Kapitulli i katermbedhjete

103 23 83
                                    

Ishim ulur ne tavolinen me ne cep te menses se shkolles pasi ç'ishte e verteta nuk doja qe te tjeret te degjonin, gjeja e fundit qe doja ne ate moment ishin thashethemet e kota qe nuk do me hynin ne pune per asgje.

-Hipokritja e poshter.-tha Vanesa ende pa e besuar.-Bente edhe si e mire.

-Kujt i thote llupese ajo?-shtoi Tejlori duke kafshuar me inat burriton e saj.

-Nuk ka ndonje rendesi tashme.Lizi nuk jeton me,nuk mund t'i kerkojme llogari. Dilani u zhgenjye shume ne fakt. As nuk ia kishte marre kurre mendja qe ajo do ishte e fiksuar pas tij.-thashe duke pare rrotull. Edhe ato bene te njejten gje sikur te ishin ne kerkim te diçkaje.

-Aleksa ka ndonje gje qe nuk shkon?-me pyeti Vanesa.

-Epo mendoj se ky zbulim do e kete zemeruar ate. Kam frike se do beje diçka se shpejti.-thashe me frike. Nderkohe Vanesa dhe Tejlori thjesht shihnin njera-tjetren pa ditur se ç'te thonin. E kishin te veshtire ta pranonin si fakt qe shpirti i Lizit endej kudo por te pakten nuk thoshnin qe ishin gjera te shpikura prej mendjes sime. 

Zilja ra edhe te gjithe u kthyen ne klasat perkatese. Shkolla ç'ishte e verteta nuk me shtyhej me, nuk e duroja dot me ate ambient,kisha ikur edhe nga skuadra e Vjedullave per me teper gje qe as ne endrra nuk e kisha menduar se do e beja. Thjesht çdo klase,çdo ecje neper korridor edhe oborri i shkolles me kujtonin ate fytyren e saj te shemtuar, se si qeshte me Dilanin edhe tashme e dija me siguri qe mendonte se ai e donte kur ne fakt vetem i vinte keq per te, se si shkonte nga pas mesuesve per te bere si nje nxenese shembullore,se si perpiqej te dukej gjithnje si me e mira kur ne fakt nuk ishte. Ishte vetem nje e semure mendore qe duhet t'i qendronim larg qe ne fillim. Do doja mos t'i kisha folur kurre, mos t'ia kisha hedhur ndonjehere syte, te isha shtirur sikur ajo te mos ekzistonte. Ndoshta ajo do ishte ende ketu duke bere ato sjelljet prej humbese qe bente gjithnje. Duhet te gjeja nje menyre per te shpetuar prej saj edhe sa me shpejt madje perpara se ajo te me kthente ne nje te marre.

-Aleksa?-ishte zeri i Dilanit qe me shkeputi nga mendimet qe me rrokulliseshin ne ate moment. E shihja veshtrimin e tij te ngrohte e te mbushur me dashuri qe me bente sikur te kthehesha ne nje njeri tjeter. Nuk i thashe gje po vetem e perqafova fort.

-Mos me ler kurre.-i thashe duke e shtrenguar fort.

-Nuk do te shkoj asgjekundi. Jam me ty.

Qendruam ashtu per pak derisa ne fund u futem serish ne klase per vazhdimin e nje dite tjeter mesimi. Megjithate mendja me rrinte te Lizi edhe se çfare kishte ndermend te bente, çfare sulmi ishte duke planifikuar. Fletoren e shenimeve e mbaja hapur mirepo asnje shenim nuk ishte ne to i shkruar. Ndoshta se isha duke enderruar me sy hapur apo nga hutimi stilolapsi qe po rrotulloja neper gishta ra pertoke edhe keshtu qe u ula edhe e mora serish. Kur u ngrita pashe qe fletorja e shenimeve ishte e mbyllur, e dija qe e kisha lene hapur. Me ngurrim e hapa, nuk kishte asgje. Papritur disa zhgarravina nisen te shfaqeshin, ishin te pakuptimta derisa ne fund ndaluan edhe nisen te merrnin nje forme me te qarte. "Me ke frike? Duhet te me kesh." u shfaq mbi fletore me shkronja te medha edhe me pas edhe ato u tjetersuan.

Tashme shkronjat u zvogeluan edhe formula H2O po shfaqej kudo ne çdo cep te fletores, faqet nisen te njomeshin derisa uji nisi te dale prej saj. E mbylla fletoren por ajo rrjedhja e ujit vazhdonte te dilte edhe tashme edhe xhinet i kisha te lagura. Pa ditur se ç'te beja e mora fletoren edhe e fluturova nga dritarja e hapur e klases.

-Aleksandra?Ndonje gje qe nuk shkon?-me pyeti mesuesja edhe tashme gjithe syte e klases ishin drejtuar nga une. Ula syte poshte edhe tashme xhinset i kisha te thata edhe asnje pike uje nuk dukej rrotull.

