Kapitulli i dhjete

115 26 54
                                    

Pushimet e dimrit tashme kishin shkuar drejt fundit edhe ç'ishte e verteta nuk i kisha shujiar kurre aq shume sa ate vit. Ishte mire te ishe larg Lizit per disa kohe qe do shnderrohej me pas ne nje pergjithmone pasi mesa kisha kuptuar prej Dilanit ajo e kishte marre shpernguljen nga shkolla. Ai dukej te ishte merzitur disi megjithate ishte diçka krejt e perkoheshme. Kishim kaluar Krishtlindje te bukura se bashku edhe tashme Dilanin e kisha vetem timin. Madje Lizi me te nuk kishte folur fare ato dite, dukej sikur e kishte mbyllur vetveten. Megjithate nuk doja t'ia dija tashme qe nuk do e kishim me perpara syve. 

Mirepo ato dite te qeta duke postuar foto te kendshme ne debore e duke shijuar nje filxhan te mire me çokollate edhe krem tashme mbaruan edhe do t'i drejtoheshim serish bankave te shkolles. Ishim te shperndare zhurmshem neper korridore e duke biseduar rreth pushimeve qe kishim kaluar kurse te tjere edhe per rifillimin e kampionatit. Gjithçka dukej te shkonte mire. 

Zilja ra edhe tashme te gjithe duhet te shperndaheshim neper klasa. Kontrollova edhe oren e pare kishim kimi me mesuesen qe vinte nga shpella. Shpresoja mos te bente teste surprize qe diten e pare. Ishim ende te ulur edhe une isha duke biseduar me Vanesen edhe Tejlorin.

-Shiko karrigia e saj eshte bosh.-verejti Tejlori.

-Le te mos flasim me per te, ajo iku tashme.-ia ktheva.-Ndonje gje te re nga zoti Tomas?

-Epo tashme qe Lizi nuk eshte me dihet qe do jem une ajo qe do jete ne shfaqjen e veres. Nuk ishte kjo menyra qe doja megjithate.-shfryu ankueshem Vanesa.

U mata te thoja diçka por ne ate moment mesuesja hyri ne klase edhe qetesia u vendos. Ajo i hodhi nje sy klases edhe me pas tha:

-Si ore e pare do te shkojme ne laborator.Merrni fletoret tuaja edhe te nisemi me ngadale e rregull.

Te pakten ishte ore laboratori edhe nuk do na bezdiste shume edhe mund te benim bisede te qete. U rreshtuam te gjithe edhe mesuesja qendronte e para duke rrotulluar zhurmshem çelesat e shumte qe mbante neper duar. Duke peshperitur me njeri-tjetrin zbritem poshte ne katin e pare te shkolles ku ishte edhe laboratori. Mirepo mesuesja nuk po bente asgje.

-Profesoreshe ka ndonje problem?-e pyeti Dilani.

-Dera...-belbezoi ajo.-Eshte e shqyer.

Kishte te drejte,dukej sikur dikush kishte tentuar te hynte me force. Me dukej disi pa kuptim pasi perse dikush do donte te vidhte disa gota qelqi apo acid klorhidrik. Mesuesja me levizje te ngadalta hapi deren edhe pamja qe me doli perpara ishte nga ato qe nuk do e harroja kurre. Disa vajza nisen te bertisnin, dikujt i ra te fiket kurse te tjere qendronin te shtangur te zbehte si nje mur pa ditur si te reagonin. 

Ishte e varur lart ne mur edhe kishte gjak flak te kuq kudo. Ishte siper tavolinave,mbi provezave kudo.Dukej sikur te kishte ndodhur ndonje masaker. Krahet e saj te dobet ishin te dy te mbuluar prej gjakut qe dukej sikur ende pikonte, kyçet e saja ishin te prera thelle edhe ne ate zone gjaku ishte edhe me i erret. Sikur tere ky gjak i derdhur mos te mjaftonte ajo qendronte siper murit duke u lekundur sa andej kendej. Syte e saj qendronin ende te hapur sikur te donin te deshmonin tere tmerrin dhe horrorin qe kjo vetevrasje makabre do te shkaktonte. 

Nuk arrija te levizja asnje muskul te vetem, degjoja zhurma dhe britma te turbullta por nuk arrija te gjeja se kujt i perkisnin apo te nxirrja kuptimin e kesaj. Shihja vetem ate gjak qe dukej sikur po me mbyste edhe ata sy qe me ishin ngulur. Ishin te erret, dukej sikur te ishte duke depertuar brenda meje. Dukej sikur me thoshte se kush ishte fajtorja e tere kesaj.

-Aleksa dil.-degjova Dilanin teksa me kapi edhe me terhoqi jashte. Por serish perballe kisha trupin e Lizit qe qendronte pezull me duart e gjakosura edhe me ate veshtrim dritherues.I hidhja hapat pa e patur mendjen ku po shkelja, dija vetem se kudo ishte nje kaos i vertete. E gjata veten pas disa çastesh ne nje klase bosh.

