Dritehijet e Portretit Tend...

By 29ng05

48.3K 4.7K 2.4K

Cfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe rac... More

Prolog
Buzëqeshje
Shots
Laps dhe Letër
Stuhi
Telefonatat
Pune
Instikte
Lumturia
Trendafila
Portreti
Ditelindje
Te dua sepse...
Nje gote per ty
SMS
Shoke
Te lire
Floke
Recital
Luledielli
Zemra
Nje ndjenje...
Schauma
Hena
Perqafime
Dilema
Laerti
Ana
Hajdut
Dhallë
Diçka e re...
Vendosmeri
Frikë
Xhelozi / Bang
Neser
1 sekond...
Dëshira
Portret
Mos...
Egoist
E padrejte
Lëmsh
Tre premtime
Rifillim
Ndarja
Kumbare/Keshilla
Ritakim
Rezerva
Me veten
Coca-Cola (Epilog)

Lea

749 90 67
By 29ng05

'U njohem ne shkolle. Ne fakt jemi rritur bashke, e njejta lagje, njejta klase, madje per disa kohe edhe e njejta banke.' Nisi te tregonte Marko pasi te dy u rehatuan ne shtratin e bute, ulur kembekryq perballe njeri tjetrit.

'Ne te mesme apo me heret akoma?'nderpreu Ana.

'Qe ne klasen e peste.' Specifikoi ai duke rikujtuar diten e pare te tetevjecares kur syte e tij kishin ndaluar mbi Lean e turpshme, qe me dy bishtaleca si Mimoza llastica qendronte kokeulur ne banken e pare.

'Ishit miq?'

'Asnjehere.' Qeshi Marko. Ajo gjithmone kishte qene vajza qe ai pelqente dhe ajo gjithmone hundperpjeta qe nuk humbiste kohen e saj te cmuar me harrakatin e klases.

'Po si dreqin perfunduat bashke?' Kerkoi te dinte Ana kurioze.

'Prit mi goce prit se jemi akoma ne klase te peste, kur sdinim gje tjeter vec kukllave dhe polici hajdutit neve.'

'Bobo, mos me thuaj qe do jete nje nga ato tregimet alla pjeshkash qe pershkruajne edhe si leviz qimja e flokut?' Beri sikur iu hap goja e pergjumur perpara se te qeshte.

'Nese ti nderpret me pyetje tere kohes, edhe po.'

'Fundja nata e gjate eshte.'

'Jo dhe aq shume sa per te treguar edhe ti per Laertin.' I rikujtoi serisht Marko, kurioz per te ditur me shume, gjithmone me shume rreth lidhjes se tyre; me shume per te njohur me mire Anen sa te hapur aq edhe te fshehte... Anen qe ne menyren me te mistershme ishte infiltruar ne zemren e tij.

'Kthehu te klasa peste dhe mos e zgjat shume se paskemi pune cavo.' I gjuajti lehte, nje grusht si nje pupul ne krahun e tij mireformuar.

'Klasa peste kaq, ajo mesonte dhe une i kopjoja nga pas bankes, i terhiqja ndonjehere bishtalecat dhe gershetat dhe te betohem qe transformohej nga e embel ne nje bishe por kurre nuk shkembyem me shume se ndonje pershendetje apo ndonje sharje te merituar'

'Une do te te kisha groposur, thjesht qe ta dish' nderhyri serisht Ana dhe i beri me shenje qe te vazhdonte.

'Pastaj ne klase te gjashte ishim ne te njejten banke, listes se bisedace mes nesh iu shtuan ato pee mesimet. Betohem qe u permiresova me mesime vetem sepse punoja me shume qe te kisha nje pretekst per te biseduar me te. Isha nje femije budalla e di' ose nje femije i dashuruar ne ate menyren e cilter. Ato fiximet e fillim adoleshences qe te tere i kishin patur, ato ndjenjat aq platonike qe nuk mund te klasifikoheshin as si dashuri. Por e tija ishte rritur, ishte transformuar ne nje ndenje gjitheperpirese, ne ndjenjen qe do ta budallepste pas nje femre te lige qe asnjehere nuk kishte fshehur mospelqimet e saj ndaj gjendjes se Markos, pas femres qe ultimatisht do ta shkaterronte.