-Asgje profesoreshe, mund te vazhdoni.-thashe duke u ulur serish ne vendin tim e duke vene librin perpara fytyres pasi nuk doja te dukesha nga asnje tani. 

Pas mesimit Dilani me shoqeroi deri ne shtepi duke qene se prinderit nuk i kisha ne shtepi gje qe me jepte pak ankth pasi ndihesha me e mbrojtur me njerez rrotull ndonese Lizi arrinte te shfaqej edhe kur te tjeret ishin rrotull.

-Ndodhi gje ne klase?-me pyeti ai duke fikur makinen.

-Asgje thjesht Lizi me lojerat e saja.-shfryva e lodhur. - Nuk e kuptova ç'ishte ne fakt. Ne fletore me shkruante formulen e ujit.

-Formula e ujit? Ndoshta eshte me mire te qendrosh larg ujit Aleksa.-tha ai i shqetesuar.

-Ne rregull, po iki tani.-thashe duke i dhene nje puthje e duke shkuar ne shtepi me duart qe me dridheshin. 

Ne shtepi mbizoteronte qetesia. Nuk bera ndonje gje kushedi, ndeza televizorin per te bere pak zhurme edhe per te hequr mendjen. Per çudine time Lizi nuk u duk rrotull ato ore qe isha vetem gje qe nuk me ikte nga mendja. E dija qe po kurdiste diçka si gjithnje po nuk mund ta perfytyroja se çfare. E vetmja gje qe me mbetej te beja ishte te prisja. Prinderit erdhen edhe me pas pergatitem darken edhe hengrem te qete. E dija qe diçka nuk shkonte por serish isha e pafuqishme per te bere diçka. E tere kjo pritje po me bente te çmendesha. 

Ate nate vendosa te flija ne dhomen time pas aq shume kohesh. Ndoshta keshtu do mund te zbuloja se ç'kishte ne mendje ajo e shkalluara. Oret kalonin edhe gjumi nuk me zinte, as nuk i ndieja syte e lodhur. Thjesht levizja sa andej e kendej ne shtrat por serish gjumi dukej te ishte larg. Mora celularin edhe pashe qe ishte ora kater e mengjesit. Pa ditur se ç'te beja telefonova njehere Tejlorin per te me shoqeruar ne kete pritje per diçka qe as vete nuk e dija qe isha duke bere. Zilja degjohej por serish nuk u pergjigj. Me siguri ishte duke fjetur tek e fundit ajo nuk kishte nje shpirt te inatosur qe i vinte verdalle. Provova numrin e Vaneses.

-Alo?-u degjua zeri i Vaneses. Nuk e prisja te me pergjigjej.

-Vanesa, me fal nese te zgjova.-i thashe.

-Jo jam zgjuar. Jam duke bere vrapin e mengjesit, jam afer ures. Ka ndonje gje?

-Jo asgje thjesht nuk me ze gjumi. Jam shume e turbullt. 

-Aleksa jam e sigurte qe e tere kjo e ka nje zgjidhje, ke per ta pare.

-Nuk e di Vanesa, me duket sikur jam futur ne nje lloj spiraleje te pambarimte.Po ti nuk ke frike qe del ne kete ore?

-Mos e vri mendjen per mua, kam me vete sprajin me piper.-tha ajo edhe qeshem te dyja.

-Ja keshtu dua te te degjoj.-tha Vanesa.-Po sikur...-edhe ne ate moment e nderpreu fjaline.

-Vanesa aty je?-pyeta e trembur. Telefonata qendronte e hapur.

-Ka njeri aty?-degjova zerin e Vaneses.

Ajo dukej sikur te ishte duke folur me njeri tjeter edhe nuk e kishte mendjen tek une.

-Vanesa me thuaj, shikon ndonje gje?-e pyeta.

-Po çfare dreqin...-arrita te degjoja edhe me pas nje britme te forte. U degjua nje tingull i rremujshem e nje zhurme e pakuptimte edhe ne fund telefonata u nderpre.

-Vanesa,Vanesa! Me degjon?Vanesa te lutem.-pyesja vazhdimisht. Nisa ta merrja serish ne telefon por ajo serish nuk me pergjigjej. Telefoni dilte i fikur. E tronditur edhe me zemren qe me rrihte si e çmendur shkova ne dhomen e prinderve per t'i thene menjehre babait qe te niste menjehere forcat e policise per te kerkuar Vanesen. Gjithnje kisha menduar se Lizi do lendonte vetem mua, asnjehere nuk kisha imagjinuar se do te sulmonte edhe njerezit qe me qendronin prane. Ajo nate shenonte edhe fillim e vuajtjeve te mia.

Kujdes prej Dështakëveحيث تعيش القصص. اكتشف الآن