Dritehijet e Portretit Tend...

By 29ng05

48.3K 4.7K 2.4K

Cfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe rac... More

Prolog
Buzëqeshje
Shots
Laps dhe Letër
Stuhi
Telefonatat
Pune
Instikte
Lumturia
Trendafila
Portreti
Ditelindje
Te dua sepse...
Nje gote per ty
SMS
Te lire
Floke
Recital
Luledielli
Zemra
Nje ndjenje...
Schauma
Hena
Perqafime
Dilema
Lea
Laerti
Ana
Hajdut
Dhallë
Diçka e re...
Vendosmeri
Frikë
Xhelozi / Bang
Neser
1 sekond...
Dëshira
Portret
Mos...
Egoist
E padrejte
Lëmsh
Tre premtime
Rifillim
Ndarja
Kumbare/Keshilla
Ritakim
Rezerva
Me veten
Coca-Cola (Epilog)

Shoke

890 95 107
By 29ng05

U be gati pa e vrare mendjen shume per pamjen e saj. Veshi serisht xhinset e shkurtra qe se fundmi ishin transformuar ne te preferuarat e saj dhe nje bluze te gjere.
Gjithmone kishte qene nje vajze sportive qe zgjidhte pantallonat perpara fundeve e fustaneve te ngushta dhe nje dite u zgjua me mendjen e nje prej atyre zonjave te renda e vendosur per te riorganizuar gardaroben e saj. Ate dite u kthye ne shtepi me plot qese per te formuar stilin e saj te ri, qe ate dite veshjet e rehatshme sportive u spostuan ne nje cep te dollapit te madh per ti liruar vendin fustaneve chic. Ndoshta sepse puna i kerkonte te ishte e tille, perndryshe shikimi i kuckes me diamant, upps zonjes, do ta kritikonte dukshem. Ndoshta sepse stononte shume me Laertin dhe kostumet e tij. Ndoshta sepse thjesht me e rritur kishte nevoje per nje ndryshim te tille.
Ishte serisht e rritur, por kete here i ishte rikthyer serisht te qenurit sportive dhe e dashuronte aq shume sa pyeste veten pse i kishte tradhetuar keto veshje ne rradhe te pare?
Eci drejt kinemase dhe debatonte me veten nese duhet te ruante kete ritem dhe te arrinte e perpikte apo te ngadalesonte per te bere ate te famshmen 'vonese ne mode'?
Jeta ishte vertete nje tufe udhekryqesh dhe vendimarrjesh shfryu. E pamundur qe te ishte gjithmone e drejte, e pamundur qe nje here te mos merrje nje kthese te gabuar.
Zgjodhi opsionin demode te perpikmerise.
Mario qendronte ulur ne nje nga tavolinat dhe si ate pasditen e pare qe e kishte pare aty, thithte i perqendruar cigaren. Te vetmet gjera qe dinte per te ishte qe dashuronte cigaren dhe akoma me shume Lean.

'Isha i sigurte qe nuk do shfaqeshe serish' tha i buzeqeshur teksa Ana pas nje 'Hey' gazmor terhoqi karrigen e rende per tu ulur perballe tij.

'Atehere pse je ketu?' Ngacmoi ajo. Mendonte se Ana sdo vinte por kishte shpresuar deri ne fund qe po.

'Une punoj ketu.' tha shperfillshem. Punonte? Po, punon budallaqe c'habitesh ashtu i tha vetes.

'Kokoshka beres i kinemase?' E vuri ne loje.

'Jo po banjo lares. Te folie.' Specifikoi Marko.

'Sikur ta dija, je nje nga ato striptistet ti' Llafazane si gjithmone, e cliret si kurre me pare se fundmi vazhdoi me shakate e saj.

'PR, por ti faleminderit qe me bere gay mjaftueshem sa per te qene striptist'

'Hey degjo se Chaning Tatum te filmi nuk eshte' kembenguli perpara se te vazhdonte 'Tani e kuptoj pse ishe gjithmone ketu. Dhe une mendoja qe ishte ndonje rastesi divine ajo qe na bente te takoheshim'