'O zot ju paskeni qene si film. Vazhdo me serine tjeter'

'Pastaj ic, u miqesonim gjithmone e me shume. Une e ngacmoja rreth cunave, e pyesja se ke pelqente, i thoja per djemte qe me shprehnin pelqimet kundrejt saj, te njejten djem qe me kerkonin qe tia rregulloja Lean per nje kafe tek kafeteria e shkolles. Une nuk po ia rregulloja dot vetes jo me te tjerve. Me tregonte per nje kokshtypyr te klasa tjeter qe e kishye qejf, nje peshkop qe o zot o zot. E urreja ate djale pa e njohur, e vrisja ne qindra menyra te ndryshme cdo pushim dreke.' Rikujtoi sa qesharak kishte qene.

'Kriminel. Sensori im i horrllikut paska patur te drejte kur me dukeshe i rrezikshem. Ti te vriske o cavo' pergjigja e vetme qe mori ishte nje jastek kokes dhe pastaj te dy filluan te qeshnin teksa i shpallen njeri tjetrit nje lufte te hapur me jasteke, nje beteje pa fitimtare.

'Vazhdo tani te lutmi shume, se si shume te tolerova une ty. S'dua te me dale nami qe jam e mire jo per gje.' Urdheroi Ana me tonin e saj prej seriozeje teksa rregullonte floket e shpupuritura nga goditjet e jastekeve dhe drejtoi bluzen e rrudhosur.

'Kaq pak a shume, u beme shoke te mire. Me qante te tere hallet e cunave, me futi ne hasmeri me gjysmen e shkolles, me te tere per te cilet kishte simpati dhe iu referohej si simpatike. Periudhe e veshtire laluce, ajo koha kur e shihja jo vetem si nje pelqim por edhe si nje femer, admiroja trupin e saj fshehur pas uniformes se shemtuar, dhe buzet e saj qe doja ti puthja.'

'E puthe? Me thuaj qe e kape dhe e puthe plot pasion dhe ashtu plasen cokollatatbpastaj?'

'asnje cokollate nuk plasi. Putha njeren e klases tjeter se shoket flisnin per puthjet e tyre te para dhe une rrija si gomar duke i shkuar nga pas Leas. Nuk me foli per 2 jave kur i rrefeva per vajzen qe kisha puthe nje apo dy here'

'Çilozja dreqit. Edhe te veshtiren dhe çilozen ajo drurja, te kap ta rraf' shfryu Ana komentet e se ciles benin ritregimin e historive te shkuara me Lean me te kendshem. 'Si folet pastaj?'

'Hic, me foli nje dite me pyeti si ishte te puthje. I thashe qe cuditshem dhe shume bukur. Me tha qe deshironte ta provonte dhe kur te tere renden jashte klase ne pushimin e madh sme la te dilja. Me sulmoi me buzet e saj duke me surprizuar. Nese kisha menduar se ato puthjet ne koridor ishin te bukura, ajo e buzeve te pamesuara, te brishta te Leas ishte dicka krejtedisjt tjeter. Perralle'

'Te paskan perdhunuar pse sthua ti. Prandaj je keshtu i goditur nga natyra'

'Sikur tme kishte perdhurnuar per tamami do kisha qene me i lumturi une por ce do qe u deshen dhe yhyyy kohe qe te vendoste te lidhej me mua, te flinte me mua.'

'Tani po qe u be interesante dhe e nxehte situata. Hajde flit.' U ripozicionua mbi shtrat per te qene me rehat duke u mbeshtetur ne koken e drunjte te krevatit dhe me shikimin e ngulitur mbi te priste.

