Kapitulli i pesembedhjete

109 25 73
                                    

-Te nderuar teleshikues mire se erdhet ne edicionin e mengjesit te lajmeve. E nisim kete dite me nje lajm trondites ku ne oret e para te mengjesit u gjet trupi i pajete i nje vajze tetembedhjete vjeçare me inicialet V.S. Trupi u gjet i mbytur ne ujerat e lumit te Uellsterinit.Policia eshte ende duke e hetuar kete ngjarje te rende shkaqet e se ciles mbeten ende per tu zbardhur. Tani do te kalojme ne ngjarjet politike...

Mora telekomanden edhe fika televizorin. Ende nuk po arrija ta fusja ne mendje faktin se Vanesa nuk ishte me, ishte duke folur me mua edhe me pas u zhduk. E dija qe Lizi kishte te bente me tere kete por problemi ishte se nuk mund ta vertetoja. Nderkohe ne zyre hyri babai im. 

-Gjetet ndonje gje?-e pyeta duke mbajtur perbrenda se ndoshta kjo nuk ishte pune e asaj por ndoshta nje aksident i frikshem. Dihet qe vdekja e Vaneses me bente te ndihesha vertet keq pasi kisha humbur nje shoqe te mire por nese Lizi nuk do e kishte bere do me jepte nje fare lehtesimi.

-Nuk ka shenja dhune,nuk duket ta kete sulmuar dikush. Mjeket ligjore dalluan nje frakture ne koke por kjo eshte shkaktuar kur ka rene ne uje edhe ka perplasur koken ne ndonje gur gje qe e la pa ndjenja edhe me pas eshte mbytur duke qene se nuk ka mundur te dale dot ne siperfaqe. Aleksa degjo duhet te jesh e qete edhe mundohu te kujtosh gjithçka nga telefonata qe bere me te. Deshmia jote mund te ndryshoje çdo gje. Deri tani duket si ndonje aksident por nuk mendoj se nje vajze si Vanesa mund te rrezohet aq pakujdesshem.-perfundoi me se fundi babai tere shpjegimin e tij.

-Jam gati te jap deshmine time.-thashe me ze te ulet pasi isha me te vertete e lodhur,nuk kisha me fuqi per asgje. Me shume ndihesha e zemeruar pasi ajo e krisura tashme kishte sulmuar dike qe e kisha te afert. Shihja babain tim,ai ishte marre me vetevrasjen e Lizit edhe tashme me Vanesen po sikur te sulmonte ate apo mamane, mendova Dilanin, ndoshta tashme qe ajo nuk mund ta kishte me mund t'i shkrepte ne koke ideja qe meqe ajo nuk ia doli dot ta bente te sajen atehere as une nuk mund ta kisha. Me rrenqethej e gjithe qenia vete duke menduar.Nuk doja te vdiste dikush tjeter per fajin tim.

-Aleksa tashme do vije rreshterja e do te te marre ne pyetje. Une nuk mund ta bej pasi konflikt interesi.-tha edhe para se te dilte me perqafoi fort duke me premtuar se kishte per tu zgjidhur çdo gje. Vazhdimisht e degjoja kete shprehje por mbetej vetem aty nje shprehje e shqiptuar edhe aq, ne te vertete gjerat dukeshin te shkonin gjithnje e me keq. Nderkohe rreshterja hyri ne zyre.

-Jemi gati.-tha ajo edhe babai doli nga zyra.

-Atehere Aleksandra me shpjego çdo gje, nga fillimi deri ne fund.-tha ajo edhe ndezi nje regjistrues zeri.

-Nuk po mundesha te flija mbreme, shkoja sa andej e kendej por serish asgje. Edhe ne ate moment mendova t'i telefonoja Vaneses edhe ajo u pergjigj.Ishte duke bere vrapin e saj te zakonshem te mengjesit heret. Ishte afer ures kur e mora une, ndoshta ndaloi kur nisi te flase me mua. Nuk kishte asgje, ishim thjesht duke folur kur me pas ajo ndaloi. E degjova te pyeste nese kishte rrotull diçka. Ajo pa diçka jam e sigurte per kete edhe ne ate moment telefonata u nderpre. Problemi eshte qe nuk e di se çfare pa.

Rreshterja thjesht me pa duke pritur nese do te shtoja diçka tjeter edhe pas nje momenti heshtje mori fjalen.

-Kishte ndonje armik ajo, dikush qe do t'i bente keq?

-Jo nuk kishte, ajo ishte nje vajze e forte dinte si ta mbronte veten.

-Po ç'mendoni se ka pare ajo?Aleksandra ka shume rendesi kjo pasi eshte momenti perpara se te vdiste.

-Mendoj se ajo pa...mendoj se pa Lizin.-thashe me ngurrim pasi e dija qe nuk do me besonin.Ata nuk mund te arrestonin nje fantazme.

-Lizin?-pyeti ajo pa me kuptuar.

Kujdes prej DështakëveWhere stories live. Discover now