Vazhduan ate biseden e tyre sa siperfaqesore aq edhe qesharake me batutat qe i hidhnin njeri tjetrit si nje top pingpong-u.
Ishte aq e thjeshte te bashkebisedoje me te. Nuk i duhej te mendonte per te thene gjene e duhur, te steranalizonte cdo interpretim apo reagim te mundshem perpara se te fliste. I kishte munguar ajo clirtesia e saj e dikurshme te cilen se fundmi e rezervonte vetem per Arian. Ne mendjen e saj u mjegullua prania e Laertit dhe pyetjet qe largimi prej tij la. Te harruara ishin edhe ato netet kur luftonte me veten per te duruar edhe pak, kur mundohej ti mbushte mendjen nje Ane te deshperuar dhe te vrare nga i ftohti qe cdo gje ishte kalimtare, duhet te ishte kalimtare.
Fundja cdo gje e tille ishte, kalimtare, cdo gje qe nis ka nje fund. Dhe nje fund kishte edhe ai gezim moskokcares; fund qe erdhi ne formen e nje mesazhi urimi nga Laerti.

*

Gezuar ditelindjen Ana! Uroj te jesh e lumtur gjithmone. Te te uroj me te mirat eshte pak sepse meriton me shume :)

Shkruaji ate mesazh te shkurter, kur ne te vertete deshironte ti shkruante qe ajo i mungonte, qe mendonte vec per te, ishte transformuar ne nje te deshperuar prej saj. Ti lutej qe te rikthehej tek ai per ta provuar edhe njehere, ti pergjerohej qe ndjenjat e tij ishin po aq te sinqerta sa diten e pare.
Ti shkruante nje 'Te dua'...
Por jo, tani nuk mundej, pas nje puthjeje te gabuar dhuruar nje mekatareje te ulet nuk mundej te kerkonte te kthehej tek Ana, i ndotur. Prandaj i nisi ate mesazh te ftohte, te vonuar duke u lutur qe mos ta lendonte me ato pak fjale edhe me shume sec e kishte lenduar tashme.
Ate mengjes vendosi te rruhej dhe te rregullonte floket e pabindur. Refuzonte te zgjohej edhe nje dite te vetme per te pare ne pasqyre reflektimin e atij mashkulli te ndyre qe rendte pas femrave te uleta per te harruar. Ai i huaj qe jetonte brenda tij e trembte.
Zbriti poshte ate mengjes i permbajtur si gjithmone, pershendeti koleget dhe u ul i vecuar per te ngrene mengjesin e bollshem. Hidhte nje sy nga lajmet me iPad e tij kur degjoi zhurmen kercitese te takave te nje femre. Te asaj femre qe nje nate me pare e joshte drejt mekatit. Ndaloi perpara tij dhe e paftuar u ul nervoze ne tavolinen e vogel.
Nje tjeter dite, nje tjeter fustan provokues dhe nje tjeter buzekuq i flakte.
'Miremengjes. Fjete mire?' E trembi zeri i saj i serte.
'Po.' e injoroi dhe iu rikthye faqes se pare te New York Times.
'Sepse une jo. Dikush me la thate mbreme' nuk e vriste mendjen qe zeri i saj ishte pak me i larte sec duhej, qe te tjeret mund te degjonin.
'Degjo, mbreme ishte nje gabim. Jemi kolege dhe per asnje cast nuk duhet te kisha lejuar qe ai kufi te kapercehej' ndeshi shikimin e nje gruaje te forte, sepse kur nuk provokonte ajo ishte e tille. E vendosur, e suksesshme.
'Cfare do thuash me tej? Qe ishte plotesisht faji yt dhe qe une skam asgje. Jemi te rritur tani Laert. Une kam qene gjithmone e hapur dhe e sinqerte si me veten, por edhe karshi teje per terheqjen qe ndjej. Po ta them nese se ke kuptuar. Ti me terheq dhe do doja te te njihja me shume jashte dyerve te nje zyre. Nuk eshte aspak dicka e turpshme prej meje, jam single dhe 28 vjec, punoj dhe mbaj veten time. Ta them sepse nuk shoh tek ty mashkullin me ekonomine e mire, por ate te terhequrin qe di edhe te qeshe. Ti je i lidhur e kuptoj, por nuk te shoh te lumtur ne ate marredhenie. Dhe ishte ndoshta e padrejte nga une qe te te afrohesha mbreme teksa pije, por ishte akoma me e padrejte per ty te me lejoje kur ishe mjaftueshem i kthjellet per te me lene te zhveshur ne shtrat.' perfundoi ajo dhe pa pytue terhoqi goten e tij te ujit per te pire nje gllenke.

'Isha i dehur' insistoi Laerti.

