3💛

457 39 64
                                    

"Colton zemer"-tha Luna e pergjumur duke ferkuar syte.Teksa mundi te shihte lirisht pa qe ne shtrat Colton mungonte.Ora ishte 6 e 15 e mengjesit dhe ai nuk ishte.U ngrit per ta kerkuar ndoshta ne tualet a ne kuzhine.Priti pak me idene se po lante fytyren,por Colton nuk doli.Kerkoi serisht,por Colton nuk u gjend.E mori ne telefon,por zilja e tij u degjua nga dhoma e gjumit.Telefonin e kishte harruar ne dhome,kudo qe kishte shkuar.Luna pergatiti dicka per te ngrene dhe filloi te behej gati per diten e pare te punes.Beri ti telefononte serisht Coltonit,por u kujtua qe se kishte marre me vete telefonin.U be gati,u vesh dhe telefonoi Xhoanen nderkohe qe doli nga shtepia.

"Xho ca ben?"-foli Luna.

"Po iki per pune.Ti?"-ia ktheu ajo.

"Edhe une.Kam diten e pare me uro fat"

"Pac fat shpirt!"-i tha Xhoana.

"Ej e ke pare gje Coltonin verdalle?"-pyeti Luna.

"Jo? Ora 7 e gjysme moj ku mund ta kem pare? Pastaj une sa dola"-ia ktheu Xhoana.

"Epo mire.Flasim me vone.Te puth"-dhe Luna mbylli telefonin.U ndje disi e shqetesuar per endacakun Colton por u lut qe s'kishte ndodhur asgje.Pershendeti pronaren e re.Me ne fund nuk do ti duhej te merrej me ndonje zoti Johhny tjeter.

Le te themi se si dite e pare pune ishte mese e ngarkuar.Njerez pafund qe blinin veshje me tekat personale te gjithesecilit.Ishte e lodhshme te merreshe me lloje te ndryshme njerezish,mendje te ndryshme.

"Me fal,"-tha nje zoteri qe hyri ne butik teksa Luna bo shkruante ca llogari ne kompjuter.

"Po me se..."-dhe Luna u habit kur perpara syve iu shfaq nje imazh i njohur.Nje imazh qe se kishte marr malli fare.Por me besoni kur ju them fare fare.

"Hënëz"-u hodh personi perballe.Ishte pikerisht ai tipi,lloji i te cileve Luna e urrente te merrej.Zoti Johnny.

"Zoti Johnny"-qeshi ironikisht,"C'kenaqesi! Me se mund t'ju ndihmoje?"

"Punon ketu?"-pyeti Johnny.Dhe sigurisht pyetjet e tij idiote nuk kishin ndryshuar.

"Po"-tha ajo shkurt.

"Doja nje dhurate te vecante per dike"-tha ai.

"Per nje vajze a nje djale?"

"Sigurisht qe vajze.Gjerat kane ndryshuar Hënëz.Jemi bere ca romantike kohet e fundit"

"Aha po.Shume mire"-iu kthye Luna si ti thoshte 'po edhe?'.

"Ti besoj je akoma me ate pasanikun?"-dhe Johnny hyri drejt e ne teme.

"Ma do mendja qe hoteli eshte ende yti?"-ia ktheu Luna.

"Po? Sigurisht qe po.C'ndodhi? Mos te lindi deshira te punosh serisht me mua?"

"Epo sic hoteli eshte yti dhe gjithmone do jete edhe une jam me Coltonin"-i tha Luna dhe beri te kerkonte per nje fustan te shtrenjte.

"Si paske lene ironite!"-tha Johnny por Luna nuk ia vuri veshin.

"Ky fustani eshte me i vecanti e me i shtrenjti ne dyqan.Kam pershtypjen se cmimi s'perben problem per ju"

"Te lutem!"-tha Johnny.E teksa kjo bisede e shpifur mbaroi,Johnny u largua.Me shpresen qe s'do shiheshin me Luna iu kthye punes.

Oret kaluan shpejt dhe Luna mbylli orarin e punes.U be gati per te dale dhe eci per ne shtepi.Kur hyri brenda nje qetesi e madhe kishte pushtuar shtepine.Pa perreth po s'kishte asnjeri.

"Taaaa"-u hodh Colton i cili doli nga cepi i murit.

"O zott! Kalama!"-u hodh Luna e frikesuar.Ndezi dritat dhe pa Coltonin.

"Ku je futur ti djale? Sa here te kam marr ne telefon? Si u zhduke qe pa gdhire? Ku ishe?"-Luna bertiti me te madhe e shqetesuar.

"Shpirt qetesohu! Te tregoj une,po ulu njehere"-Colton e shoqeroi deri ne kuzhine ku e drejtoi drejt tavolines se shtruar.Kishte blere ushqim te gatshem,por ne njefare menyre ishte munduar te sajonte nje darke per te dy.

"Te befte mire zemer!"-tha ai dhe u ulen te dy ne tavoline.

"Tani me trego!"-tha Luna e cila shfryu nga lodhja e tepert dhe ktheu nje gotez te madhe me uje te ftohte.

"Me telefonuan nga nje firme dhe me kerkuan per nje set fotografik.Si model"

"Dhe ti pranove?"-Luna ishte serioze.

"Shkova te flisja.Pashe vendin,situaten,pagesen e te gjitha keto.Ne fund pranova"

"Colton domethene e thua seriozisht?"-i tha Luna.

"Ka ndonje gje te keqe shpirt?"

"Colton a s'duhet te flisje njehere me mua? Ne diskutuam bashke per punen time,madje shkuam ta shihnim bashke.Ti a s'me prisje dot mua? Dhe aq me teper duhet te ikje si fantazme qe pa gdhire?"

"Shpirt qetesohu!"

"Shpirt qetesohu! Model pra zemer model.Do jesh ne qender te vemendjes dhe e gjithe bota do te doje ty.Po Luna? Luna as qe u pyet fare per kete pune"-Luna u ngrit nga tavolina dhe iku drejt dhomes.

"Luna shpirt"-dhe Colton i shkoi nga pas.

"Colton do fle! Jam e lodhur"-dhe ajo e cila u struk ne jorgan dhe i ktheu kurrizin.




P/S:Ju dua VERTET shumeeee♥♥ 11 vota parti i radhes

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now