10💛

328 34 43
                                    

Luna nuk foli gjithe naten.U shtri ne shtrat e veshur me fustan dhe i ktheu kurrizin Coltonit.Ky i fundit u perpoq ne cdo menyre qe ta bente te qeshte,por Luna nuk jepte asnje reagim.Rreth ores 4 e gjysme Colton u dorezua dhe e zuri gjumi.Luna serisht nuk vuri gjume ne sy.Ende s'mund ta besonte se si fati e perplasi aq keq.Nuk donte te flente e qete me idene qe s'ka ndodhur asgje e ajo enderr te prishej ne mengjes.Thjesht do e kishte mbase me te lehte nese vuante me zhgenjimin.Rreth ores 6 u ngrit te nderrohej e te bente nje dush te fresket.Gjeti ca rroba pune dhe u be gati per te dale.Puthi lehte Coltonin ne faqe dhe zbriti poshte ne oborr.

Ne ate ore te mengjesit,nje diell i lehte bente drite ne gjithe oborrin.Nuk ishte zgjuar njeri e menyra me e mire per ta shijuar ate moment qetesie ishte duke soditur diellin qe puthte qiellin e dalengadale largoheshin nga njeri-tjetri.U ul ne nje nga tavolinat jashte,beri nje kafe dhe shijoi freskine e mengjesit.Me pas u ngrit te sistemonte banakun dhe filloi te fshinte tavolinat.

Rreth ores 9 klientet e hotelit,pronari,punonjesit,fotografi e gjithe te tjeret filluan te uleshin neper tavolina per te ngrene mengjes.Luna punonte bashke me nje djale,qe ishte kuzhinier dhe cdo gje ne lidhje me ushqimin e zgjidhnin ata te dy edhe pse ndonjehere kishte shume porosi.

Johnny u zgjua me buzeqeshje,teksa degjohej neper shkalle qe fliste me ca vajza.A kishte mallkim me te madh se ky per Lunen? Ai ktheu kokon nga banaku dhe pa Lunen.Sigurisht qe nuk do linte rast pa e ngacmuar e aq me teper tani qe ishte serisht pronari i saj,por kesaj radhe ne momentin qe do i fliste Luna u largua me tabaka ne dore per te cuar disa kafe ne oborr.Doli dhe ai ne oborr dhe u ul ne nje nga tavolinat.

Luna e pa dhe u drejtua per te ai,kur nderkohe Colton del nga hoteli.

"Miremengjes shpirt"-dhe e perqafon tek beli.Nuk i interesonte shume per fjalet e te tjereve.Luna buzeqeshi dhe vazhdoi punen.

"Miremengjes! Cfare do merrni?"-pyeti Luna Johnnyn.Ky i fundit la ne tavoline celesa pa fund,nje pakete cigare dhe telefonin nderkohe qe e linte Lunen te priste.

"Po"-tha pastaj duke bere sikur sapo e vuri re qe ajo kishte ardhur,"Miremengjes Hënëz"-tha ai me pas serisht me nje buzeqeshje.Luna nuk ia kishte qejfin.E vetmja deshire qe kishte ishte te fliste sa me pare me Coltonin.

"Dua nje kafe te shkurter dhe nje briosh me fruta pylli"-tha Johnny dhe u be gati ta ngacmonte.

"Hënëz shume e mire je bere sot"-tha ai dhe Luna ngriti vetullen.

"Porosia do vi menjehere"-tha ajo dhe u largua me nerva.Se duronte dot prezencen e atij njeriu qe e kishte bere te perjetonte poshterimet me te medha e qe mesa duket do e bente serisht.

"Luna"-thirri fotografi i cili ishte ulur me Coltonin.

"Oh Miremengjes!"-tha Luna e qeshur.Colton i shkeli syrin.

"E dashura jote eshte vertet punetore,Colton.Je shume me fat"-i tha fotografi.

"Sigurisht.Une kam me te miren"

"Luna mund te na sjellesh dy kafe? Dhe te lutem ne oren 3 duhet te jesh gati per setin ne plazh"

"Une? Por a nuk jam sherbyese?"

"Po.Zoti Johnny me tha qe duhet te rregullosh ambientin atje,cdo gje duhet..."-nderkohe Colton e nderpreu.

"Kush? Zoti Johnny the?"-Colton pa nga Luna.Ai u ngrit menjehere i revoltuar.

"A mund ta takoj kete zotin Johnny?"-tha Colton dhe fotografi ia beri me shenje ne tavolinen qe ai ishte ulur.

"Colton prit"-tha Luna,por ai nuk ndali.

"Gjithmone te njejten loje do luash ti? Kaq frikacak je?"-iu drejtua Colton nderkohe qe Johnny ishte fokusuar ne telefon.Pas ca minutash u kthye nga ai duke bere si i habitur.

"Oh pasaniku! Me ke munguar dhe ti"-iu kthye Coltonit dhe u ngrit te perballej sy me sy.

"Ne qofte se mundesh perballu me mua e mos guxo me ta perdoresh Lunen"

"Ta perdor? Jo,jo i dashur.Luna eshte keqkuptuar.Une thjesht ngaterrova banjen e djemve me ate te vajzave dhe ..."-Colton pa nga Luna.

"Si si? Ti e ke takuar Lunen .."

"Po.A s'te ka thene? Mbreme ne feste..."-Colton i gjuajti me shpulle Johnnyt.

"Mos guxo me!"-kapi Lunen perdore dhe te dy ecen larg hotelit drejt detit.

"Luna cfare ndodhi mbreme? Pse duhet te ma thote ai dhe jo ti?"

"Shpirt nuk isha ne gjendje te flisja.Ai u shfaq si fantazme dhe u merzita shume per kete rastesi te shemtuar.Ai eshte serisht pronari i hotelit dhe serisht do me jape urdhera.Por mos u shqeteso! Nuk me beri asgje "

"E as do guxoje ta beje.Ne do largohemi nga ketu.S'ke per te punuar asnje sekonde me shume.."

"Por Colton ti e do kete pune.Ende s'ke bere asnje set.Une per ty do beja gjithcka.S'me behet vone per Johnnyn,te thote c'te doje.Une te dua ty"

"Edhe une te dua ty e dashura ime,por s'dua ta besh kete gje per mua"

"Colton"-tha ajo dhe e perqafoi fort.

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now