18💛

362 34 40
                                    

Ishte e veshtire.Ishte me e veshtire nga sa mund te mendosh.Nuk mund t'ia dalesh dot kur nuk ke prane njeriun e vetem qe ke ne jete.E veshtira nuk qendron te fakti qe s'ke askend tjeter,por te ideja qe nuk do e kesh me personin qe do me shume se veten.Luna ia kushtoi gjithe momentet Coltonit.I dhuroi dashurine,puthjet,perqafimet,lumturine,zemra ja dorezoi ne dore,shpirtin ia fali,endrrat e gjithcka tjeter.Ndoshta kishin vertet nevoje per te reflektuar.Per te kuptuar rendesine e njeri-tjetrit. 

Luna po merrej me pastrimin e hollit nderkohe qe mendonte.Ne mendje i erdhi biseda qe beri me Coltonin para se te ndaheshin.Ai i tha se 'nuk i dihet jetes,por ne e shijuam momentin'.I vinin lloj lloj mendimesh e deri ne ate pike sa te besonte qe Colton e kishte ndare mendjen qe me pare.Nuk dinte me c'te mendonte e c'te besonte.Mori fryme thelle dhe vazhdoi punen.Te pakten do kalonte pak kohe duke lare e duke fshire edhe pse serisht zemra i bertiste 'Colton!Colton!'.Kush e ka fuqine ta ndaloje zemren te doje fundja?

Nga ana tjeter Colton ishte ne oborr,i veshur me rrobat e plazhit,syzet ne koke dhe nje portofol si marsup.Po shihte oren e dike priste.Ne ate moment i vjen nje mesazh ne telefon.E lexon dhe largohet drejt detit.Aty syte i pane dike,pikerisht personin qe po priste.

"Colton"-dhe personi perballe vrapoi drejt tij duke e perqafuar.

"Vella!"-tha Colton dhe e perqafoi po ashtu.Ishte Kleo.Nuk do rrinin pa u kenaqur as kete vere te dy se bashku.Ishin shoke te ngushte e normalisht qe do perkrahnin njeri-tjetrin.

"Vellai im!"-tha Colton i lumtur.

"Mire boll me more me te mira se do te ndihmoj une"-ia preu Kleo dhe shkuan drejt hotelit per te rezervuar nje dhome e per te lene valixhet e Kleos.

Bashke me te kishte ardhur edhe Xhoana.Shoqja e ngushte e Lunes,ne te njejten kohe edhe ish e dashura e Kleos.Ndonese ishin ndare ata ende ndjenin per njeri-tjetrin,por dihej qe kur behet fjale per krenari asnjera pale nuk fliste.Ajo hyri ne hotel ngadale dhe dukej sikur verboi te gjithe hollin.Floket i hodhi ne kurriz dhe hoqi syzet.Colton dhe Kleo shihnin te habitur nga recepsioni.Nderkohe qe ajo nisi te pyeste per nje dhome,dy djemte bene sikur nuk e kishin mendjen.

"Po zonjushe.Dhoma 312,kati 3"-dhe recepsionisti i dha celsat.Xhoana pa njehere nga ata dhe i foli Coltonit.

"Ckemi Colton.Luna eshte ne dhome?"

"Hey Xhoan! Do jete diku verdalle duke pastruar"-i tha Colton nderkohe qe mori nje reagim serioz nga Xhoana.Me shume siguri dy shoqet kishin folur me njera-tjetren dhe Xhoana dinte gjithcka.Sa per Kleon,Xhoana as qe e vuri re fare qe ai ishte me Coltonin.

U ngjiten ne dhomat e secilit per t'u sistemuar.Pas pak castesh Xhoana doli ne oborrin e hotelit per t'u ulur diku per t'u qetesuar nderkohe qe priste Lunen.

"Xhoan"-thirri Luna e cila erdhi nga hyrja e hotelit.

"Lu"-tha ajo dhe u perqafuan.U ulen ne nje nga tavolinat jashte per pak caste.

"Si te shkoi rruga?"-pyeti Luna.

"Mire,zemer.Si je ti? U lodhe ndopak?"

"Pak,Xhoan.Jam me shume e merzitur"-tha Luna dhe beri me shenje nga Colton i cili po dilte nga hyrja e hotelit bashke me Kleon.

"Te kuptoj.Do kaloj! S'do lej asnjeri te te merzise"

"Faleminderit shoqe!" Pasi biseduan edhe ca mes shoqesh,Luna u ngrit te vazhdonte punen.

"Flasim me vone.Me shume mundesi do vi ne darke nga dhoma jote"-i tha Luna,mori koven dhe shtupen dhe filloi te lante.

Colton dhe Kleo po benin planet per ne darke.Sigurisht djemte gjithmone zgjedhin te tregojne 'vuajtjen' duke bredhur neper klube nate.Edhe kete here po mendonin per nje feste qe behej aty prane hotelit ne nje lokal buze detit.

"Ta dine ato te dyja c'kane humbur"-u hodh Kleo.

"Por ti dhe Xhoana keni gati 1 vit qe jeni ndare apo..."

"Sidoqofte flasim ndonjehere.Por ajo duhet ta kuptoje c'ka humbur.Edhe Luna"-tha Kleo si nje djale krenar.Colton dhe ai rroken duart.

Rreth ores 5 pasdite ne hotel mberriti nje klient i ri.Nje djale tek te 20,brun,me floke kafe,me syte geshtenje,i gjate.Kishte veshur nje bluze te zeze me menge te shkurtra adidas dhe nje pale pantallona sportive po te se njejtes firme per t'i kombinuar.Kishte veshur nje pale atlete te zeza e ne duar mbante nje cante sporti.

"Ka ndonje dhome te lire?"-pyeti ai recepsionin.

"Me lini te shoh"-tha recepsionistja.

"Kam folur me Johnnyn..."-tha ai nderkohe qe Johnny po zbriste nga shkallet e hotelit.

"Djalëëë"-bertiti Johnny dhe e perqafoi fort.


The Lucky Girl 2...|✔️Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu