11💛

334 34 52
                                    

Ishte nje dite e nxehte korriku,kur i gjithe grupi ishte mbledhur buze detit per te bere setin e pare fotografik.Colton,bashke me te tjeret,po beheshin gati ne ruloten aty prane.Nderkohe qe Luna po sistemonte vendin dhe po sigurohej qe gjithesecilit ti servirej nga nje pije e ftohte a ndonje kokteil per t'u freskuar disi.Pergatitjet e cdo gje ishin gati.Fotografite e para do ti bente Colton.Ai kishte veshur nje bluze me menge te shkurtra dhe nje pale pantallona plazhi.

"Colton je gati?"-pyeti fotografi.Colton pa nga Luna dhe buzeqeshi.Luna e pa me shume admirim.

"Po"-tha ai dhe seti nisi.Realizuan disa foto ne profil e ca te tjera me gjithe trupin.

"Dicka nuk shkon,"-u hodh nje nga ndihmes-fotografet,"Nuk ka atmosfere vere ne keto foto.Jane thjesht disa foto te bera buze detit,por pa asnje element tjeter veror"-tha duke pare fotot bashke me fotografin.

"E vertete,"-tha Parisi teksa doli nga rulota.Kishte veshur nje pelerine te holle me lule,disi te tejdukshme,qe nxirrte ne pah trupin e formuar dhe bikinit shumengjyreshe.Luna e pa me inat.

"Une them qe te zhvishemi"-nderkohe qe Parisi shqiptoi ato fjale Luna u kollit.Te gjithe pane nga ajo duke buzeqeshur.Epo kuptuan qe nje lufte vajzash po niste.

"Hiqe bluzen Colton"-tha ajo,"Fundja djemte per te treguar trupin e duan veren"

"Fantasike!"-tha fotografi.Colton beri si beri dhe hoqi bluzen.Luna ishte ne nivelin hard te nervave dhe ky set duhet te mbaronte sa me shpejt.

Colton zhvilloi edhe ca foto te tjera,kete here me gjalleruese e me verore.Me pas kaloi tek pjesa tjeter per te marre nje pije.

"Zemer"- i tha ai Lunes,por kjo e fundit nuk e ngriti koken.

"Faqekuqja e zemres sime"-i pershperiti Colton per ta ngacmuar me shume.

"Colton"-tha ajo prere duke e pare me inat,"Mos luaj me nervat e faqekuqes"

"Shpirt behesh shume e bukur kur je me nerva"-i tha Colton dhe i preku lehte faqen.

"Colton te thashe!"

"Ajaa! Me dogji doren faqja jote"-tallej ai,nderkohe qe Luna u be gati ti hidhte nje gote uje kokes.

"Ika shpirt ika"-tha duke qeshur Colton.Me pas iu bashkua serisht ekipit te fotove.

"Colton mire je?"-pyeti fotografi dhe Colton pohoi me koke.

"Tani eshte radha e setit me Parisin"-Sigurisht kur behej fjale per nje femer tjeter prane te dashurit te saj Luna e degjonte edhe ne fund te botes te ishte.U afrua me ca pije ne dore duke bere sikur sherbente dhe i dha Coltonit nje shikim vdekjeprures.

"Gati jam"-tha ai,por reagimi i Lunes nuk ishte i mire.Ndonese deri tani xhelozia e saj ishte nje shaka,kur behej pjese edhe inati gjerat shkonin jashte kontrollit.Colton u afrua ne 'pisten' ku zhvillonin fotot e bashke me te edhe Parisi.Fotot e para sigurisht ishin ca buzeqeshje te lehta,ca trupa ne distance dhe aspak dicka reale.Ne fakt fotografite asnjehere nuk tregojne dicka reale,jane thjesht ca trillime qe fshehin shume gjera.Edhe ne kete rast pertej atyre buzeqeshjeve fshihej shqetesimi i Coltonit.

"Colton buzeqesh pak!"-e orjentonte nje nga ndihmes-fotografet.Nderkohe Luna i humbi nga syte.Kjo e fundit u kthye ne hotel per te marre ca pije te tjera,peshqire dhe ca shazllone.Pas setit sigurisht te gjithe do benin plazh.

Ne deren e hotelit u perball me Johnnyn.E pa dhe uli koken duke u munduar ta kalonte.

"Henez"- i tha ai dhe e kapi nga krahu,"C'eshte kjo sjellje?Jam pronari yt"

"E di,Johnny.S'kam nerva tani te lutem"-tha Luna dhe serisht beri te ikte.Johnny nuk e lejoi.

"Johnny?S'me je drejtuar ndonjehere keshtu.Cfare ndodhi?Te merziti ai pasaniku?"

"S'ka c'te duhet ty!"-ia ktheu shkurt.

"Meqe m'u drejtove me ne fund ne emer them se ketej e tutje mund te me konsiderosh si mikun tend.E di qe si kemi patur ndonjehere mardheniet e mira,por fundja ndonjehere ata qe nuk ta merr mendja te ndihmojne"

"Nuk me duhet ndihma jote.Edhe nese do te mbytesha kurrsesi nuk do e kerkoja doren tende.Me fal,po e degjon veten kur flet?"ia ktheu Luna duke leshuar krahun e duke e pare ne sy,kete here pa iu dridhur qerpiku.

"Henez,"-tha ai,"Ndodh ndonjehere ne jete qe disa njerez i ke sot armiq e neser jane te vetmit miq qe te gjenden prane,kete mos e harro.Pasaniku eshte djale i levizshem.Mos prit qe te qendroje me ty gjithe jeten"-me fjaline e fundit Johnny i vuri kapakun gjithckaje duke marre si shperblim nje shpulle te forte.

"Mos guxo! Degjove Johnny?"-iu drejtua Luna me nje inat ekstrem dhe me sy gati te perlotur,"Mos guxo me te flasesh ashtu per Coltonin!"-dhe u largua e revoltuar.Johnny beri sikur ferkonte faqen e sikur ajo shpulle i dhimbti shume.Qeshi djallezisht dhe u nis drejt vendit ku ishte ekipi i fotove.

Luna u ngjit per te marre peshqire e shazllone,por emocionet nuk po e linin te merrte fryme.Ndaloi per nje moment te shkallet e hotelit.Sikur rendesa me e madhe te ishin sendet qe kishte ne dore e jo zemra dhe syte.Ndoshta vertet gjithcka ishte per Coltonin,gjithcka ishte per dashurine...por deri kur do duronte kur po i merrej fryma qe diten e dyte?E sa te tjera do shihte?



The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now