Dritehijet e Portretit Tend...

By 29ng05

48.3K 4.7K 2.4K

Cfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe rac... More

Prolog
Buzëqeshje
Shots
Laps dhe Letër
Stuhi
Telefonatat
Pune
Instikte
Lumturia
Trendafila
Portreti
Ditelindje
Te dua sepse...
SMS
Shoke
Te lire
Floke
Recital
Luledielli
Zemra
Nje ndjenje...
Schauma
Hena
Perqafime
Dilema
Lea
Laerti
Ana
Hajdut
Dhallë
Diçka e re...
Vendosmeri
Frikë
Xhelozi / Bang
Neser
1 sekond...
Dëshira
Portret
Mos...
Egoist
E padrejte
Lëmsh
Tre premtime
Rifillim
Ndarja
Kumbare/Keshilla
Ritakim
Rezerva
Me veten
Coca-Cola (Epilog)

Nje gote per ty

969 102 77
By 29ng05

'Gezuar Ana' murmuriti nen ze me goten e whiskyt te ngritur ne ajer per mos ta cakitur me askend. Nje dolli vetmitare per ditelindjen e dashurise se tij te humbur. Nje nate vetmitare per te perqafuar alkolin qe dinte si te pergjumte ato ndjenjat e pakendshme te dites. Ne anen tjeter te oqeanit ku ora shenonte vetem 6 e pasdites pinte ne cepin e hotelit, larg kolegeve qe ndoshta e shikonin te habitur. Si kurre me pare, me mjekren e parruar dhe floket e lemshta mengjesore nuk e vriste mendjen per paraqitjen e tij. E cuditshme qe gjithmone kishte quajtur qesharake meshkujt qe pinin dhe refuzonin te ruheshin si nje revolte kunder zemrave te thyera, planeve te parealizuara, shpresave te vjedhura. Tani qesharak ishte vete, qe ishte bere nje prej tyre.
Dy ditet e fundit ne Tirane i kishte kaluar ne nje hotel te rendomte, shtepia shume boshe dhe pajete pa Anen prane.
Pse kishte pranuar ate pauze idiote kur e dashuronte cmendurisht? Pse e kishte pare teksa shkonte pa levizur asnje muskul te fytyres se tij? Sepse ajo kishte te drejte, diku gjate rrugetimit drejt suksesit kishte harruar te balanconte jeten poshe profesionale me ate te pasuruaren me dashuri. Diku gjate rruges e kishte humbur duke ecur me hapa te medhenj, pa pritur, pa kthyer koken per Anen.
Duhej te rigjente ate kthese te gabuar, te rigjente ekuilibrin perpara se te shtrentonte serisht doren e saj.
Ajo ishte ndryshe, ajo ndihej ndryshe, ajo e la...
Zgjidhte te besonte qe edhe ajo si ai e dashuronte, te dy kishin nevoje per te menduar. Besonte tek dashuria por trembej, frikesohej, jo, tmerrohej nga ideja qe dikush tjeter mund ta rrembente ate.
Humbiste ne ate vorbull mendimesh, ku mijera skenare suleshin drejt tij njeheresh.
'Je mire?' kishte pyetur kolegia bishperdredhur teksa imbarkonin avionin drejt tokes amerikane.
'Po' nje genjeshter e thene bukur eshte po aq e besueshme se e verteta, por femra si ajo nuhatnin. Nuhatnin aromen e deshperimit, perfitonin nga ato caste dobesie. Jam ketu per te bere merzine tende me te kenaqshme dukej se thoshte shikimi i saj provokues. Ne ato caste i neveritej me shume se kurre qe syte e saj te poshter shihnin plaget e tij te njoma.
Ishte po ajo qe iu afrua ate pasdite veshur me nje fustan te ngushte qe e kishte kombinuar me takat e larta.
'E dija qe nuk je mire. Mund te flasesh me mua.' Kerkoi, jo, urdheroi teksa ulej krah tij dhe porosiste serisht te njejten pije si Laerti. Nje femer e veshur me rroba klasike, te cilat i ndoste me vulgaritetin e saj, nje femer pa imagjinate, pa karakter. Ana e tij do te kishte porositur vere edhe nese nje tavoline e tere do te ishte duke pire uje, Ana e tij i qendronte besnike deshirave te saj, Ana e tij qe nuk ishte me e tija. Piu nje gllenke tjeter dhe u kthye nga femra qe mundohej te pershtatej duke porositur te njejtat pije. Kishte nevoje per Anen qe ishte ndryshe, qe ishte ngjyra ne mes te peisazheve bardh e zi.
'Per cfare po pin? Ti nuk pin kurre?' Luante si disa jave me pare me goten, e njejta loje e shemtuar. Duhet te provonte dicka te re nese deshironte ta bente te sajin, e njejta loje e felliqur nuk do funksiononte.
'Per ditelindjen e Anes'
'Vajze me fat Ana.' Tha neperdhembe. 'Gezuar' ngriti goten e saj ne forme dollie. Nuk beri te njejten gje, ajo ishte nje e paftuar ne festen e tij vetmitare...

