26💛

295 30 90
                                    

"Luna,"-i thirri Colton asaj nderkohe qe kjo e fundit po merrej me ca lista.Luna ishte ulur te recepsioni e sa degjoi Coltonin ngriti koken.

"Do vijne prinderit e mi bashke me vellain sot.Duan te kalojne dy javet e fundit te pushimeve ne Bodrum,ketu prane nesh"-Luna nuk foli thjesht i beri me shenje si ta pyeste "Se dine ata?".Colton mohoi me koke.

"Te pakten sot mos ma lesho doren.Neser do flas me ta"-tha Colton.

"Mire"-tha Luna shkurt.Colton u largua.

Mbremje

Ajo mbremje ishte disi e ftohte.Ndonese ishte ende sezon veror,serisht puhizat e lehta te eres kishin filluar te trokisnin ne mbremjet e gushtit duke lajmeruar dalengadale qe vera po mbaronte.Ne restorantin e hotelit ishte krijuar nje atmosfere e kendshme familjare.Johnny kishte shume te ftuar ate nate dhe sigurisht punonjesit kishin punuar deri vone.Gjithcka dukej e persosur,qe tek tavolinat e dekoruara,dritat perreth shumengjyreshe,pastertia e lokalit,qe ndjehej qe ne hyrje te tij dhe deri tek muzika e lehte ne sfond.

Ai qendronte ne deren e restorantit per te pritur te ftuarit e tij.Kishte veshur nje kostum te zi me nje kemishe te bardhe dhe kollare te zeze.Floket i kishte rregulluar me pak xhel dhe kishte sperkatur kudo me parfum.Ishte i buzeqeshur si rrallehere me pare dhe fliste me punonjesit e tij shume qete.

Nuk vonuan shume dhe te ftuarit e tij erdhen.Ishin nje grup i njohur i nje zinxhiri te madh hotelesh ne Amerike.Ishte mundesia e arte e Johnnyt per te bere biznes me ta.Duke u munduar te mos mendonte per Lunen,Johnny kishte vendosur te merrej me shume me biznesin e tij.

Nga ana tjeter Luna ishte dy kate me siper duke u bere gati bashke me Xhoanen e cila e ndihmonte.Ne te njejten dhome ishte Colton bashke me Kleon i cili e ndihmonte te zbukurohej.Luna kishte zgjedhur nje fustan te gjate ngjyre lejla,shume te bukur qe e bente te dukej si nje princeshe.Makeup nuk kishte vene shume,thjesht nje tonalitet lejla tek buzet per ta kombinuar me fustanin.Floket i kishte pjastruar dhe i kishte kapur me disa kapse ne njeren ane.Sigurisht meritat per look-un i kishte Xhoana,pasi Luna nuk ishte fare entuziaste.

Colton nga ana tjeter kishte zgjedhur nje kostum te zi,me nje kemishe te zeze dhe kollare te zeze.Nuk ishte duke shkuar ne asnje varrim,por ky ishte stili i tij.E sigurisht me trupin muskuloz qe kishte ky kostum nxirrte ne pah gjithe hijeshin e bukurine e tij.U rrotullonte disa here ne pasqyre per te pare se mos ndoshta kostumi nuk ishte hekurosur ne ndonje cep.I urrente detajet e tilla te vogla qe mund t'i prishnin gjithe pamjen.Ne fund hodhi parfum ne qafe i cili kunderrmoi kudo neper dhome.

Luna ndjeu aromen e tij si te ishte gjithe oksigjeni qe i mungonte asaj dhome.Me pas ajo u kthye nga ai dhe ai u kthye nga ajo.U pane ne sy e me pas analizuan gjithe veshjen e njeri-tjetrit.Nuk nxorren dot asnje buzeqeshje,ndonese zemrat e tyre i qeshen njera-tjetres.

Ne ate moment u degjua nje makine.Prinderit e Coltonit dhe i vellai mberriten dhe dalengadale te dashuruarit duhet te zbrisnin tek ata.Nderkohe qe familja e tij u sistemua ne nje nga tavolinat e restorantit,Luna dhe Colton ishin gati te zbrisnin.

