29💛

267 29 78
                                    

Ora ishte rreth 11 e gjysme e mbremjes,nderkohe qe Colton ishte ne klub me Kleon.Sigurisht kur ky i fundit i kishte rregulluar punet e dashurise do t'i duhej te ishte ngushellues per kete te parin qe ende luftonte me kohen.Si zakonisht kishin porositur alkool,por Kleo nuk pinte shume.

"O Kleoooo"-bertiste Colton i trullosur nga 7 teket e uiskit qe kishte pire deri me tani edhe pse muzika ishte shume e larte dhe serisht nuk degjohej.

"Me thuaj shpirti vellait"-iu drejtua Kleo duke i lexuar buzet.

"Me duhet te iki ne banje"-tha Colton dhe u mundua te mbante ekuilibrin.

"Te ndihmoj?"-e pyeti Kleo.Colton mohoi me gishta dhe ashtu duke caluar eci drejt tualetit.

Sigurisht aq i dehur sa ishte beri 10 rruge per te arritur deri ne tualet.Ishte ironike se si jeta po e perplaste.Pikerisht ajo koha qe po priste ai.Njehere e kishte Lunen ne krahe,buzeqeshte,e perqafonte,e ndihmonte,nuk e linte te rrezohej,i rrinte ne koke e nga ana tjeter e gjente veten duke pire pasi Luna kerkonte kohe,ende kohe.U mbajt ne lavaman,por koka po i rrotullohej.U perballte me pasqyren por nuk mund ta shihte veten ne fytyre.Ndenji per pak aty.

Pas pak castesh u degjua dera qe u hap dhe u mbyll me celes.Colton kishte ulur koken ne lavaman dhe dalengadale po e ngrinte per te pare se kush erdhi.U kthye,por imazhi i personit perballe ishte i turbullt.Ferkoi mire syte dhe pa nje vajze.Ajo s'ishte Luna e tij,por ai e imagjinoi si te ishte ajo.Sigurisht alkooli i kishte bere lavazh truri.

"Colton zemer"-tha vajza perballe tij dhe e terhoqi duke e mbeshtetur ne mur.Coltonit nuk i mbanin kembet dhe syte i kishte te mbyllur.

"Lunaa"-tha Colton.Vajza perballe qeshi.E kush tjeter vecse Parisi.Kishte shume qe e priste kete moment.Filloi dalengadale ti zberthente kemishen Coltonit i cili kishte perenduar.

"Lu!"-tha ai me ze te lodhur.

"Ketu jam zemer"-tha Parisi duke vazhduar lojen e piste me Coltonin e dehur.

Filloi ta prekte trupin muskuloz te pasanikut naiv.U afrua tek buzet,ia preku e me pas i bashkoi me te sajat.Hoqi bluzen qe kishte veshur siper dhe tanime ishte vetem me te brendshme.Nxorri telefonin dhe beri nje foto duke vendosur dolen e Coltonit ne gjoksin e saj.Colton mori fryme thelle dhe hapi syte.Pikerisht ne momenin kur nuk duhej.Paris u largua menjehere nga ai,por Colton i mbylli serisht syte.Plani i saj perfundoi.U vesh serisht dhe doli nga banja per te vazhduar festen.

Colton nga ana tjeter u rrezua ne pllakat e banjes.E zuri gjumi te dehur ne maksimum.As qe ia kishte idene se cfare po ndodhte me jeten e tij.As nuk e dinte qe tanime gjithcka mori fund.Kleo nga ana tjeter shkoi ne tualet per ta kerkuar.E ngriti me veshtiresi deri ne makine dhe keshtu u kthyen te dy ne hotel.E ndihmoi te ngjiste shkallet e hotelit e me ngadale e coi deri ne dhome.

Shkoi ne banje dhe mbushi nje kove me uje te ftohte.Nuk donte ta semurte,por duhet ta bente.Ia hodhi siper Coltoni dhe ky i fundit u zgjua dhe nga gjumi dhe pija i doli duke bertitur nga te ftohtet.

"Cfare ben mor idiot?"-iu drejtua Kleos.U ngrit nga krevati i bere qull per te gjetur ca rroba e per t'u nderruar.

"Kleo"-tha ai,"Cfare ndodhi?"-tha Colton teksa pa perreth.Nuk i kujtohej asgje dhe se dinte pse ishte ne dhome ne ate moment.

"Nderrohu dhe flasim"-Colton veshi rrobat e tjera,freskoi edhe njehere fytyren dhe me pas u ul afer Kleos per te biseduar.

"Shok cfare te ka ndodh ty keshtu? Pse gati cdo dy nete ti je ne kete gjendje? Pi pafund,dehesh,une te coj ne hotel e ti nuk mban mend asgje"-nisi Kleo te flase,"Une te kam vella,te kam shpirt,por s'dua te te shoh ne kete gjendje.Une e ula hunden e lashe krenarine dhe nuk durova dot me.E mora Xhoanen afer vetes,aty ku duhej te ishte para dy vitesh kur u ndame dhe tani nuk kam ndermend ta le per asgje ne bote.Kam vendosur ta kaloj jeten me te e te mos hallakatem sa andej-kendej.Ia kam shprehur ndjenjat perballe,ne fytyre,duke i lexuar syte e duke mos pritur asnje pergjigje.Syte e saj tregonin qe me donin mua dhe nuk kishte vend per debat.E s'do kete ndonjehere.Jo me...Nuk dua qe ti te jesh ne kete gjendje,vella.Dua qe ti dhe Luna te jeni bashke ashtu sic jemi une dhe Xhoana.Po ne djall koha! Njerezit per ca momente jetojne.Koha mund ta mbaroj dashurine tuaj.Mund te mos ju lejoje ta duani njeri-tjetrin...Nuk dua te te tregoj gjithmone se c'bej une me Xhoanen apo te te keshilloj per te njejten bisede se mbase edhe te bezdis.Por thjesht dua me te miren per ty dhe e di qe per ty ajo eshte Luna.Nese e do aq sa thua miku im,shko neser tek ajo dhe perqafoje,puthe,shprehi ate qe ndjen e mos prit per kohen.Mesa kuptoj une ju po i lini hapsire njerezve t'ju ndajne jo kohes..."-nderkohe qe Kleo shprehej Colton e degjonte me vemendje.E kishte nderpritur gjithmone duke e pyetur per ndonje gje,por kete here e la te lire te shprehej.Ndoshta ai kishte drejte.Po Kleo kishte te drejte! S'duhet ta zgjasnin edhe me shume me kete kohen.Koha e mbaron dashurine.

Ate mbremje a mengjes i hershem sic mund te quhej,Colton mori nje sy gjume per t'u qetesuar e per ta marre disi veten.Te nesermen  do perballej me Lunen...

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now