Kapitulli i gjashte

129 26 29
                                    

Tashme fytyra e Lizit kishte marre nje lloj te perskuqure ne anen e djathte te saj,sikur te ishte skuqur nga dielli ne nje dite teper te nxehte. Ta shihje dukej tamam si nje domate,jo nga ato me lekure te lemuar dihet por nga ato qe rrudhen e nisin te kalben pasi kane qendruar gjate ne dyqan. 

Mesimi kishte mbaruar me heret ate dite keshtu qe shkuam te benim nxehmjen me vajzat e djemte te skuadres. Disa kishin vendosur te qendronin te na shihnin edhe Lizi ishte nje prej tyre. Isha e sigurte qe rrinte vetem e vetem qe te rrinte me Dilanin i vetmi i shkolles se Uellsternit qe i fliste. Edhe ai vetem se i vinte keq per te, asnje arsye me teper.

Une po drejtoja vajzat te benin salltrot e zakonshme po syte me shkonin edhe nga tribunat. Pashe qe djemte po benin pushim per te pire uje edhe dallova Lizin qe te zbriste edhe te shkonte drejt Dilanit e te nxirrte diçka nga çanta e saj shkatarraqe.

-Tejlor mund te me zvendesosh pak?-i thashe edhe Tejlori entuziaste u ngrit menjehere nga sparkata pasi nuk do e humbiste mundesine per te qene kapitenia per dy minuta.

Nderkohe une u afrova pak me shume edhe pashe Lizin t'i lidhte Dilanit nje nga ato byrzylyket e shemtuar te miqesise. Epo edhe kete nuk e kisha pare. Dilani i buzeqeshte edhe dukej ta falenderonte per dhuraten e saj te vogel kurse Lizi perdridhej sikur po e zinte ndonje goditje epileptike. Nuk durova me gjate edhe shkova drejt tyre. Shtira nje buzeqeshje qe te mos dukesha qe po i ruaja tere kete kohe.

-Dilan e paske marre mire veten.-thashe duke i dhene edhe nje te shtyre te lehte ne menyre "aksidentale" Lizit e cila u zbyth pak me tutje.

-Aleksa bashke kemi qene tere diten,e pe qe isha mire.-tha Dilani disi konfuz kurse une vetem rrotullova syte.

-Per ndeshjen e neserme ndaj Demave te Terbuar keni per te dale shkelqyeshem, shpresoj te kesh fat.-nderhyri Lizi duke pare nga byrzylyku i tij.

-Faleminderit edhe nje here Eliza.-tha duke buzeqeshur.

-Dilan nuk mund ta besoj kete.-thashe duke bere si e habitur e qeshur ne te njejten kohe.-Te dhashe nje te tillle sezonin e kaluar edhe me the menjehere qe nuk te pelqejne keto lloj gjerash.Po dihet e kuptoj qe nuk do i thoje diçka te tille Lizit qe te mos dukeshe i pasjellshem.

Pashe fytyren e saj qe ndryshoi kurse Dilanin te me shihte qortueshem.

-Aleksa po ben vetem shaka,asaj i pelqen te beje shaka. -tha ai mirepo Lizi dukej serish e hutuar.

-Vdes per to.-thashe duke i marre shishen e ujit edhe duke pire pak.

U mata te shkoja serish te vajzat po duhet te qetesohesha disi ne fillim keshtu qe shkova te dhomat e zhveshjeve ku nuk kishte njeri.Me pas u kujtova per diçka keshtu qe shkova nga ana e djemve. Kontrollova per çanten e Dilanit edhe arrita te gjeja celularin e tij. Kodin nuk e kisha problem keshtu qe u futa menjehere te numrat e regjistruar edhe gjeta numrin e Lizit. Gjeta nje stilolaps edhe e shkruajta menjehere ne dore per te mos e harruar. Ne momentin qe do dilja u perballa me Kristin.

-Ç'po ben ketu?-me tha ai duke fshire djerset me nje peshqir.

-Ty nuk ka ç'te duhet.-thashe duke u matur te ikja po ai me pengoi rrugen.

-Po rremoje gjerat e Dilanit,do merzitej po ta merrte vesh.-tha ai duke u ngerdheshur.

-Degjo, faleminderit per te djeshmen. Nese je i merzitur qe perfunduam ne drejtori nuk ke pse e vret mendjen pasi e pe qe e kisha situaten ne dore.

Serish u mata te iki po ai nuk me la gjithsesi. 

-Krist,me ler!-e urdherova.

