Kapitulli i nente

118 23 31
                                    

Per ato dite qe do te vinin do i shkruaja shpesh Lizit te vogel me shpesh me adresat false qe kisha ku i thoja vazhdimisht se çfare njeriu i mbaruar ishte dhe pa asnje lloj vlere. Ne disa raste nuk me kthente pergjigje po vetem i lexonte ne disa kthente pergjigje te thata teresisht pa asnje lloj fuqie sikur te ishte duke kerkuar te thyente nje shkemb me pupla. 

Edhe ne shkolle dukej trishtimi i saj gjithnje e me shume, e mbante tere kohen koken ulur, nuk fliste me askend madje edhe Dilanit i qendronte larg edhe sillej ftohte me te. Ai kishte nisur te shqetesohej per te mirepo ai nuk mund te bente gje per te. Isha e sigurte qe largimi i Lizit nga shkolla ishte me afer se kurre edhe goditjen finale kisha per ta bere ate dite qe duhet te ishte e saja.

-Aleksa vertet nuk e di se ç'ka Eliza?-me pyeti Dilani gjate pushimit te drekes.

-E nga ta di une? As qe dua t'ia di se ç'ben ajo.-thashe duke bere si e paditur.

-Epo e di qe ti nuk e duron dot. Me premtove.-ma ktheu ai.

-Dilan, kam gjera me te mira se sa te merrem me nje deshtake.-thashe duke u larguar prej tij.

Nuk me pelqente fakti qe gjithnje akuzonte mua per merzitjet e Lizit, dukej sikur me shume i interesonte ajo sesa une qe isha e dashura e tij gje qe ishte e patolerueshme per mua edhe per kete duhet ta largoja sa me shpejt ate prej shkolles. Pasi qetesova disi veten u ktheva serish te tavolinat e ushqimit ku u bashkova me te tjerat. Dikush i hodhi nje leter te mbushur tere vaj siper kokes se Lizit. Nisem te qeshnim me njeri-tjetrin.Te pakten kisha arritur ta ktheja gjithe shkollen kunder asaj. Kisha nevoje vetem per nje perpjekje te fundit edhe do te shpetonim njehere e mire prej saj.

Tashme edhe pak do te afronin pushimet e dimrit edhe i ftohti kishte mbuluar Uellsternin dhe banoret e saj. Ishte ky acar qe do me ndihmonte t'i jepja fund njehere e mire asaj. Pergjate korridorit te shkolles ne tabelen e aktiviteteve ishte edhe shfaqja teatrale e Lizit. Ishte e disata here qe ai poster vihej pasi shpesh nxenesit me benin nje nder te vogel duke e zhgarravitur fjalen "HILEQARE" me lapostil te erret edhe shkolla e gjente zgjidhjen duke vene nje tjeter edhe i jepte fund. Mirepo dihej qe Lizi duhet t'i kishte pare tere ate mungese mbeshtetje qe kishte prej te gjitheve keshtu qe deri ne fund nuk do duronte me edhe do ia mbathte.

-Nuk mund ta besoj qe duhet te shikoj surratin e saj ketu.-tha Vanesa e irrituar teksa shihte reklamimin per shfaqjen.

-Duhet te ishe ti ketu, asaj mund t'i jepnin ndonje rol,nuk e di te bente ndonje brave dere apo diçka e tille.-e mbeshteti Tejlori.

-Mos e vrisni mendjen, ajo as nuk ka per te guxuar te dale ne skene.-thashe duke buzeqeshur.

-Çfare ke ne mendje?-me pyeti Vanesa.

-Diçka teresisht te thjeshte e mjaftueshme per ta hequr qafe deshtaken.-thashe duke i terhequr pas vetes edhe duke i ngulur thonjte posterit perpara se te ikja perfundimisht.

Shfaqja po afrohej edhe tere ato dite i kalova duke shkruar mesazhe te gjitheve qe do te ishin spektatore,nuk pata asnje kundershtim. Dihej Dilani nuk do e merrte vesh se une po e organizoja te gjithen.Kishte per te dale diçka qe do te mbahej mend per shume gjate edhe do hynte ne historine e gjimnazit.

Dita e madhe erdhi qe ishte edhe dita e fundit e semestrit te pare. Me kishte kapur pak emocion megjithate asgje per tu trembur por serish duhet te isha e perqendruar. Salla po mbushej plot, pra gjithçka po shkonte sipas planit. Une po qendroja ne prapaskene pasi Dilani kishte vendosur t'i uronte fat asaj teveqeles te cilen as fati nuk mund ta ndihmonte. 

