17💛

330 37 79
                                    

Kishin kaluar 2 jave qe kur Luna dhe Colton kishin shkuar ne Bodrum.Pamja e atij vendi ishte vertet fantastike,plazhi,hoteli e cdo gje tjeter.Dy te dashuruarit kishin zgjedhur qe ate te diel te nxehte te shkonin per t'u freskuar ne plazh.Sigurisht qe as pune ne hotel e as sete fotografike nuk kishte ate dite.Sapo u zgjuan mes puthjesh e perqafimesh,Luna dhe Colton nisen te beheshin gati.Moren nje cante per te futur gjerat e nevojshme per plazh dhe dolen.Ne dalje te hotelit u ndeshen me Johnnyn.Dukej sikur ai djale kishte marre tapin e deres kryesore e ne cdo moment gjendej aty.

"Miremengjes"-tha me nje ton ironik.Ishte serisht i njejti Johnny,ndonese para disa ditesh u tregua teper i ndjeshem.Te pakten ashtu shfaqej,si te mos kish ndryshuar kurre.

"Miremengjesi"-ia ktheu Colton pa asnje reagim.Kapi Lunen perdore dhe te dy dolen.Johnny qeshi.Iu duk sikur Colton trembej se mos ai do ia merrte Lunen sa here i shihte bashke.

Nderkohe Luna dhe Colton u sistemuan ne shazllone.U zhveshen dhe menjehere vrapuan drejt detit.

"Mos me lag,se lagem vet"-tha Luna pa u futur ende mire.Prekte bregun me majen e gishtit te kembes e ndjente shume te ftohte.Colton nderkohe ishte hedhur dy-tre here.

"Hajde pra Lu! Dy vjece je?"-qeshte Colton,"Te pakten fute te gjithe kemben"Luna nderkohe e shihte me nje inat te papershkrueshem.

"Po lahu ti!"-ia ktheu ajo duke e nxjerre fare kemben nga uji.Colton priti sa priti,po nuk duroi dot me.Doli nga uji e beri sikur iu largua Lunes per te mos e lagur.Ne te vertete ai i doli mbrapa dhe e ngriti ne krahe.

"Colton jo!"-uleriti me te madhe duke terhequr vemendjen e njerezve aty afer.

"Shhh se le nam! Na turperove para njerzve"-i tha Colton me ze te ulet me nje ton talles nderkohe qe ecte bashke me Lunen ne krahe drejt nje thellesie.

"O Colton me zbrit! A dy vjec je?"

"Si the? Si the?"-tha Colton kur Luna perseriti fjalet e tij.Beri sikur do e hidhte sa Luna te mbyllte syte dhe me pas u zhyt bashke me te.Kur dolen nga siperfaqja e ujit ishin te perqafuar.

"Do ma paguash"-i tha Luna duke u larguar pak.

"Uroj te mos e paguaj shume shtrenjte"-dhe Colton afrohej edhe me shume sec largohej ajo.

"Col.."-tha ajo kur Colton iu afrua shume duke bashkuar buzet e tij me te sajat.E sigurisht deti ishte gjithmone deshmitar i dashurive me te medha.

Pasi dolen nga uji,ben nje shetitje ne breg te detit duke qeshur me njeri-tjetrin,te kapur perdore e duke kujtuar momentet me te bukura te dashurise se tyre.

"Lu a s'mendon dhe ti qe ne kemi shijuar shume momente te bukura bashke pavarsisht te gjithave?"

"Po me jep lamtumiren,keshtu?"-ia ktheu Luna me te qeshur.

"Jo,zemer.E kam fjalen,nuk i dihet c'na sjelle jeta,por ne kemi shijuar shume momente me njeri-tjetrin.Kemi jetuar dashurine tone"

"Colton c'po thua?"-e ne ate moment Colton e afroi afer vetes duke e perqafuar e duke mos thene asnje fjale me shume.Po kush dreqin e dinte se sa do zgjaste dashuria e tyre? A ishin ata te dy fati i njeri-tjetrit?