'Vitin e dyte te shkolles se mesme, diten e pare, me tregoi per nje djale qe kishte njohur ne plazh. Ishin lidhur tha dhe dukej vertete e lumtur. Me theu te tera ato shpresat idiote qe thurja rreth saj, ato enderrat per ta bere timen fiksimin shekullor. Tani ishte e tjetrit, prandaj dhe une u lidha me njeren e klases tjeter. Shoqeria jone u ftoh paralelisht me ngrohjen e lidhjes time me ate tjetren. Lea me hidhte gjithmone kunja por une gjithmone beja sikur nuk kuptoja. Me tregonte per te dashurin e saj dhe me tregonte dhuratat qe ai i bente por une hiqesha sikur s'me interesonte. Pastaj ne menyre te cuditshme rigjetem rrugen tek njeri tjetrin, nje dite ajo qante per ate djalin qe e kishte lene dhe pas disa ditesh vraponte ne krahet e mi prape. Ishte serisht shoqja ime e meparshme, lidhja ime nuk mundi ti mbijetonte embelsise se saj, serisht u riktheva tek ajo. Ne fund te vitit te trete u lidhem me njeri tjetrin, viti i pare ishte nje lidhje femijenore me pas cdo gje ndryshoi, vendosi te flinte me mua dhe u surprizova qe ishte hera e saj e pare. Kisha qeje pothuajse e sigurte qe kishye shkuar me ate tjetrin, ai muhabet nuk ishte hapur kurre mes nesh, per mua nuk perbente asnje ndryshim persa kohe nenishim bashke. Ne mendjen time do te ishim bashke pergjithmone, ajo ishte pergjithmone e imja. Por pergjithmoni jone skadoi dhe ajo me la ne menyren me te bukur me nje: 'Marko, s'te dua me, me vjen keq'. Kaq!' Perfundoi tregimin e tij Marko teksa rikujtonte ate diten e mallkuar kur ulur perballe tij ne nje kafene ajo thyente zemren e tij me fjalet e saj.
Nuk te dua me, me vjen keq!
'Por si vdes dashuria keshtu?' e kishte pyetur Marko. 'Nuk e kuptoj. Ose nuk me ke dashur kurre dhe ka qene nje loje, ose jo mjaftueshem.'
'Nuk e di si ndodhi. Thjesht nuk eshte si me pare, nuk te shof si me pare. Dhe une nuk luajta nje loje per kaq gjate, vetem se sje ashtu sic dua une te jete mashkulli krah meje.'
'Kam qene gjithmone i njejti, nuk kam ndryshuar ne asnje cast' insistoi.
'Ishim te vegjel atehere. Shife veten sot ku je? Ne nje pune te rendomte dhe me e keqja eshte qe nuk synon as per me shume.' Kishte thene tere vrer ajo. Vajza e embel ishte zhdukur, zevendesuar nga materialistja e pameshirshme.
'Ti e di sa i urrej parate dhe shkaterrimin qe ato sjellin. Ku ka para dhe pushtet ka mashtrime, ka strese, ka tradheti. Jo faleminderit, jam e kenaqur me kaq, jetoj mire, mbaj veten time dhe kjo me mjafton.'
'Ka dhe siguri Marko. Une ndjej qe ti nuk me fal dot asgje neser pas neser. Une synoj per lart dhe nuk kam ndermend te te terheq zvarre pas vetes kur ti nuk deshiron te njejten gje.' Foli teka luante me tavllen e vogel.
'Dashuria nuk eshte matematike dhe logjike Lea. Nuk me ke dashur kurre?' Pyeti i lenduar.
'Te kam dashur ne ate menyren femijenore, nuk te dua dot si e rritur' ishin fjalet e saj te fundit perpara se te cohej nga ajo tavoline duke shtrenguar nje cante te re, ne dukje e shtrenjte. Ku e kishte gjetur ate? pyeste veten Marko dhe pse kurre nuk kishte veshur canten apo varesen qe ai i kishte dhuruar ne pervjetorin e fundit, per te cilat kishte kursyer muaj te tere.
'Pacim Marko, qofsh i lumtur me nje vajze si ti'
Si ti, i vinte per te qeshur me ironine e atyre fjaleve. Cfare kishte ajo qe atij i mungonte pervec materializmit qe e kishte shperfytyruar, pervec dashurise per parate? Cfare nuk kishte ai?
Marko gjithmone kishte menduar se kishte gjithcka, ne ate moment kishte gjithckane minus Lean, erezen e tij te lumturise... Ne ate moment u ndje i mposhtur por ende i forte per te ecur perpara.
Vetem pas dy ditesh ajo postoi foton me nje mashkull tjeter, pas 5 ditesh i pa ne krahet e njeri tjetrit teksa futeshin ne njeren prej kafeve te 'shtrenjta' te kryeqytetit...
Ishte pas 5 ditesh qe pranoi disfaten e tij.