-Pse nxiton,jemi vetem ne gjithsesi.-tha duke mu afruar me shume seç duhej keshtu qe e shtyta edhe me nje levizje te shpejte i kapa krahun edhe e shtriva pertoke duke ia mbajtur kyçin e dores ne nje menyre te tille qe mjaftonte vetem nje levizje edhe e kishte te thyer. Dihej qe kisha marre mesime vetembrojtje prej babait tim ne rast se do me duhej te perballesha me te tille budallenj.

-Me thuaj nje arsye pse mos te ta thyej krahun tani.-i bertita.

-Me fal, me fal! Me lesho te lutem.-tha qullashi.

Ia leshova krahun edhe ika menjehere jashte pa arritur ta besoja qe ai koketrashi kishte patur guxim te me tentonte te me prekte. Mirepo punet do shkonin keq natyrisht pasi Lizi me doli para.

-Aleksa je mire?

-Po,po.-thashe shkurt thashe edhe ne ate moment doli Kristi si nje pule e trembur. Mirpo Lizi e keqinterpretoi.

-Nuk mund ta besoj.Ti tradheton Dilanin!-tha duke mbuluar gojen me duar e tronditur.

-Çfare dreqin po thua?-i thashe pa arritur ta besoja ate akuze te pamend.-Si guxon te thuash genjeshtra per mua?

-Po Kristi doli pas teje.-tha ajo duke kembengulur.-Dilani duhet ta marre vesh.

Ajo u mat te vraponte po une e kapa menjehere nga kyçi edhe e mbajta me force.

-E dija qe ne fillim qe po perpiqeshe te marresh Dilanin prej meje po kjo nuk ka per te ndodhur kurre.-thashe duke ia shtrenguar fort krahun saqe leshoi nje klithime dhimbjeje.-Ne fakt kjo ndodhi edhe aty,Kristi u perpoq te me perdhunonte edhe ne fund desh theu krahun.Une di si ta mbroj veten.-thashe duke ia leshuar me ne fund edhe duke e pare me perbuzje.

Lizi me shikonte me ato syte e saj te medhenj qe i dukeshin pas atyre xhamave te trashe, e dija qe ishte e frikesuar prej meje saqe kishte ngrire. Une i hodha edhe nje shikim te fundit edhe u largova duke u bashkuar me vajzat e tjera e duke vazhduar me stervitjen.

Gjate darkes regjistrova ne telefon numrin e Lizit megjithate nuk i dergova ndonje mesazh.U futa ne instafoto edhe kontrollova nese edhe ajo kishte ndonje llogari. Shkruajta "ElizabetaLejn" edhe me dolen disa rezultate edhe arrita te gjeja llogarine e saj ku kishte shkruar shprehjen "Mos u dorezo kurre" mjaft ironike per nje deshtake si ajo. Pashe qe kishte pak foto te gjitha te shkrepura ne Alasken e saj. Pastaj pashe dhe nje nga ato fotot qe jane te disponueshme per njezet e kater ore edhe ishte nje foto tip "selfie" me Dilanin ku poshte kishte shkruar "Miq te rinj". Patetike. 

Hapa faqen e dyte qe perdorja dihet jo ne emrin tim edhe i shkruajta nje mesazh qe ishte pergjigje per foton qe kishte hedhur me Dilanin.

Zot je kaq kot, ai rri me ty vetem se i vjen keq.

Nuk e prisja qe te me vinte shpejt pergjigjia, prisja ne fakt qe ajo te me bllokonte menjehere por nuk kishin kaluar as pese minuta kur ajo mu pergjigj

Kush je ti? Dilani eshte miku im, ai me do siç jam.

Buzeqesha teksa pashe ate mesazh aq qesharak edhe nisa t'i formuloja pergjigjen.

Je kaq naive vajze, nuk e shikon si je. Edhe nje majmun do kishte me shume fat se sa ti.Dilani nuk te sheh si shoqe, te sheh si nje vajze te gjore edhe te flet qe te mos ndihesh vetem

Prita deri sa te me kthente pergjigjen qe erdhi pak me vonese por u tregova e duruar.

Me ler te qete, ti nuk e di.

Nuk e kisha perballe megjithate arrija te shihja syte e saj te mbushur me lot. Tek e fundit ajo qe thashe nuk ishte genjeshter. Duhet te beja gjithçka per ta larguar nga shkolla. Mirepo asnjehere nuk e kisha menduar se Lizi mund te shkonte aq larg...

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now