Kapitulli i shtate

103 24 39
                                    

Disa here e kisha ngacmuar Lizin ne profilin e saj te instafotos, duke ia perplasur ne fytyre sa sa e gjore ishte, se sa njeri i humbur ishte edhe qe ishte e tepert ne kete bote.Ndoshta e ekzagjeroja atehere por ne ate moment nuk kisha gje tjeter ne mendje perveçse ta hiqja qafe njehere e mire.

Hyra ne banjon e shkolles per tu rregulluar disi pasi pas pak do te dilnim ne fushe per te bere performancen tone. Nxorra shkelqyesin nga çanta edhe u mata ta vendos kur degjova nje lloj zeri te mbytur keshtu qe hodha nje sy rrotull po askush nuk ishte.

-Ka njeri ketu?-thirra edhe kujtova filmat e frikshem ku kjo lloj pyetje te çonte ne nje skene vrasjeje. Personi qe ishte aty ndaloi se zhurmuari edhe pashe njeren prej dyerve te tualeteve te hapej ngadale. Pashe Lizin te dilte me syte e skuqur edhe me nje mori farcoletash ne duar.

-Lizi? Ç'po ben ketu?-thashe pa arritur ta besoja qe kjo krijese me qepej kudo qe te shkoja.

-Me fal Aleksa, kam kaluar disa dite te keqija.Mendoja se me ndryshimin e qyteteve e tere kjo do mbaronte por eshte bere me keq.-tha duke shfryre hundet qe gje me beri te me perzihej. Ishte e kuptueshme lehtesisht qe edhe ne shkollen ku kishte qene dikur duhet ta kishin vene ne loje edhe ç'eshte e verteta nuk habitesha pasi ajo ishte teper acaruese mirepo nuk kisha ndermend te qendroja aty e te degjoja historine e jetes se saj duke qene se nuk me interesonte aspak.

-Nuk e di ç'te te them.-thashe duke u kthyer serish nga pasqyra e duke vene shkelqyesin.

-Aleksa mendon se jam e bukur?-me pyeti edhe nje e qeshur me shpetoi edhe pse u perpoqa shume ta mbaja gje qe beri Lizin te me shihte dyshimshem.

-Lizi eja pak.-thashe pasi u qetesova disi.-Shikoje pak veten. Shiko pak mua.

Lizi hidhte syte here nga une e here nga pasqyrimi i vetes se saj edhe dukej sikur ende nuk po e kuptonte ose ndoshta shtirej si e paditur.

-Mendoj se e bera te qarte.-thashe duke shkuar te merrja çanten time e te ikja.

-Por Aleksa une gjithnje kam menduar se bukuria me e rendesishme eshte ajo e brendshmja.-tha zhgenjyeshem.

-Ate shprehje e thone deshtaket per te ngushelluar veten.-thashe duke rrotulluar syte.-Kjo gjeja e bukurise se brendshme eshte vetem nje budallek.

E vura re qe u lendua megjithate aq me bente. U mata te iki serish por ajo serish foli.

-Po tani ç'ke?-thashe disi e bezdisur.

-Po sikur te me vesh pak tualet?Vetem pak, prinderit e mi nuk me lene.-tha duke bashkuar duart e duke mu lutur. Dihej qe nuk kisha ndermend te vendosja makiazhet e mia te shtrenjta siper fytyres se saj si zvarranik.

-Nje here tjeter Lizi, duhet te iki tani.-thashe duke hapur deren e duke ia mbathur qe prej andej.

U bashkova me vajzat e tjera edhe nisem te brohorismim per Vjedullat tona qe erdhen me vrap ne fushe. Perveç adrenalines se rivaliteteve te skuadrave ndjeja edhe nje lloj kenaqesie qe po e beja Lizin te ndihej aq keq. Mjaftonte te vazhdoja ne ate rruge edhe ajo do zhukej. Natyrisht ne mendje e kisha gjithnje ne menyre te figurshme.

Ate ndeshje e fituam si gjithe te tjerat,nuk na ndalte askush. Ishte dite e premte keshtu qe kishim vendosur per ta festuar ate fitore,do ishim kryesisht nxiteset e tifozeve edhe djemte e skuadres megjithate do merrnim edhe dike jashte si ndonje te dashur ose une qe ftova Vanesen. Po shkonim te gjithe drejt makinave kur pashe afer tribunave Dilanin me Lizin e u afrova tek ta duke menduar se ç'dreq tjeter e kishte zene ate te semuren.

-Dilan eja, do vonohemi per te plazhi.-thashe duke injoruar prezencen e Lizit.

-Nje moment se erdha.-me tha edhe u kthye serish nga Lizi.-Jepi pra Eliza eshte vetem nje feste.

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now