*
'Gezuar ditelindjen Ane' uroi veten teksa terhiqte ne dyshemene tere njolla boje te studios dyshekun e ri me krahet e mpire nga gjumi i parehatshem kruspull ne te voglin divan.
Vendosi dyshekun ne dyshemene ne qender te dhomes dhe u hodh mbi te.
Kishte dite qe jetonte ne studion e vogel. Hynte dhe dilte per ne pune, per te bere blerje te vogla, zakonisht ne marketin e vogel te lagjes.
'Je transferuar tani?' kishte pyetur nje dite shitesja e shendoshe teksa i zgjaste buken e ngrohte te sapodale.
'Perkohesisht.' Ndoshta pergjithmone, kush e dinte fundja sec i servirte e nesermja. Gjerat ndryshonin sa hap e mbyll syte. Koha kalonte aq shpejte sa dukej se kapercente dite e muaj.
I dukej si te kishte ndodhur dje ai takimi i saj i pare zyrtar me Laertin, ku ne nje nga kafete e vogla prane Petro Ninit sfidonin njeri tjetrin ne nje loje qe Ana kishte shpikur.
'Meqe ke kaq qejf te pergjigjesh me nje fjale luajme nje loje. Qe tani e tutje sna lejohet te themi me shume se nje fjale.'
'Kaq?'
'Po. E kuptove mrekullisht lojen'
'Nga te lindin keto ide? Pa filluar loja ende po te pyes.'
'I kam spontane, kam mendje pjellore une.' Kishte genjyer sepse ne te vertete kishte menduar ore te tera per dicla origjinale. Deshironte qe edhe sikur ajo te ishte kafja e fundit qe pinin, ai ta mbante mend gjithmone.

'Fillojme?' Pyeti e qeshue pasi porositen.
'Po'
'Jepi.' urdheroi.
'Une?' Pyeti i hutuar Laerti
'Po'
'Hilese' e akuzoi.
'Sharaman.' Shpiku nje fjale duke u ndjere ne ate cast si Ismail Kadareja me ato neologjizmat e tij.
'Pse?'
'Kot' urghh ide te bukur pate moj Ane i bertiste vetes ne ate cast kur truri iu mpi nga pesha e tere fjaleve qe nuk mund te thoshte dot.
'Cfare?' nisi te thoshte ai.
'Huh.'
'Ngjyre.'
'Pelqej' plotesoi fjaline e Lajes dhe buzeqeshiz
'Po'
'Gjelbert'

Vazhduan edhe disa minuta me lojen e saj deri kur vete Ana shpalli qe nuk mundej me.
'Humbe ne lojen tende' i tha ai.
'Une nuk kam frike te humbas. Pastaj ishte mje loje idiote me nje qellim shume psikologjiko-filozofik' shpalli.
'Pa he njehere?'
'Te fillosh te flasesh ti pak me shume. A nuk lodhesh fundja nga ato pergj aq te perqendruara?'
Ai qeshi.
Qe ate dite nisen nje loje te re, nuk do kishte me kurre peegjigjje njefjaleshe ne bisedat e tyre .

*
U be si Ana. Kur te tere porositen vere ai porositi serisht uiski ne barin luksoz ku koleget Amerikane kishin zgjedhur ti llastonin ate mbremje.
Marla, vulgarizuesja e klasit, nuk i ndahej ne asnje hap. Ulej prane tij, e ndiqte kur mundohej ti shpetonte dhe spostohej diku tjeter, e ndoqi ne tereacen nga ku shihej mrekullisht New York, e ndoqi serisht brenda edhe pasi ai shpalli qe deshironte hapsire dhe te qendronte vetem.
Piu edhe dy gota te tjera dhe serisht mendonte per Anen. Cfare bente ajo sonte? Mendonte per Laertin apo vetem pergatitej per te festuar pa te?
Mendoi per Anen edhe kur ndjeu prekjen neveritese te Marles ne krahun e tij, doren e saj qe gjarperonte sa lart dhe poshte duke e ledhatuar provokueshem teksa pas cdo prekjeje afrohej edhe me prane Laertit. E ndjeu por i lodhur nga alkoli dhe mendimet e Anes ishte i pafuqishem per ta shtyre tej...