Pas pak castesh Luna dhe Colton u kthyen ne shazllone,por Luna shkoi me pare ne tualet.

"Henez,"-foli nje ze pas saj,"Epo duhet te gjejme nje vend me te pershtatshem se tualetin e inaguruam dy here"-u hodh Johnny.Luna mori fryme thelle dhe u kthye nga ai.

"Pse duhet te gjejme nje vend tjeter Johnny? Per c'arsye duhet te takohemi ne te dy?"

"Henez mos mu hakerre ne kete menyre"-tha ai nderkohe qe fshiu duart.

"Eja pak me mua!"-Luna pa e habitur,por Johnny e terhoqi.

"E shikon bukuroshin tend?"-i tha ai nderkohe qe kishin dale nga tualeti dhe po shihnin Coltonin.Ky i fundit ishte ulur ne shazllonin e tij dhe perballe kishte Parisin.

"A nuk rrini dot ti dhe Parisi pa u marre me ne? "-tha Luna dhe vrapoi drejt Coltonit.Sigurisht pas saj shkoi edhe Johnny.

"Colton,"-tha ajo,kur Colton u ngrit menjehere ne kembe.

"Surprizee!"-u hodh Johnny,"Epo them se meqe ekipi u plotesua te rrime te gjithe se bashku.Si thua Paris?"

"Shume ide e mire"-tha ajo dhe i shkeli syrin.Nderkohe Luna dhe Colton po shihnin te habitur.Nervat dhe acarimi kishin arritur kulmin.

"Johnny merre shoqen tende para se te behet ndonje skandal"-tha Colton.

"Po e perze?Mesa pashe une ti e ftove Parisin.Ajo nuk te han dhe as une nuk e marr Lunen nga ti qetesohu!"-tha Johnny dhe u largua bashke me Parisin.

"Colton ma shpjegon dot se c'po ndodh?Cfare donte Parisi ketu me ty?"

"Ti ishe me Johnnyn.Me the se do shkoje ne tualet..."

"Atje shkova.Tualeti eshte publik,shazlloni jone s'eshte.Me kthe pergjigje e mos e kthe biseden si te duash ti,por sic eshte"

"Luna a ke besim te une?

"Besim?Perse ma ben gjithmone kete pyetje dreqin?"

"Atehere cfare jane keto reagime e xhelozira te kota? Une te dua vetem ty.Nuk dua as Parisin e askend tjeter"

"Nuk eshte puna te dashuria,Colton"

"Ashtu? Meqe s'eshte puna te dashuria,meqe dashuria nuk mjafton atehere mendoj se ti dhe une kemi nevoje te rrime pak larg njeri-tjetrit"

"Cfare?S'mund ta marresh kete vendim i vetem"

"Jam lodhur nga kjo xhelozi.C'duhet te bej qe te besosh xhanem? Ti je ne cdo moment e shqetesuar,me nerva,e habitur,e frikesuar se mos te tradhetoj.Epo me vjen keq,por ate reflektimin qe me the para disa ditesh mendoj se ke nevoje ta besh ti.."-Lunes i dolen ca lot.Colton e pa ne sy dhe nuk mundi te thoshte asnje fjale me shume.Pas pask castesh u largua duke e lene Lunen vetem.

Shkendija pas shkendije dhe stuhia filloi.Ca re te zeza e kthyen dashurine ne nje shi te furishem me bubullima te shpirtit.Ndoshta kete here shiu s'do pushonte me.



P/S:Historine kam vendosur ta mbaroj deri ne fund.Do jene 32 pjese ashtu si te part 1.♥ Nuk do detyroj askend ta lexoj,ta votoj a ta komentoj,perkundrazi iu falenderoj per mbeshtetjen deri me tani.Partin e radhes do e postoj kur ta kem gati,pasi nuk kam asnje pjese ne draft.Historine e shkruaj dhe e postoj ne cdo part.S'kam asgje gati.uroj te mos iu zhgenjej deri ne fund.♥

Dani.

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now