15💛

319 36 38
                                    

"Edhe une keshtu si ty doja dike.Ishte nje vajze e bukur.Shume e bukur"-i tregonte Johnny Lunes nderkohe qe rrinte i ulur buze pishines.Luna nderkohe ishte aty prane duke fshire oborrin.As qe e kuptoi ne fillim se me ke e kishte.Iu duk si nje budalla qe fliste me vete.

"Ishte nje vajze e pasur,Hënëz.Cdo gje e blinte me para"-dhe Luna ktheu shikim nga ai.

"Perse duhet ta di une historine tende?"-i tha Luna.

"Vetem me degjo.Dua te shfryhem diku.Kam nevoje te shprehem"

"Po pse te une? Kam pune per te bere sic me keni lene porosi"-tha ajo.

"Lere fshesen dhe eja ulu!"-Luna e pa cuditshem.Beri si beri u ul edhe ajo buze pishines dhe lagi paksa kembet.

"U njohem ne shkolle.Gjithcka ishte e bukur ne fillim.Une i shkoja mbrapa,i blija cokollata e patetina.E si nje femije ajo u genjente e lumturohej.Me kalimin e kohes kuptova qe ate e lumturonin shume dhuratat qe i beja,qofte edhe cokollatat a gjerat e vogla qe i bleja.Kuptova qe ne zemren e saj nuk kishte dashuri,nje moment kur ajo tha 'cfare jemi ne? Ti nuk me ke blere ende nje lule'.Pa nje cift,ku vajza kishte lulet ne dore.Aty e humba.Kaloi e nje kohe dhe dicka tjeter ndodhi.Mora vesh qe kishte kaluar naten me nje djale..."

"Johnny me fal qe te nderpres,por...perse duhet ti di une keto?"

"Dua me te miren per ty Luna.Ti s'je njeri i keq,po jeta te ka perplasur me te tille njerez.E di qe s'me beson e s'do t'ia dish per mua,pasi jam sjelle keq me ty.Thjesht dije qe po ti them per te miren tende...ne kete jete i vetmi njeri qe nuk do te te braktis kurre eshte vetja jote.Sado te te duan te tjeret e sado dashuri mendon se do te japin prap vetja jote te do me shume.Ajo fundja s'te tradheton kurre.Ben si ben ia del qe ti sinkronizoje mendimet me ndjenjat edhe pse ndonjehere eshte shume e veshtire...Te lashe qellimisht ketu per te te thene keto.Nuk doja qe ti te perballeshe serisht me situata xhelozie a me sherre me Coltonin ne fotografite qe do bej ai me Parisin"

"A te kam thene shume here te mos flasesh keshtu per Coltonin? Pastaj c'te intereson ty se si jemi ne? Si sillemi ne me njeri-tjetrin ? C'te intereson xhelozia apo inati im?"

"Coltoni nuk eshte engjell.As une nuk jam.Por ama e di shume mire se c'te mban zemra.Ndonese e do ti serisht ke frike se mos te tradheton.Fundja ate e duan dhe e adhurojne te gjithe..."

"Johnny ku do te dalesh pas gjithe ketij relacioni?"

"Dua te mos lendohesh prap,Hënëz.Je njeri me zemer te mire e zakonisht te tjeret zgjedhin pikerisht keta njerez per ti vrare aty ku i dhemb me shume.Nuk dua qe te merzitesh e te lendohesh.Me fal ne qofte se e kam bere dikur,por nuk genjej kur them se mund te me konsiderosh si mikun tend"

"A vertet mendon se me kete fjalim prekes do jemi miq? A e di sa gjera kam kaluar une prej teje? A e di sa here jam poshteruar? Sa here ke luajtur me mua? E serisht fati me perplasi me ty.A mendon se jam e kenaqur duke qene sherbyesja jote gjithmone? Nuk dua te jem mikja jote,as ti te jesh miku im.Heren tjeter kur te me besh moral zgjidh nje histori me te besueshme"-Luna beri te ngrihej por ai vazhdoi te fliste.

"Po ti a mendon vertet se une kam gur ne vend te zemres? Une nuk ndjej asgje dhe bej vetem veprime te keqija? Jam robot? Kam dashur edhe une Luna.E vazhdoj te dua.Vazhdoj ta therr zemren cdo dite vetem nga fakti qe s'mund ta kem ate qe dua.Une besoj ne dashuri,por jeta nuk beson ne mua.Ne nje moment a ne nje tjeter do kuptosh se kush eshte vertet prane teje.Ndoshta jo fizikisht,por me zemer..."-dhe ai u largua para Lunes.Luna mbeti e habitur.Ende se kuptonte Johnnyn dhe gjithe fjalet qe ai tha.Ndoshta s'ishte robot,por ajo nuk i harronte dot gjerat qe ai i kishte shkaktuar asaj.Ne ate moment do te donte qe dikush ta pickonte e te zgjohej nga ky makth qe i pane syte.Por,fatkeqesisht nuk ishte duke fjetur...



Parti i radhes 15votes❤️ Faleminderit!

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now