka i kish mbetur prej Markos se saj.
Marko i saj lesh. Laerti ishte i saj, vetem ai dhe asnje tjeter.
E kush ishte Marko qe ta shikonte vrenger nga ai portret? Askush, ti sje askush, deshironte ti bertiste atij produkti te bojerave te saj. Askush sepse kishte zgjedhur ta shumezonte me zero. Po, po, me zero kur ate mengjes ishte zgjuar e vendosur per te ngjitur ate cka ishte krisur mes saj dhe Laertit. Po pse tani ndjente nje tjeter krisje? Kete here ne zemren e saj?

Nje dhimbje qe e pushtoi kur shtyu deren e blinduar per te hyre ne nje hyrje boshe qe nuk mund te shquhej as shtepi. Nje strehez e dikujt qe i arratisej realitetit, te vertetes e udhehequr nga budalleku, nga adoleshentlleku dhe nga nje zemer qe rrihte kokeforte per nje tjeter mashkull.
Nje hyrje boshe, sepse ai nuk ishte me aty.

C'prisje idiote? Qe te te priste si nje kone ndonese ti u largove si skuthe, e le teksa flinte i qete. I shpetove perqafimit te tij, per cfare? Per te rendur tek nje tjeter. E braktise pasi i premtove qe nuk do ta beje. Ai te urren. Flije mendjen, e bere zgjedhjen tende. Tani qendroji besnike, sot dhe gjithmone, Laertit dhe zgjedhjeve te tua.
Nje portret, nje portret i mallkuar ishte gjithcka ci kish mbetur prej tij. Nje portert ky syte e tij buzeqeshnin, dukej sikur e tallnin me ate shkelqimin e tyre tinezarak; nje portret ku drita e ngjyrat luanin per te krijuar ate fytyren terheqese, sa engjellore dhe djallezore qe dukej se gjykonte e kritikonte Anen. Nje portret i mallkuar per ti kujtuar djalin pas te cilit u dashurua krejt aksidentalisht.

'Zhduku' bertiti e dehur vetem prej nje birre te vetme. 'Zhduku ti dhe ato dritehijet e tua.' Peshperiti kete here dhe me force i gjuajti asaj tablloje me shishen pothuajse te zbrazur; shishe qe plot zhurme ra ne dysheme duke u thyer ne disa copa te medha.
Ndersa portreti, ai ishte ende aty. Marko ende e perqeshte me buzeqeshjen qe ajo vete i kishte dhuruar.

*
Piu dhe te nesermen, serisht nje tjeter birre, kehe here teksa priste per nje shenje te Laertit. E dehur nje nate me pare kishte grisur cohezen e holle mbi te cilen kishte pikturuar Markon, mishte care ate pelhure me nje thike te rendomte, thike qe kishte ngulur mbi buzet e tij qe ngeiheshin lehtesisht per te formuar ate buzeqeshjes qe po e cmendte.

Asnje shenje e tij, mendonte ndonese nuk ish e qarte me vetes se kujt i referohej. Laertit drejt te cilit ishte gati te vraponte apo Markos, prej te cilit gjithmone ishte arratisur dhe fshehur.

Asnje shenje prej te dyve, mendoi e mposhtur dhe piu serisht.

*
Ishte zilja gervishtese qe ndoti qetesine e atin mengjesi me poteren e saj. U zvarrit plot pertese drejt deres, me syte ende gjysem te perenduar pasi drita e dites perforconte aq shume dhimbjen e saj te kokes.
Faleminderit birre, mermeriti nen ze.

Hapi deren pa pare fillimisht permes syrit te vogel,  qe nje zot e dinte pse e quanin magjik, kur n t vertete ishte dicka aq e rendomte.
Laerti.... Zemra e saj brofi kur e pa teksa qendronte perballe saj veshur me ate pallton e zeze qe ajo aq shume pelqente.

'Miremengjes' thane te dy njekohesisht perpara se te qeshnin.