'Pse me thua qe te kujtoj Lean? Ajo paska qeje gjithmoje nje pilivri. Se kuptoj si ti, nje ekonomist e duhet te njohesh tregun, investove aq shume tek ajo. Ajo eshte si nje nga ato investimet e pasigurta'

'Ashtu ishte. Por edhe bankieret me te mire digjen nje ose dy here ne jete' dhe pas nje heshtjeje vazhdoi per tju pergjigjur pyetjes se saj te pare 'Nuk e di. Ishte ai qendrimi yt ate naten e pare ne Folie. Nuk eshte se ti i ngjan asaj, por ajo terheqja qe ndjeva ndaj teje ishte aq e ngjashme me ate ndaj Leas.' Rrefeu ai pa i ndare ne asnje cast shikimin prej Anes, e cila permbysi syte.

'Terheqje?' Pyeti me zerin e mbytur.

'Po' pohoi i sigurte Marko.

'Qe duhet te kete vdekur me kohe jam e sigurte, pasi me njohe ca idioteje qe jam' konkludoi ajo dhe i dhuroi nje buzeqeshje.
Jo, ajo terheqje ishte ende aty, eshe me e forte se me pare tani qe kishte zbuluar se cfare idioteje qe ishte ndonese ajo nuk ishte aspak e tille. Ajo ishte energjike, gazmore, e gjalle...
Ajo ishte e rrezikshme per zemren e tij.
Ai pelqim qe ushqente ndaj Anes bashkejetonte me friken qe ajo mund te thyente zemren e tij ne cdo cast. Nuk ishte ende gati te rrezikonte, nuk ishte ende gati te humbte serisht... Ajo nuk ishte ende gati te degjonte per ndjenjat brenda tij...

'Normal qe po zonja piktore' genjeu dhe mund te betohej qe ne nje cast syte e saj tradhetuan trishtimin qe ajo ndjente, zhgenjimin kundrejt pergjigjs se tij.

'Rradha jote, fillo per Laertin' i kujtoi serisht Marko dhe pas nje pauze te gjate ajo pohoi lehtesisht dhe duke u mbeshtetur ne dy jasteket e bute filloi 'tregimin' e saj qe si i tijinnuk kishte nje fund te lumtur, tregim qe perfundonte me ata te dy sebashku, ne dhomen e nje hoteli te humbur ne Dajt!

Continue Reading

You'll Also Like

99.8K 3.9K 50
Ai humbi ate ..Te vetmen femer te jetes se tij . Ai humbi engjellin e tij . A do mundet serisht te dashuroj ... Cfar do ndodh pas kthimit te tij pa...
116K 5.2K 73
Gloria, nje vajze naive dhe e bindur punon si sherbyese ne shtepine e mafias me te madh te Rusise. Por jeta e saj ndryshon kur kupton qe ato njerez j...
52.1K 2.1K 37
Nje martese e planifikuar qe lidh dy te rinj dhe ndryshon 2 jete... Per te mire apo per te keq kjo mbetet per tu pare! . ▪Completed . .. ... All Righ...
68.4K 2.5K 25
Edhe une di te dashuroj! Te keqijte nuk mund te dashurojne! Askush nuk eshte i keq! Jeta eshte mizore me disa! Pra ti nuk je i keq?! Varet! Nga se...