Kapitulli i shtatembedhjete

136 23 151
                                    

Ishte nje pasdite e vrenjtur fillim marsi. Vija verdalle dhomes sa andej e kendej duke shpresuar se per pak do merrja ndonje telefonate apo ndonje mesazh qe do me lajmeronte se i gjithe plani ishte anulluar. Nuk ndihesha aspak e qete, e dija qe po merrnim persiper nje risk te madh edhe nuk kishte si te mos ndieja perbrenda shtrengimin e forte qe e tere kjo situate e panjohur po me jepte. Dukej sikur me kishin shtyre drejt nje rrejte gjigande telashesh, pasigurish e frikerash ku sa me shume te perpiqesha te çlirohesha preh tyre aq me shume fijet e pakeputshme ngaterroheshin kudo ne trupin tim e me zhytnin edhe me thelle drejt erresires.

Nga tere keto mendime u shkeputa nga tringellima e vazhdueshme e celularit. Emri i Dilanit po ndriçohej ne ekran. Me nje shprese te vaket se kishte nderruar mendje shtypa butonin e gjelber.

-Aleksa je gati?-ishte pergjigjia e tij qe me beri te shuheshin edhe tere idete per nje kthim pas. E kishin ndare mendjen, donin me patjeter te flisnim me Lizin e marre.

-Dilan kam nje parandjenje te keqe nga e tere kjo, nuk me pelqen aspak. Te lutem le ta leme fare si gje me mire. Nuk ia vlen.

-E kuptoj qe ke frike, edhe une kam por edhe keshtu nuk mund te vazhdohet. A nuk e do jeten tende te vjeter mbrapsht?-me pyeti.

-Vertet mendon se Lizi do te ma jape?-e pyeta me ironi. Lizi do bente çdo gje qe mos ta merrja me kurre jeten e lumtur, kishte qene aq e vendosur per ta bere kete realitet saqe kishte vendosur te hiqte dore nga paqja e perjetshme vetem e vetem qe te me çekulibronte gjithçka. Qendruam ne heshtje per nje moment, dihet qe Dilani nuk dinte si te pergjigjej, tashme asgje nuk dihej.

-Po shkoj te marr Tejlorin edhe me pas do vij tek ti.-tha duke e mbyllur telefonaten.

E hodha me inat ne shtrat edhe mora nje xhakete edhe mbatha atletet. Qendrova ne pritje ne kete qetesi te rende qe vetem sa ma shtonte edhe me shume ankthin. Perpara vetes me dilte vetem ajo pamje fundit e Vaneses, fytyra e saj e tmerruar ne momentin qe e kuptoi se po shkonte te perqafohej prej kraheve te vdekjes pa mundur te bente as perpjeken me te vogel per shpetim. I kisha perpara ata sy te hapur te pushtuar prej frikes se tashme gjithçka kishte mbaruar. Nuk e kisha kuptuar po isha duke qare serish. Vanesa me mungonte shume.

-Vanesa, me vjen kaq keq.-peshperita. 

Pikerisht ne ate moment telefoni beri nje dridhje te vazhdueshme. E hapa edhe pashe nje mesazh qe vinte nga nje numer i panjohur. Nuk ishte as numer ne fakt ishte nje grumbull simbolesh te pakuptimta edhe te paqarta. Lexova me poshte mesazhin e derguar "Mos u shqeteso, Vanesa nuk do rrije vetem per shume kohe" gje qe me beri ta perplasja menjehere telefonin pas murit. Qendrova nje moment duke veshtruar ne panik ate objekt sikur nga momenti ne moment te me sulej egersisht nje kafshe e terbuar. Me ngadale u afrova edhe me duart qe me dridheshin e me zemren rrahjet e te ciles vetem shpeshtoheshin çdo sekonde kapa telefonin. Per shkak te forces se perplasjes tashme ekrani ishte thyer edhe telefoni nuk ndizej. Ekrani ishte djegur. Psheretiva rendeshem edhe ne ate moment degjova borine e makines se Dilanit te zhurmonte nga jashte. Zbrita menjehere poshte edhe pasi i thashe mamase se po dilja u largova. Hodha nje shikim te fundit te shtepise sikur te isha duke e veshtruar per here te fundit. Shkunda koken nga ato mendime edhe u futa ne makine. 

-E more Ouijan?-me pyeti Tejlori.

-Po ti u kujtove te marresh fryme?-i thashe.

 Isha disi e acaruar me te pasi sillej sikur e tere kjo te ishte bere se kisha deshire une. Tejlori thjesht me pa e habitur edhe nuk foli me. Dilani nuk reagoi pasi e dinte se vetem se do i nderlikonte gjerat keshtu qe nderroi marshin edhe u nisem per ne kabinen ne pyll. Ndonese koken e mbaja te kthyer nga dritarja gjithe udhetimin nuk e kisha mendjen te asnje pamje qe me paraqitej pertej xhamit, nuk shihja se si ndryshohej ambienti edhe ngjyrat qe ngaterroheshin me njera-tjetren, as nuk ua dija emrin qe u perkiste ne ate momente. Udhetimi ishte i heshtur edhe i qete gje qe vetem sa me shtonte lemshin qe kisha perbrenda. Vetem kur Dilani parkoi makinen perballe kabines u duk sikur u permenda. 

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now