*

Tema e ditelindjes kete vit: 'Se kur pi, pi deri sa sdi sen mo'. Shifemi tek Folie.

Ky kishte qene mesazhi qe i kishte cuar 2-3 shoqeve te saj, atyre te mbetura ne Tirane. Asnjeres prej te cilave nuk i besonte, asnje prej tyre nuk dinte per ndarjen e saj me Lajen, e vetmja qe e dinte ishte me prane Laertit se Anes, ne Amerike.
Iu desh te rikthehej ne apartamentin e braktisur, pa jete per te marre fustanin qe para nje muaji kishte blere posacerisht per ditelindjen e saj. I gjelbert, pas trupit deri mbi gju.
Takoi Marlen dhe te tjerat ne hyrjen e club.

'S'me besohet qe perdore tekstin e kenges se Kaos per teme ditelindjeje' i tha trupvogla Marle teksa i hidhej ne qafe per ta uruar.
Qeshi me to, u hoq e lumtur, kercente dhe ndiqte bisedat e tyre e perqendruar. Pinte nga gota mbushur me Vodka dhe redbull, jo per te mos te ditur me. Jo, sonte pinte nje gote per Laertin. Oops, ndoshta pinte dy mendonte teksa kendonte ne mendjen e saj nje kenge te Ledrit.

*
Lea ishte serisht aty. Vajza e ndrojtur qe dikur refuzonte ta shoqeronte ne festa sepse ndihej e shemtuar tani ishte nje frekuentuese e rregullt e tyre. Ulur ne nje nga kolltuqet e bardhe te klubit, ku 'bosat' qendronin, mbeshtetur tek supi i 'mbretit' te saj disa vjet me te madh, shikonte gjykueshem te tjeret qe kercenin nga froni i saj i madheshtise. Fron qe ai i daci i mallkuar i kishte dhuruar.
Ishte e cuditshme, ajo ishte cdo fundjave aty, ai ishte tere kohen aty dhe syte e saj asnjehere nuk gjenin Markon, kur ky i fundit kishte sy vetem per te.
'O plako, mendjen ne msim. Shko rregulloji cik ato cunat. Leji afer atyre gocave andej se kushedi i ecen muhabeti e na bejn me shume xhiro' pa ne drejtimin qe dora e zgjatur e njerit prej PR tregonte. 4 vajza kercenin te pashqetesuara nga vendi i ngushte apo shikimet e etura te disa pispiruqeve diku me tej. Ishte njera, veshur me fustanin e gjelbert qe e beri te harronte per vetem nje cast Lean. Floket e gjate i derdheshin ne kurriz per te fshehur lekuren e bute qe fustani ekzpozonte, levizte men ritmin e muzikes butesisht, ne nje menyre te embel, aspak vulgare.
Betohej qe e njihte nga diku dhe kur me djemte qe e ndiqnin nga drejt nje tavoline prane te vajzave, kur vajza ktheu koken dhe ndeshi syte e tij buzeqeshi. Ishte Ana.

