Kapitulli i njezete

287 25 125
                                    

Ditet e netet kalonin te njejta,edhe ngadale ngadale ato shnderroheshin ne jave e me pas javet shnderroheshin ne muaj. Tashme qershori kishte ardhur edhe rrezet e diellit kishin nisur ta ngrohnin qytetin e shpirtin njerezor por ngrohtesia ishte ende larg meje,isha e mbyllur ne nje te acar te pambarimte ku shtresa e akullit vetem sa trashej edhe me shume.Supozohesha ta vrisja mendjen se ç'fustan dhe kepuce duhet te vishja per mbremjen e matures por fati kishte plane te tjera per mua. Qe prej asaj dite kur Lizi me beri ate surprize nuk kisha bere me asnje lloj forme rezistence ndaj askujt, rrija gjithe diten e mbyllur ne dhome e dilja ato pak here kur hanim vaktet apo per shetitjen e pasdites ne oborrin e spitalit. Çdo dreke e darke nje infermiere do te vinte ne dhome per te me sjelle ilaçet qe pasi beja sikur i kaperdija i peshtyja menjehere. Kisha arritur te krijoja nje vrime te vogel fare ne murin e dobet edhe keshtu i hidhja te gjitha aty. Per sa i perket Lizit kishte kohe qe nuk me shfaqej megjithate e dija qe ishte aty. Shpesh shihja endrra te trazuara.

Me kalimin e kohes edhe dita e gjyqit tim afrohej. Shpesh avokati me vizitonte edhe me thoshte gjera qe te them te drejten as nuk i kuptoja por thelbi ishte qe une do t'i shpetoja qendrimit pas hekurave. Per mua nuk eshte se kishte ndonje rendesi nese me burgosnin apo jo, jeta ime gjithsesi nuk kishte me asnje kuptim, e kisha humbur me kohe ndjesine se ç'donte te thoshte te jetoje, une vetem ekzistoja edhe aq. Kudo qe te isha gjithsesi Lizi do te ishte aty pas meje duke u perpjekur te me vidhte çdo çast lumturie sado i vogel do te ishte.

-Te nesermen mos fol fare vetem kur te te them une mire?-tha avokati duke futur ne çanten e tij nje sere fletash e shkresash. Une vetem tunda koken duke veshtruar ne dyshemene e ftohte.

-Aleksandra? Me beso kur te them se nuk do te te burgosin.-tha ai duke me buzeqeshur.

-Mund te largoheni zoti avokat.Faleminderit per gjithçka.-thashe duke u ngritur edhe oficeri i zakonshem me shoqeroi ne dhomen time. Ata thoshnin qe do shpetoja nga burgu sikur te mos isha duke jetuar ne nje te tille prej kohesh. U shtriva ne shtratin e zakonshem. Ne fund qendronin rrobat qe me kishin dhene per gjyqin e neserm. E dija mire se ç'vendim do merrej per mua. Po kthehesha sa andej kendej kur arrita te ndieja prezencen e saj, kishte kohe qe nuk me kishte bere vizite. U shfaq perballe meje si gjithnje me pamjen e saj tmerruese gje qe me beri te stepesha disi.

-Me ler te qete!-i bertita.

Ajo thjesht me pa me ata sy te kuq si gjaku edhe nje buzeqeshje si prej djalli iu formua ne fytyre. Nuk beri asgje,thjesht me veshtronte me ate te qeshur satanike. Ne ate moment u duk sikur levizi krahun edhe me zgjati doren te pershkruar me venat qe flakeronin ne ate lekure ngjyre hiri. Nuk po dija se ç'te beja keshtu qe mora jastekun edhe ia hodha. Jasteku vetem i kaloi permes pa i levizur qofte edhe nje fije floku.

-Shihemi Aleksa.-tha ajo edhe u venit ne ajer. E dija qe kishte diçka qe nuk shkonte, Lizi asnjehere nuk ishte shfaqur pa me sulmuar me pas, me siguri po kurdiste serish ndonje gje por ne ate momentin isha teper e lodhur per te menduar per te. U shtriva edhe e lashe gjumin te me vinte. 

Te nesermen u zgjova shpejt edhe u bera gati per diten e gjyqit. Oficeri i policise u fut ne dhome edhe me shoqeroi me nje makine policie ne gjykaten e qytetit. Sigurisht gazetaret ngatrrestare nuk mund te mungonin per te filmuar apo per te patur qofte nje fjale nga vajza qe vrau pa iu dridhur dora te dashurin e saj edhe shoqen e ngushte. Kishte plot teori qe qarkullonin ajo me e nxehta ishte se Dilani me tradhtonte me Tejlorin edhe per shkak te deshperimit kisha vendosur t'i vrisja te dy. Me vinte per te qeshur vetem ta mendoja kete skenar patetik te bere me siguri nga ndonje trembedhjetevjeçar. 

-Zonjushe i pranoni akuzat e hedhura ndaj jush?-me zgjati mikrofonin njera.

-Perse i vrate?-ishte nje tjeter.

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now