"Prit pak"-tha Xhoana dhe nxorri nje trendafil nga canta e saj.Ishte ngjyre lejla.E vendosi ne xhepin e kostumit te Coltonit.Kleo qeshi.

"Mire e ka"-tha ai pastaj duke marre nje shikim nga Coltoni.Luna dhe Colton po dilnin nga dhoma,kur serisht Kleo i ndalon .

"Colton"-tha ai duke i dhene doren Xhoanes per ti treguar se edhe ai duhet t'ia jepte doren Lunes.Ata u pane serisht ne sy.Colton ia dha doren Lunes dhe keshtu zbriten nga shkallet.

"Luna je mire?"-pyeti ai nderkohe qe afroheshin drejt restorantit.

"Mire"-tha ajo.

"Te lutem buzeqesh pak!"-tha ai.Kerkuan me sy per familjen e tij dhe u ndeshen me shikimin e shume njerezve te habitur.Nder ta edhe me ate te Johnnyt.Luna ishte bere shume e bukur dhe sigurisht askush s'mund ta mohonte.Colton i shtrengoi doren dhe e shtyu paksa mbrapa vetes.Luna qeshi.

Takuan prinderit e Coltonit dhe vellain e vogel.

"Lunaaa"-u hodh ai.

"Zemer"-tha Luna dhe e perqafoi fort.

"Ashtu ee? Mire mire"-ia ktheu Colton.Nderkohe u ulen te gjithe ne tavoline.Moren nga nje menu e teksa zgjidhnin porosite e tyre edhe bisedonin.

"Luna mire ke qene zemer?"-pyeti i ati i Coltonit,"Nuk jemi takuar edhe aq shpesh per shkak se jam teper i zene ne pune dhe me duhet te kthehem vone"

"Ju lutem! S'ka problem"-tha ajo me miresjellje,"Mire.Edhe une me punen ketu"-tha e qeshur.

"Po ti bir? Si po te duket kjo puna ketu?"-pyeti e ema Coltonin.

"Ohoo goca plot! Ai po kenaqet o ma"-u hodh vellai i vogel.

"More ti!"-ia ktheu Luna,"Sikur ishim shoke ne!?"

"Upss me fal Luna!"-te gjithe qeshen.E teksa vazhdonin darkonin,Luna here shihte nga Colton e here mundohej ta shmangte edhe pse s'ishte aq e lehte.

Ne nje moment Lunes i bie telefoni.Ne ekran lexonte 'mam'.Heret e fundit ka qene Melodia ajo qe e kishte telefonuar,por kete here pati nje ndjesi te keqe.Ishte shume vone dhe me siguri Melodia po flinte.

"Me falni"-tha Luna teksa pati nje cehre te prere ne fytyre.U largua drejt tualetit dhe hapi telefonin.

"Vajze e mallkuar! Po ti paske qene e semure per para moj"-dhe ato fjalet iu perplasen ne fytyre si shigjeta qe depertuan drejt e ne sy dhe e ben te qaje.

"Sigurisht kur te thashe une te darkonim se bashku nuk doje..tani na qenke bashkuar me pasaniket.Patjeter,patjeter tryeza jone eshte e varfer...femije i keq! E poshter!"-dhe e ema vazhdonte te ishte e revoltuar.Luna s'merrte dot fryme e jo me ti kthente pergjigje.

"E di veten per vajze te mire keshtu? Po fundja per kete arsye ke punuar si sherbyese qe diten e pare...mashtruese! Per te zhvatur pasaniket e per te darkuar me ta.E mallkuar qofsh!"-perfundoi e ema dhe mbylli telefonin.

Luna u perkul tek lavamani dhe u mundua te shihte veten ne pasqyre.Aty erdhi Colton i cili sapo e pa ne ate gjendje e perqafoi fort.Ajo qau shume.Qau shume e serisht ishin krahet e tij qe e mbajten fort per te mos u rrezuar.

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now