Prologu dhe traileri

536 35 146
                                    

Bosh. Salla ishte krejt bosh. Qendroja e ulur ne nje karrige levizese edhe zhurmat e vetme qe me shoqeronin ishin kercitjet e rrotave si dhe tik taku i ores ne mur e cila nuk punonte prej kushedi sa kohesh por akrepi i sekondave leshonte prapeseprapi ate tingull bezdises sikur po perpiqej me gjithe forcat se ende ishte i dobishem por veçse genjente veten.

Hapa qe ne fillim ishin te larget tashme po afroheshin. Takat kercisnin ne menyre ritmike edhe ndaluan vetem nje moment kur dera u hap. Nuk e ngrita koken per te pare kush ishte pasi e dija. E mbaja koken ulur edhe nuk e shikoja ende zonjen qe tashme u vendos perballe meje duke shperndare disa dosje ne te cilin ishte po i njejti perfundim:nje rast i pashprese.

-Aleksandra apo jo?-tha gruaja duke hapur njeren dosje duke kercitur nje stilolaps.

-Pse pyesni kur e dini?-ia ktheva e lodhur. Te gjitha seancat keshtu nisnin gjithnje, tashme e kisha mesuar mire si behej kjo pune.

-Ti e di qe dua vetem te te ndihmoj.-me tha bute edhe ne ate moment ngrita koken per ta pare. Ishte diku te tridhjete e pese,ndoshta pak me shume, floket brune te kapur topuz qe i nxirrnin ne pah fytyren te zbehte aq te zbehte saqe dukej si ndonje çarçaf. Ne xhakete kishte nje kapse ku shkruhej Liza Uells,Psikologe.

-Keshtu thone te gjithe edhe me pas heqin dore.-ia ktheva.

-Une nuk jam si te tjeret. Pacientet e mi kane qene gjithnje te kenaqur me mua.

-Nuk dua tia di. E di se nuk mund te me ndihmoni.-perserita.

Qendruam pak ne heshtje teksa ajo shfletonte dosjet kurse une ia ngula syte ores ne mur. Papritur akrepat nisen te rrotulloheshin ne menyre krejt te çmendur me nje shpejtesi marramendese. Rrija dhe e veshtroja se do ndalte por shpejtesia sa vinte e shtohej. Pa duruar me gjate mora nje prej fletoreve ne tavoline dhe e flaka drejt ores e cila ra duke u thyer ne dhjetera pjese.

-Aleksandra!-klithi zonja Uells.-Çfare ndodhi?

Nuk thashe gje. Hodha syte perreth per te pare mos kishte ndonje gje te dyshimte. Nuk po degjohej me asgje.

-Me falni per oren. Do tua paguaj.-thashe duke u vendosur serish ne vendin tim.

-Me thuaj Aleksa. Ndieve ndonje gje?

U gelltita dhe tunda koken ne shenje pohimi. Nuk ndihesha aspak e sigurte. Psikologia mori nje shprehje keqardhje edhe psheretiu.

-Arrin ta shikosh? Eshte ketu?- me pyeti.

Nuk u pergjigja menjehere edhe u perqendrova ne shqisat e mia per te dalluar prezencen e saj. Ajo ishte aty,nuk e shihja po arrija ta ndieja. Degjoja vazhdimisht ate tingullin e diçkaje te lengshme qe pikonte.Nuk ishte uje as ndonje lloj lageshtire.Ishte gjaku i saj qe vazhdonte te derdhej edhe pse ajo nuk jetonte me.Por serish me qendronte prane,per te me kujtuar vazhdimisht se ishte faji im,se nese nuk do ishte per mua ajo do te ishte ende gjalle.

-Po,eshte ketu.-iu pergjigja me se fundi.

-Une nuk shikoj asgje.-me tha psikologia.

-Sepse nuk jeni ju shenjestra e saj. Jam une.-thashe me zerin qe me dridhej.

-Nuk ka asgje ketu.-perseriti zonja Uells gje qe me beri te shtrengoja grushtet.

