Kapitulli i trembedhjete

119 22 84
                                    

Ishte nje pasdite e qete e asaj fundjave te fundit te muajit te shkurtit. Isha duke pritur te dritarja per Dilanin ku do te shkonim se bashku te Erikah e çmendur. Kisha kohe qe mundohesha te rrija sa me pak e mundur vetem. Kisha dite qe nuk flija me ne dhomen time por kisha vendosur nje krevat te dhoma e prinderve, edhe kur shkoja ne tualet mamaja gjithnje rrinte te dera. Deri tani kjo zgjidhje dukej te kishte qene efikase megjithate nuk e dija se edhe sa do arrinte Lizi te duronte pa me sulmuar. E dija qe ne nje menyre apo tjetren ajo serish do shfaqej keshtu qe duhej te rrija vigjilente.

-Aleksa vertet mendon se nje e lojtur nga mendja do te te ndihmoje?-me pyeti mamaja.

-Te pakten ajo do te me besoje. Nuk pres ndihme prej asaj,me shume ndonje lloj saqarimi.-i thashe duke pare nga dritarja ku tashme dukej edhe makina e Dilanit ne rruge.

-Ika mama, shihemi.-i thashe duke i dhene nje puthje te lehte e duke larguar me vrap. 

Isha gati te kaloja rrugen e shkrete ku sikur nga hiçi u shfaq nje makine e erret te ecte me nje shpejtesi marramendese. Me kaloi aq prane sa vetem per nje centimeter do te mjaftonte qe une te fluturoja kushedi se ku. Edhe pse ishte diçka qe ndodhi ne fraksionin e nje sekondi arrita te dalloja se makina ne fakt dukej te mos kishte asnje shofer ne te. Tashme ajo kishte kaluar edhe arrita te ktheja koken per te mos pare asnje targe te gozhduar ne te edhe pas nje kthese u zhduk.

-Drogaxhinjte e shpifur.-tha Dilani duke me ardhur me vrap duke me perqafuar e duke me kontrolluar kudo. Mirepo une mendjen ende e kisha tek ajo makine misterioze. Natyrisht do ia caktoja fajin e asaj ndodhie Lizit mirepo nuk arrija ta kuptoja nese e kishte bere qellimisht qe automjeti te me kalonte aq afer apo thjesht kisha qene me fat qe nuk kisha bere nje hap me shume. Per me teper edhe Dilani kishte pare tere skenen.

-Jam mire.-thashe me se fundi.-Pe njeri brenda makines?

-Tani qe po e mendoj nuk dallova gje, ajo kaloi aq shpejt saqe ishte e veshtire te dallohej.-tha ai.

Nuk i thashe qe ne fakt aty nuk kishte njeri, doja te iknim sa me shpejt. I thashe Dilanit te ecte sa me ngadale te ishte e mundur. Tashme e kuptova se te qendruarit me te tjere rrotull nuk do me mbronte pergjithmone.Pas disa minutash udhetimi te heshtur mberritem ne dyqanin e vogel te Erikahs ku njerezit shkonin me se shumti per te blere ndonje Kapes enderrash per ta vene ne murin e dhomes per tu dukur te veçante. Ishte nje vend i erret, i ndriçuar me se shumti prej qirinjve aromatike apo edhe te ndonje ambazhuri me drite te dobet. Vendi ishte i mbushur me rafte te shumte qe permbanin sende nga me te shumellojshmet edhe pruveta me lengje me ngjyra. 

-Mire se erdhet.-u degjua zeri i Erikahs. Une edhe Dilani u afruam edhe ne momentin qe ajo me pa e dallova qe u ngirt menjehere prej vendit edhe u drodh. Ndoshta ishte diçka qe e bente ne menyre qe te dukej sikur te ishte vertet nje mjeshtre vuduje perpara te tjereve. 

-Dalloj nje prezence te lig perreth teje vajze.-tha ajo edhe ne ate moment mendova se Erikah mbase nuk ishte aq e çmendur. Habia u stampua edhe ne fytyren e Dilanit.

-Pra e dashura ime vertet eshte duke u perndjekur?-pyeti ai.

-Perndekje eshte pak fjale e pergjithshme. -tha ajo edhe me mori doren edhe e prekte vazhdimisht sikur te kishte diçka te fshehur aty.-Nuk kisha pare kurre diçka te tille. 

-Çfare eshte?Pse Lizi po e ben kete?-e pyeta.

-Kush eshte Lizi?-tha ajo.-Kushdo qofte tashme nuk ekziston me. E vetmja gje qe ka ngelur eshte zemerimi, etja per hakmarrje edhe e keqja. 

-Nuk po kuptoj gje. Ajo me tha se nuk kishte zgjidhje tjeter. E dini se ç'ndodhi me te kur vdiq?

-As une nuk e di se ç'ndodh me saktesi pas vdekjes, megjithate kete lloj shpirti e njoh. Mund te ndodhe qe dikush te vendose te qendroje ketu edhe pse trupin nuk e kane me, te perndjekin ne perjetesi ata njerez qe i quajne fajtor. Vetem se nese dikush zgjedh kete rruge nuk ka me kthim pas per ta.-tha ajo duke ma liruar me se fundi doren.

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now