'Nuk mund te fshihesh pas atij justifikimi. Degjo, une jam e lenduar prej asaj qe ndodhi mbreme. Mund te mos kem qene e fshehte apo delikate me shprehjen e pelqimit tim, por une nuk jam femra qe zhgaravitet ne shtreterit e meshkujve te botes. Jam shume e ofenduar prej teje dhe dua po aq sa ti te groposim ate qe ndodhi mbreme.' Arriti qe me monologun e saj ta bente te ndihej fajtor prandaj duke braktisur iPad e pa ne syre e thelle blu per ti thene

'Te kerkoj ndjese. Nuk kam qene mire dhe, dhe kam bere nje apo dy gjera te pamenduara'

'Nuk eshte e veshtire te kuptosh nga reagimi yt qe je zene apo ndare me Anen. Do nje keshille prej meje? Sado i lenduar te jesh mos zgjidh ta perjetosh ndarjen si nje adoleshent. Je shume i kompletuar per te lene nje ndarje te te shtype.'

Pa asnje fjale me shume u ngrit, per ta lene vetem me peshen e fjalise se saj te fundit...

*

Shkelqimi i syve te saj u zhduk teksa lexonte nje mesazh. Kjo vajze gjithmone fikej kur telefoni i saj lajmeronte nje mesazh apo nje telefonate mendoi Marko teksa rikujtonte heren e fundit kur e trembur ishte larguar per tij pergjigjur nje thirjeje.
'Me fal' peshperiti Ana. 'Nuk je i vetmi zemer thyer ne kete tavoline' shtoi ajo.
'Ishi?'
'Qe me uronte per ditelindjen. Mendova qe as nuk e mbante mend. Nga fundi dukej se nuk i jepte me hic rendesi gjerave te mia' shpjegoi. Si mundej dikush ta kishte nje femer si Ana dhe ta linte te shkonte? Duhet te ishte nje si ai vete mendoi Marko. Edhe ai kishte Lean, dhe e humbi. E humbi tek nje tjeter. Por Ana ishte zemerthyer, Ana trishtohej ndersa Lea kishte qeshur krah tjetrit qe diten e pare.
'Me vjen keq' duke mos ditur cte thoshte i ofroi te njejtin ngushellim qe aq shume kishte urryer kur te tjeret ia kishin thene atij vete.

