14💛

334 34 34
                                    

Colton u mendua ca ate mbremje.Ende s'po e kuptonte qe veprimet e tij po e lendonin Lunen.Ta besh xheloze te dashuren tende me dike tjeter nuk ishte ndonje fitore e madhe.Ajo merzitej e lendohej dhe sigurisht fajtori ishte ai.Duhet te bente dicka tjeter pertej puthjeve e prekjeve,pertej dashurise se trupave.Nuk duhej se s'ben qe ti mbyllte zenkat me puthje si te genjente nje femije me karamele.

U ngrit nga krevati dhe mendoi te dilte ne oborr per te marr me shume ajer ne ate mbremje te fresket.Ndoshta do i kthjelloheshin me shume mendimet.Nuk ishte askend aty jashte cuditerisht.Ana pozitive ishte se ajo qetesi e solli ne vete duke e bere te kuptonte c'lloj budallai ishte.Ora ne telefon ishte 23:00.Mendoi te dilte diku jashte hotelit.Vendosi te shkonte buze detit.Ndoshta dallget e detit do e kuptonin e ndoshta ndoshta do e merrnin me vete.Ne ate moment i tingellon telefoni.Ishte Luna.Eh sigurisht! Ajo ishte shqetesuar per te pavarsisht cdo debati qe kishin bere.

"Colton nga je?"-pyeti ajo me zerin e pergjumur.

"Buze detit,zemer.Fle ti!"-ia ktheu ai.

"A mund te vij te ty?"-pyeti Luna.Kishte vertet nevoje per te ne ate momente.E c'ishte ajo pyetje fundja?

"Hajde zemer,po vish dicka siper se eshte ftohte"-ia ktheu Colton.Pas disa minutash Luna ishte aty.

"Colton"-u hodh ajo.

"Luna"-tha ai dhe e mbeshtolli ne kraharor.Ajo ishte me pantallona te shkurtra,te holla dhe po ngrinte se ftohti.

"Perse nuk fjete? Pse dole ne te ftohte?"-iu drejtua ai.

"Nuk me zinte gjumi"-tha Luna e nderkohe te dy u ulen ne rere.Luna u mbeshtet ne kraharorin e Coltonin dhe ndenjen ashtu te strukur nen zemrat e njeri-tjetrit duke pare e duke ndjere detin ne ate ore te nates.

"E di Colton? Cfare do qe ndodh une nuk ia dal dot pa ty.Ti je gjithe bota ime"-tha Luna nderkohe qe Coltonit i erdhen ne mend fjalet e te emes se Lunes ne mesazhin qe lexoi.Ajo vertet s'kishte njeri tjeter vec tij.Ne fakt nuk ishte prane saj se ndjente keqardhje.Colton ndjente per Lunen nje dashuri aq te madhe sa nuk donte as veten e tij.Ndonese veprimet e tij kohet e fundit e kishin fshehur paksa ate dashuri.

"Zemer te kerkoj falje! S'kam dashur asnjehere te te merzis.Thjesht si kam vene re veprimet e mia"

"Colton! Nuk dua qe gjithe kohes te kerkojme falje e ne fund te puthemi e te fleme gjume...te lutem! Te rrime keshtu deri ne mengjes e te harrojme gjithcka"

"Luna te te them dicka?"

"Me thuaj"

"Te dua shume" -e puthi ne koke dhe e shtrengoi fort,"te betohem qe te dua shume fare"

E ashtu te dashuruarit ndenjen deri ne mengjes heret.I doli gjumi rreth ores 5 teper te rraskapitur e me shume dhimbje.I duheshin edhe dy ore te tjera ne shtrat per te drejtuar kurrizin e per te marre veten.

Sigurisht Luna u ngrit me heret.Bashke me nje mengjes te shpejt Luna u ngrit ne kembe.Ishte gati per tu perballur me pronarin e saj tipik,pasi ky i fundit kishte kerkuar mbledhjen e gjithe personelit.

"Miremengjesii"-tha Johnny i cili ishte teper buzagaz.

"Sot kemi disa te ftuar speciale dhe hoteli duhet te jete xixe.Duhet te krijojme nje atmosfere te kendshme verore,festive dhe me shume hare"Nderkohe qe i shpjegoi te gjithe punonjesve punet e tyre Lunen e la per ne fund.

"Hënëz si je?"-pyeti ai.Durimi qe Luna kishte kundrejt tij meritonte nje oscar.

"Mire zoti Johnny.Ju?"-me nje buzeqeshje ne fytyre aspak realiste.

"Zoti? U kthyem serisht ketu? Me pelqente me shume kur ishim miq.Cfare ndodhi? U pajtuat ti dhe pasaniku?"

"Ne s'jemi zene ndonjehere,c'thoni keshtu?"

"Ah po! Ai te ka lenduar ty.Eshte paksa i levizur ai.Me ka thene dhe Parisi.Kane biseduar disa here se bashku dhe eshte shume tip i qeshur me te gjithe.Kujdes Hënëz!"

"Sigurisht.Sigurisht.Nuk e di si do ja beja pa ju"

"Te lutem Luna! Per ty bej gjith..."-dhe u pane ne sy.Johnny pertypi peshtyme si te ndihej teper ne siklet.

"Sot do punosh gjithe diten ne hotel.Tek seti do shkoj Brayan"-tha ai dhe i shkeli syrin.Si ja bente valle? Ta acaronte,ta fuste ne mendime a ta ngacmonte ne te njejten kohe?

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now