-Aleksa te lutem, Aleksa!-degjova Dilanin po nuk arrija te ktheja pergjigje edhe pse mundohesha kaq shume te nxirrja diçka qofte edhe nje tingull te vetem por nuk mundesha. Nderkohe nje sirene e vazhdueshme e nje makine policie po degjohej. Dera u hap serish edhe dikush erdhi afer meje.

-Aleksandra.-pashe Vanesen te me perqafonte. Ishte krejt e zbehte ne fytyre edhe Tejlori nga pas saj ishte duke qare nga tronditja e pesuar.

-Te lutem eja ne vete.-me foli serish Dilani. E pashe ne sy edhe ne ate moment nisa te qaja. As nuk e mbaja mend heren e fundit qe kisha qare aq shume. Thjesht vazhdoja pa mundur te ndalja sado te perpiqesha. 

Askush nuk po dinte ç'te bente, nje vajze kishte vrare veten per me teper ne shkollen plot me nxenes. Ekspertet mjeko-ligjore moren menjehere trupin te mbuluar ne gjak te Lizit edhe shume mesues po merreshin ne pyetje.

Une, Dilani dhe vajzat po qendronim jashte ne oborr si pjesa me e madhe e nxenesve pa ditur se ç'te thoshnim. Dukej sikur po jetonim nje makth.  Ne nje moment kapa babain tim te dilte nga shkolla edhe pa e menduar me gjate shkova edhe vrapova drejt tij.

-Qetesohu, qetesohu.-me tha ai duke me perqafuar fort teksa une vazhdoja te denesja.

-Çfare ishte kjo?-thashe me se fundi mes loteve.

-Do zbulojme gjithçka mos u shqeteso.Tashme do i behet autopsia-ma ktheu.

-Autopsi?Ba ajo nuk kishte pike gjaku ne trup.-ulerita edhe babai me pa i shokuar.

-Mos me thuaj qe e pe kufomen?-me pyeti edhe une tunda koken.

-Kishim kimi oren e pare. Ba ishte e temerrshme.-thashe duke ngasheryer. Babai nuk foli me me mua po me çoi drejt nje makine policie ne menyre qe te shkoja ne shtepi ne menyre qe te merrja veten. Nuk mora as çanten vetem doja te ikja sa me larg prej andej. 

Makina ende nuk ishte parkuar mire kur e hapa deren edhe u futa menjehere ne shtepi sikur te isha duke vrapuar prej ndonje lloj apokalipsi.

-Aleksa ç'ke keshtu?-me pyeti mamaja po une nuk i ktheva pergjigje thjesht ngjita shkallet menjehere per te shkuar te dhoma ime. 

U shtriva menjehere edhe duke mbajtur syte tek tavani me dukej sikur shihja Lizin e varur keshtu qe u ktheva anash. Kapa telefonin edhe pashe qe me kishte ardhur nje mori mesazhesh. Pa ditur se ç'te beja te qetesohesha vendosa te beja nje dush te ftohte duke shpresuar se do me sillte disi ne vete

Hoqa menjehere rrobat qe kisha vendosur t'i digjja menjehere pas kesaj edhe u futa ne kabinen e dushit. Hapa ujin duke e lene te me ferkonte çdo pjese te trupit. Nisa te merrja fryme thelle pasi dukej sikur zemra kishte nisur nje gare te frikshme rrahjesh.Shkova te merrja sapunin por pa e kuptuar se si me ra prej dores edhe u duk sikur pesova nje te çare. Gjaku po dilte edhe nisa ta shplaja me uje. Po dukej sikur nuk po ndalte perkundrazi po dilte gjithnje e me shume. Nisa te trembesha edhe kontrollova te çaren por tashme u shfaq edhe nje tjeter ne doren tjeter, te dyja duart tashme po me mbuloheshin me te çara te shumta qe po nisnin te zbrisnin edhe poshte parakrahut e prej tyre nisi te dilte nje hemorragji e frikshme. E terrorizuar nisa te bertisja me te madhe edhe menjehere dola nga dushi duke kapur shpejt e shpejt nje peshqir. 

-Aleksandra je mire?-erdhi mami me vrap ne dhome e trembur nga britmat e mia.

-Duart e mia!-thashe duke qare edhe ia tregova.

-Ç'kane?-me pyeti e hutuar.

Nisa te kontrolloja duart e krahet nga te gjitha anet. Nuk kishte asgje, asnje gervishtje. U ngrita edhe shkova serish te dushi po as aty nuk kishte asnje shenje te gjakut. Nuk po kuptoja asgje ne ate moment. Doja vetem te arratisesha sa me larg ketij makthi.

U mundova lol e di qe ska asgje te frikshme.

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now