-Eja te shkojme zeme vendet.-i thashe Dilanit kur e pashe qe doli prej dhomes se zhveshjes ku ishte Lizi duke u bere gati.

- Aleksa pse nuk i thua diçka asaj?Ka qene e shqetesuar shume,me thote qe merr mesazhe nga njerez anonim por serish nuk ma ka treguar me detaje si gje. 

-Nuk kam ç'ti them, Vanesa meritonte te ishte aty. 

Dilani vazhdoi te lutej keshtu qe i thashe ne rregull edhe e pashe Lizin qe qendronte perballe pasqyres duke shtremberuar buzet ne menyre te vazhdueshme po dihej qe nuk me interesonte.

-Paç fat Lizi, pafshim.-thashe duke u matur te iki.

-Aleksa prit. Degjo me vjen keq per Vanesen, ajo doli me mire se une por serish zgjodhen mua. Vertet qe nuk e prisja.

-Po ke te drejte, Vanesa duhet te kishte fituar.-i thashe ftohte.-Ik bej performancen me te mire qe mund te besh.

-Aleksa une...-u mat te thoshte ajo por ngrita doren edhe ajo ndaloi se foluri.

-Suksese.-thashe edhe ika. U bashkova me Dilanin edhe shkuam te zinim vendet tona.

Tashme dritat u fiken edhe u ndezen vetem ato te skenes. Lizi doli ne skene edhe ne vend te duartrokitjeve pershendetese kishte veçse heshtje. I vetmi qe duartrokiti pak ishte Dilani po i hutuar qe asnje nuk po levizte edhe ai ndaloi shpejt. Ndonese isha pak larg arrita ta dalloja friken ne fytyren e Lizit. 

Ajo mori fryme thelle edhe nisi te bente monologun e saj. Ne momentin qe nisi te gjithe u ngriten ne kembe edhe nisen te brohorisnin me te madhe "Hileqare surratpatate" edhe duke i mbajtur gishtat e medhenj te dores poshte. Zeri patetik i Lizit nuk po degjohej me por vetem thirrjet e te gjitheve. Zoti Tomas edhe perfaqesuesit e Akademise te Arteve nisen te na thoshnin ta ulnim zerin e te mbanim qetesi. Pushuam nje moment edhe u ulem serish. Zoti Tomas i beri me shenje Lizit te rifillonte. 

-Çfare dreqin po ndodh?-mu kthye Dilani.

-Nuk e kuptoj pse habitesh, mesa duket te gjithe jane te mendimit se Vanesa duhet te ishte aty.-ia ktheva krenare. Dilani nuk foli me por u kthye nga Lizi per te pare vazhdimin e shfaqjes.Mirepo edhe ne nuk kishim mbaruar. Bera nje shenje edhe disa nga nxenesit vrapuan drejt skenes edhe nisen te prishnin objektet qe ishin vendosur per ta bere sa me mire skenen. Lizi qendronte aty e tronditur pa ditur ç'te bente. Disa mesues shkuan te kapnin keta nxenes te pamatur mirepo nuk do ishte e mjaftueshme. Dikush nga skena hodhi nje tullumbace me boje qe e kishte ne çante edhe e hodhi drejt Lizit duke e goditur drejt e ne koke duke e mbuluar te teren me boje te zeze. 

-Hileqare!Hileqare!-nisem te bertisnim te gjithe kete here edhe me fort edhe duke hedhur edhe ç'te na zinte dora drejt skenes edhe drejt zotit Tomas edhe mesuesve te tjere. Disa objekte kapen edhe Lizin e cila vrapoi per te shkuar ne prapaskene. 

Ajo shfaqje u mbyll qe perpara se te niste, une ndihesha triumfuese pasi e dija qe pas kesaj Lizi do kerkonte shpernguljen edhe me ne fund nuk do e shihja me ate fytyre acaruese, do shpetoja prej saj.

-E kisha gabim.-thashe duke u gelltitur edhe psikologia me shihte me keqardhje. Pyesja veten ç'mendonte kur degjonte tere keto.

-Kjo ishte nisja e gjithçkaje?-me pyeti zonja Uells.

-Mendoj se po. Pas kesaj,ndodhi ajo.-thashe duke belbezuar.

-Çfare mban mend prej asaj dite?Shpesh kur dikush kalon nje traume te rende emocionale...

-Gjithçka!-thashe duke e nderprere. Doja qe ky moment i rrefimit te vinte sa me vone mirepo tani nuk kishte zgjidhje tjeter perveçese ta thoja.

Kapitullin tjeter nis aksioni xp

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now