Shiko, eshte nje shenje qe bere zgjedhjn e duhur, justifikonte veten Ana qe ndonese buzeqeshte nuk ndihej plotesisht e qete.

'Mund te hy?' Kerkoi ai dhe ajo menjehere kerceu menjeane per ti lejuar te hynte ne hyrjen e saj.

'Kjo eshte per ty' vazhdoi Laerti dhe i zgjati nje lule te bukur dielli, me petalet e verdha ne portokalli qe dukej sikur ndriconin zymtesine e apartamentit te saj.

'Faleminderit Laert' buzeqeshi serisht dhe kete here nuk u mjaftua me aq, por iu hodh ne qafe. E lumtur qe ai erdhi, erdhi per te perzene vetmine e saj sfilitese.

Ai ishte aty dhe ajo nuk do te ishte kurre me vetem. Kurre...

'Mendova per cfare me the Ane.' Peshperiti ai fare prane veshit te saj teksa e shtrengonte fott ne krahet e tij, fort si dikur, si ne fillimet e tyre kur dashuroheshin pambarimisht.

'Kjo dashuri vetem do te rritet' kishte shpallur atehere e sigurte Ana, por mhaftun 5 vite per ta pergenjeshtruar ate besimin e saj. 5 vite dhe nje tjeter mashkull, nje hajdut te mallkuar qe vodhi pakez nga ajo ndjenje.

'Te dua.' Vazhdoi Laerti kete here duke u shkeputur prej saj. Deshironte ta shikonte ne sy teksa i kerkonte falje, jo per Marlen dhe lidhjen e tij, jo per menyren si ishte sjelle ndonese tani e kuptonte qe ishte gabuar. Jo, ne ate cast deshironte ti kerkonte falje per distancimin e tij, per punen qe kishte vjedhur vemendjen e tij, per ate dimrin e ftohtshem qe ai kish sjelle be lidhjen e tyre.

'Dhe me fal Ane. Per shume gjera.' Peshperiti.

'Te dua dhe une.'

Kjo ish pergjigja e saj, vulosur me nje puthje te gjate.

'Nuk ke pune sot?' Pyeti pas pak ajo, teksa vazhdonin te perqafoheshin, si dikur. I dashuronte rifillimet mendoi, i dashuronte per tere emocionet qe ajo mbartnin.

'Kisha. Mora leje. Sot jam i teri i yti.'

'Cfare do bejme atehere?' Pyeti e ekzaltuar si nje femije.

'Thashe tja fillonim nga transferimi i gjerave te tua serisht ne shtepine tone.' u pergjigj i qete ai perpaea se ta terhiqte per ti dhuruar nje tjeter puthje, sepse tani qe Ana ishte serisht e tij, nuk kish te ngopur me te.

'Me pelqen si tingellon.'' shprehu dhe perseriti me qindra here 'Shtepia jone, shtepia jone'

'Ai vend nuk eshte i njejte pa ty. Me beson kur te them qe kam fjetur ne hotele, tek prinderit e mi vetem qe mos te mbytesha ne ate vetmi?'

Nuk priti nje pergjigje prej saj pas asaj pyetjeje retorike dhe nisi te bente ecejake ne guzhinen e saj.

'Cfare jane ato aty?' pyeti teksa tregonte me gisht copezat e mbetura te asaj qe dikur kish qene portreti i Markos.

'E shkuara.' U pergjigj e sigurte Ana. Marko ishtebe shkuara, ndersa ai, Laerti, e ardhmja...

Continue Reading

You'll Also Like

68.4K 2.5K 25
Edhe une di te dashuroj! Te keqijte nuk mund te dashurojne! Askush nuk eshte i keq! Jeta eshte mizore me disa! Pra ti nuk je i keq?! Varet! Nga se...
52.1K 2.1K 37
Nje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Righ...
2.8M 259K 40
1920ခုနှစ်လောက်က လူနေမှုပုံစံတွေကို inspireယူပြီး ရေးဖွဲ့ထားတဲ့ Own Creation rebirth fictionလေးပါ။ _________# Starting date_26.6.2020 Ending date_6.1...