20💛

302 31 75
                                    

Luna vazhdoi xhiron e saj buze detit.Deti ishte shume i qete dhe ishte momenti i duhur per t'u zhytur.Por Luna si gjithe melankoliket deshironte ta sodiste nga larg.Ndoshta deti do e kuptonte dhimbjen e saj.Ndoshta do i kunderpergjigjej me dallge te medha a ndoshta do ishte i qete duke e mbeshtetur ate.Nderkohe qe puthiste kembet ne ujin e ceket te bregut edhe rrotullohej edhe mendonte.Mundohej qe ta shijonte e mundohej ta perfytyronte sikur ishte vetem ajo dhe deti ne nje plazh aq te madh.Ndonjehere mbyllte syte,merrte fryme thelle dhe hapte krahet.Ndihej e lire.Ndihej si pulebardhat qe fluturonin siper detit.Merrte oksigjenin e duhur dhe arrinte te jetonte e lire.Per pak momente nuk mendoj per askend,as per veten e as per Coltonin.

Per pak momente ia la te gjithe barren detit dhe ashtu sic ishte u fut pak me thelle per t'u lare.Gjithnje e kishte enderruar te luante me uje,e veshur me rroba vere,pa i interesuar asnjeri.Donte gjithmone qe kete moment lumturie ta kalonte me Coltonin,por nuk mundte.Pasi luante me ujin dhe mbante syte mbyllur,rrotullohej si nje femije i lumtur.Ishte vertet nje kenaqesi.

Melankolikeve si ajo i mungonin vetem nje laps dhe nje leter.Ndoshta do shkruante historine e saj,ndoshta do qante mbi leter a ndoshta do qeshte.S'kishte rendesi.E rendesishme ishte qe ajo e shijoi momentin.Doli nga uji e lagur me gjithe rroba dhe u ul ne breg.

Mendoi te shijonte edhe pak panoramen e mrekullueshme qe te ofronte deti.Te qetesohej edhe pak me ate pamje para se ti kthehej rutines ne hotel.Aty prane saj u ul Hairi.Nuk foli ne fillim,nuk i vuri rendesi.Pas disa minutash Hairi nisi te fliste vete :

"Nje pafundesi e kalter qe te kenaq gjithe kokerrizat e shpirtit apo jo?"-tha ai dhe Luna pa me habi.

"Me mua e ke?"-pyeti Luna.

"A s'eshte fantastik deti?"-pyeti Hairi dhe u pane ne sy.

"Po"-tha Luna shkurt.Dhe ktheu serisht shikimin nga deti.

"Me fal nese te tremba"-iu drejtua Hairi.

"Jo,jo"-tha ajo me gjysme zeri,"S'me trembe"-sigurisht zeri i dridhej.Nuk e njihte e kishte frike.

"Une jam Hairi"-tha duke iu drejtua doren.

"Une jam Luna"-tha ajo duke i dhene doren por pa e pare ne sy.

"Nuk te ha.Thjesht te pashe qe ishe vetem e mendova se mos te duhet dikush te flasesh"

"Rrofsh,por me duhet te iki ne pune"-dhe Luna beri te ngrihej.

"Prit,prit!"-tha ai dhe e ndaloi,"Ne rregull.Kam une nevoje te flas me dike.A mund te flas me ty?"

"Me mua? Po une as te njoh.As ti mua..."-i tha Luna e habitur nga e gjithe kjo situate.

"Do ulesh pak te lutem?"-pyeti ai dhe i dha nje buzeqeshje miqesore.Luna pohoi me koke dhe u ul serisht ne breg.

"Se di ne ke qene ndonjehere e dashuruar,por une mendoj se dashuria eshte ndjenja me e bukur qe mund te perjetoj nje njeri.Sa here qe shoh detin me kujton dashurine time te pare"-nisi te fliste Hairi e dalengadale Luna filloi te perfshihej ne bisede.

"Vete deti eshte nje dashuri.Sikur vetem 5 minuta te kalosh duke e pare cdo shqetsim e dhimbje qe mund te kesh sherohet si me magji"

"Ndoshta do te duket qesharake,por do doja te kisha nje laps e nje leter tani"-tha Hairi dhe Luna pa nga ai.

"Ti? Wow!"-tha e habitur.

"A s'ke degjuar ndonjehere qe djemte mund te shkruajne e te lexojne?"-ia ktheu ai.

"Kam degjuar qe djemte qajne.Qe kane zemren e bute si nje qenush kur vjen fjala te dashuria.Por nuk kam degjuar per djem qe lexojne.Po kam pare djem qe ngacmojne,shajne,pijne..."-tha Luna.

"...dehen,kendojne,lexojne e dashurojne.Ka e qenie te tilla"-qeshi Hairi.

"Vertet? Atehere me thuaj nje liber qe ke lexuar"

"Te gjithe tulipanet e botes"-tha krenar Hairi.

"Po tallesh.Me thuaj qe po"-iu kthye Luna e nisi te qeshte.E qeshura e saj ishte vertet dicka e bukur.Johnny kishte te drejte.Ajo si meritonte gjerat qe i kane ndodhur.

"Te betohem.Eshte libri im i preferuar" Dhe biseda vazhdoi me diskutime rreth librave,muzikes,artit dhe sportit.Ishte nje bisede e kendshme mes dy njerzve qe nuk njihen,por ndonjehere biseda me te panjohur vlen me shume.Lunes iu kthye buzeqeshja per ato pak minuta qe bisedoi me Hairin.


•Ky part esh nje nder my fav❤️ shijojeni🦋
As i promised  @livefordreams111
martina_tonelli anime_0000 💓💓

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now