'Nejse' me nje levizje te dores e shkundi tutje sikur ai te ishte nje mize bezdisese dhe duke rremuar ne canten e saj nga ku nxorri dy flete te zhubravitura per ti vendosur ne tavoline vazhdoi 'Pervecse te te them me fal per mbreme ku lash nam. Nuk jam zakonisht ashtu por mendoj qe pak a shume tani i di arsyjet e mia. Ditelindja dhe nje ndarje e fresket, sjane nje kombinim shume i bukur' mori fryme per te vazhduar ate fjali qe dukej se nuk kishte perfunduar ende
'Po flas shume prape apo jo? Pra, pervec me falit, qe meqe ra fjala: A me fale?' Marko pohoi teksa buzeqeshte embel.
'Doja te te tregoja keto.' Zgjati drejt tij fletet dhe priti me shikimin kurioz qe ai ti merrte per ti pare. Ktheu fleten e pare per tu ndeshur me nje skicim te tij, ku teksa thithte cigaren i menduar dukej i trishtuar, i frikshem ne ate boten e tij dhembshurake.
'Ky ishe ti ate dite qe perfundova ketu. I erret, i frikshem. E di qe mund te kem ngjare si e fiksuar por kam qene gjithmone e terhequr nga kompleksitetet dhe ti ishe nje i tille. Sy te gjelber te erret, qendrim i sforcuar sikur mbroheshe ne cdo moment.' Vazhdoi te studionte portretin e tij dhe shihte cdo gje qe ajo thoshte. Deshironte ta griste ate leter sic deshironte te clironte veten nga ato ndjenja te liga, por e dinte qe shpetimi nuk ishte aq i thjeshte.
'Ndersa kjo,' vazhdoi Ana teksa i zgjaste fleten e dyte 'Eshte dhurata ime per ty.'
'A nuk mendon se duhet te jesh ajo qe merr jo qe jep dhurata ne ditelindjen tende?' Pyeti pa pare ende skicimin e tyre.
'Leri llafet shabono po shif aty.' Urdheroi. Ktheu fleten per te pare nje Marko te lumtur, fe buzeqeshur me syte plot jete.
'Me ke lumturuar?' I kishte dhuruar nje prespektive lumturie mendonte teksa studionte dritehijet e atij portreti, te njejtat ngjyra, i njejti laps, e njejta dore kishin krijuar dy portrete aq te ndryshme.
'Po. Keshtu mendoj une se duhet te jesh. Kjo eshte pamja qe duhet te shohin te tere kur shohin drejt teje' shpjegoi Ana. 'Kur pikturon eshte e thjeshte, dy kende te ndryshme dhe vuala. Ne jete jo dhe aq, por ia vlen te fillish me ato dy hapat e pare te thjeshte'
'Qe jane?' Kerkoi te dinte teksa perhumbej ne syte e artistet qe i dhuroi lumturine, ne formen e nje portreti.
'Mos te shohesh me drejt Leas si fillim. Jo per gje po nuk ishte as aq e bukur sa e ben'
'Kam kohe qe nuk shoh drejt saj.' Genjeu Marko.
'Thote djali qe akoma mbante foton e saj mbi komodine. Dhe me vend qe te zhduki foton zhduket vete nga shtepia. Se di a e mban mend por ma the ate nate. Ndoshta ishe sonambul.'
'E kam permbysur' shpalli krenar.
'Arritje, kthehu permbys dhe vete tani.'
'Pse po e ben kete?' pyeti kurioz. Pse u shfaq per ti dhene ato keshilla?
'Shume dhurata po te bej une ty, do mendosh qe jam e mire. Po e bej se je i lenduar dhe tani e kam nje ide si mund te ndihesh.' dhe pa e lene ate rrefim te zinte rrenje ne mendjen e tij vazhdoi 'Dhe se ti Marko je nje pule' konkludoi e qeshur.
'Pule?'
'Po, po. Fiks fare. Marco Polo. Polo italisht eshte pule, dhe ja i tille je ti. Punon dhe PR madje dhe s'perfitoj nga puna qe ke. Si pule vazhdon pas asaj gjeles Leas'
'Gjele?' Pyeti mes te qeshurave.
'Mos e pyet se nga me vijne se as vete se di.' Mblodhi supet si nje femije qe shfajesohet.
'Je gallate edhe kur nuk pin ti Ana Banana'
' O zot jo, vetem ate emer jo sepse eshte gjeja me klishe qe kam degjuar. Vrite trurin cik me shume'
'Si shume detyra po me jep per te bere? Te harroj Lean, te shof per goca, tani dhe nje emer per ty.' Rreshtoi ai.
'Kjo e fundit eshte bonus. Pastaj je cun i madh ti, i perballon. Uuu dhe dicka, nese ke nevoje per nje keshtu mbeshtetese ne misionin 'ti gjejme Markos grua' me llogarit te paren. Si ze bese me gustove te tua une.'
'Do te me martosh tani?'
'Cdo gje per te ngrene ca llokume qyl.'
'Vetem kaq?'
'Pastaj dasmat e shoqerise jane gjithmone me gallatat. Do me besh shoqerues nderi?' Pyeti si nje femije.
'Shoqerues?' Kjo vajze vazhdonte ta surpizonte me ciltersi. Kishte menduar qe ishte si Lea por pertej pamjes ishte kaq ndryshe.
'Se kam problem te vesh kostum. Bukur do dukem prape fundja.'
'Do ta mbaj mend. Mos u habit kur pas ca vitesh te te vi ndonje ftese. Do thuash kush eshte ky budall'
'Nah, ne do jemi shoke, nga ato shoket e mire. Nuk e di per ty, por une skam nga keto gjerat e rralla qe quhen shoke. Dhe te vetmen shoqe e kam ne Amerike. Dhe ai qe supozohej te ishte shoku jetes ma nxiu jeten, ma beri akullnaje.'

Vetem atehere arriti ti vinte nje emer trishtimit qe shihte ne syte e saj. Ishte vetmia...

Continue Reading

You'll Also Like

5.2M 551K 58
{Both Zg&Uni} အသေမခွီးရတောင် တစ်ချက်တော့ပြုံးမိဖို့ အာမခံပါတယ် ..💚 Start - { 11,8,2020 } End - { 25,11,2020 } အေသမခြီးရေတာင္ တစ္ခ်က္ေတာ့ျပဳံးမိဖို႔...
53.6K 4.1K 38
-Hidhu. Banjau qefin tanve. -A po me zhdukesh. Kush te jep ty te drejt mem fole mua ashtu aa?! Kush je ti? -Kush jam une?!!
29.7K 1.6K 32
Nje vajz 18 vjecare e cila jeton me dy vellezerit e saj qekur prindrit e saj vdiqen. Babai vdiq kur ajo ishte dy vjece dhe per kete arsye nuk e mbant...