Iu afrua ndonese e dinte qe nuk duhet ta bente. Ishte ajo terheqja prej adoleshentinqe ndjente kundrejt saj ajo qe e udhehoqi mes turmes per te arritur vajzen qe me syte e habitur ndiqte cdo levizje te tij.
'Hey.'
'Markoo.' Qeshi. Kishte pire, dhe e dinte jo nga ajo shishe e zbrazur Greygoose qe qendronte mni tavolinen e tyre, por nga ai shikim i paperqendruar, nga ajo e qeshur.
'Ana.'
'E gjete bravo. Jo Lea.' ngjante aq cuditshem te degjonte emrin e Leas peshperitur nga buzet e saj.
'E di. Lea eshte atje' iu afrua me prane dhe duke e ndihmuar qe te kthehej pa u rrezuar, i tregoi Lean.
'Uuu Lea qenka piskuriqe. Rrinka me horra ajo' mendimet e dehura ishin gjithmone te sinqerta. E lendoi te degjonte dashurine e jetes se tij te ofendojej nga nje e huaj. E lendoi me shume sepse ishte e vertete.
'Kohet e fundit.' dikur rrinte me mua deshironte te shtonte, dikur me koken mbi ndonje roman refuzonte te shkonte ne vendet e frekuentuara. Tani qe e shikonte gjithandej, ne cdo kafene te kryeqytetit pyeste veten kush ishte ajo femer e re ne trupin e Leas? Pyeste veten nese ajo ishte ende e njejta dhe ishte ai, Marko, prej te cilit ajo turperohej?
'Idiotja. Te len ty per ate zhgaravinen.' tha e sinqerte teksa hidhte pas supeve nje tufe te flokeve te dendur e te drejte.
'He pra, idiotja' buzeqeshi me dehjen e saj te lezetshme.
'Dhe ti me krahason mua me ate? Turp te te vi çavo, turp e faqe zeze.' Kete here qeshi, sic kishte kohe qe nuk bente.
'Gabime te pafalshme bej edhe une'
'Vijen do te te kisha vene nese sdo kisha pire.' Vazhdoi ajo.
'Dhe tani qe ke pire nuk e ven dot?' Pyeti kurioz Marko.
'Jo budalla e vej, po do dilte vije kacurelse dhe e kemi per ofendim ne arkitektet nese sbejme vija te drejta, keshtuqe ja hodhe. Ska vije per ty' foli duke harruar te merrte fryme. Ishte aq e lezetshme kur pinte mendoi, po aq sa Lea.
'Ke ate pamjen prej drrucaresi qe duket sikur po me krahason prape me ate.'
'Me fal, po e beja' tha i sinqerte Marko.
'E shof une, ske gje ne terezi ti. Koke e kembe ne dashuri me njeren qe se meriton' per nje cast u be serioze, aq serioze sa dukej me esell se kurre, por ishte ajo e qeshura qe shoqeroi ate shpallje ajo qe i rikujtoi qe kishte pire pothuajse nje shishe te tere.
'Kam ditelindjen sot e di?' Pyeti ajo.
'Nga ta dija.'
'Ke te drejte, behem budallaqe une kur pi. Jo se sjam kshu zakonisht po nejse. Do me besh mje dhurate?' Pohoi me koke kurioz per kerkesen e saj.
'Sot do harrosh Lean. Dhe nese kthen vetem nje here te vetme koken ne drejtimin e saj, do na qerasesh me shotsa neve.' Tregoi nga shoqet e saj pasi me nje shikim te deshtuar prej kercenueseje u mundua ta trembte.
'Okay.' pohoi dhe ajo qeshi perpara se te thoshte.
'Mos fillo edhe ti me pergjigjet njefjaleshe te lutem. Nuk duroj dot me.' Ajo fjali e pakuptimte u harrua, u tret sebashku me muziken por trishtimi qe kishte ngritur koke ne syte e saj nuk i braktisi ata sy pjesen tjeter te mbremjes...

Nata ishte e gjate, mbushur me biseda me Anen dhe shoqet e saj, njera prej te cilave ishte ajo me te cilen kishte kercyer heren e fundit. I qerasi me shotsa, 2 here, dy here te vetme kishte pare nga Lea. Por gjate tere mbremjes per here te pare kishte ndjere shikimin e saj vrastar mbi veten, shikim qe dukej se ngulte thika ne zemren e tij te lenduar sa here fliste dhe qeshte me te dehuren Ane.

Si ju duk pjesa? :D :D

Continue Reading

You'll Also Like

5.6M 467K 73
မပြိုဆင်းနိုင်သောကောင်းကင်ထံပါး ထာဝရမကြွေသောကြယ်အစုအဝေးများဖြင့် မဆုံးသောမျှော်လင့်ခြင်းများအပ်နှင်းခဲ့သည် နှလုံးသား၏အနက်ရှိုင်းဆုံးတွင်တည်ရှိစေ...
5.2M 551K 58
{Both Zg&Uni} အသေမခွီးရတောင် တစ်ချက်တော့ပြုံးမိဖို့ အာမခံပါတယ် ..💚 Start - { 11,8,2020 } End - { 25,11,2020 } အေသမခြီးရေတာင္ တစ္ခ်က္ေတာ့ျပဳံးမိဖို႔...
99.8K 3.9K 50
Ai humbi ate ..Te vetmen femer te jetes se tij . Ai humbi engjellin e tij . A do mundet serisht te dashuroj ... Cfar do ndodh pas kthimit te tij pa...
141K 5.5K 51
"Te pafajshmit nuk denohen " " Epo un i denoj doktorresh " " Sepse je egoist " " Jo sepse jam mbrojtes " " A keshtu i mbron duke i fajesuar...