-Si mund te thoni se mund te me ndihmoni kur nuk me besoni? Une nuk jam e çmendur.Te gjithe thone se gjithçka jane pjelle e imagjinates sime,se nuk ka asgje ne te vertete,mendojne se jam e paqendrueshme.Une e di shume mire se çfare ndiej dhe shoh.Nuk jam e çmendur.Nuk jam.

Psikologia me veshtroi dhe me beri me shenje te qetesohesha. E dija se e tere kjo ishte nje humbje e madhe kohe por serish isha e ngecur ne kete vorbull seancash,terapish, qetesuesish e keshilla te padobishme. Isha e lodhur, nuk mund te duroja dot me.

-Asnje nuk thote se je e çmendur.-tha ajo. E zemeruar ia ktheva:

- Mendoj se duhet te ndihmoni veten tuaj ne fillim. E pashe lajmin ne gazete. Duhet te kete qene nje goditje e rende divorci nga burri qe kishit prej dhjete viteve. Per me teper me miken tuaj te ngushte. Nuk kishit femije apo jo?

E dija se e teprova megjithate aq me bente. Nderkohe zonja Uells qendronte e palevizeshme duke u perpjekur mos ta leshonte veten. Megjithate e vura re qe u gelltit dhe fytyra mori nje pamje edhe me te zbehte.

-Ke frike prej saj?-pyeti me se fundi ajo.

Nuk iu pergjigja menjehere, ula syte duke pare dyshemene me pllaka ngjyre kremi te cilat ishin ndotur paksa nga pluhuri i atleteve qe po mbathja. Po mendoja se sa shume kishte ndryshuar jeta ime, se ç'kthese te papritur kishte rezervuar fati per mua se si asnjehere nuk do e rimerrja ate qe lashe pas. Psheretiva.

- Tmerrohem prej saj.-thashe duke u munduar te mbaj lotet.- Kam provuar gjithçka per te shpetuar. Kam shkuar aq larg saqe...

Fjala mu nderpre kur nje dhimbje e forte me pershkroi koken, nuk ishte e shperndare ne te gjithe siperfaqen por ndiqte gjithnje nje segment te drejte nga ana e djathte e perfundonte ne anen e majte. Ishte diçka qe e perjetoja shpesh edhe po kthehej ne nje tjeter vuajtje per mua sikur e tere kjo mos te mjaftonte.

- E kam lexuar kartelen, ke nje dhimbje kronike te kokes. Shkaku i panjohur.- tha psikologia.

-Shkakun e di mire.-ia ktheva.- Tani me kaloi.

Pasoi nje heshtje e shkurter aq sa per te pare nese Eliza ishte rrotull. Nuk po ndieja asgje. Duhet te ishte larguar per momentin.

-Aleksa tani dua te me thuash çdo gje, si ishte jeta jote, si nisi gjithçka, si u njohe me Elizabeten edhe ato qe ndodhen me pas.

-E perse? Ju e dini shume mire çfare ka ndodhur. U lodha se perserituri te njejten histori perhere. -shfryva ankueshem.

-Une di vetem ato qe lajmet kane thene edhe procesverbalet e psikologeve te tjere. Dua ta degjoj te thene nga ti. Perjetimet e tua.

-Nuk ia vlen. Perfundimi do jete i njejte. Ju do hiqni dore. Me mire me çoni serish ne dhomen time.

Isha vertet e rraskapitur duke rrefyer te njejtat gjera, me te njejtat fjali e me te njejtat shenja pikesimi.

-Nuk do te heq dore prej teje. Nuk do lejoj te biesh ne deshperim. Do te ndihmoj Aleksa.

E dija shume mire se nuk do me linte te ikja lehte keshtu qe vendosa te tregoja te njejten histori per te kushedi saten here dhe asaj. Shpresoja ta hiqja qafe sa me shpejt pasi nuk mund te duroja dot me.

-Ne rregull. Po ua them. Nisi çdo gje me shume se nje vit me pare...

A/N Pershendetje lexuesa! Shpresoj t'ju pelqeje kapitulli i pare i historise se re.
Falenderoj shume blueskiessuck per coverin qe e ka bere para shume kohesh xp.

Falenderoj edhe Kalopssiia   per trailerin e librit :)

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now