27💛

275 31 59
                                    

"Luna mire je? Zemer kush te beri ne kete gjendje? Te lutem fol! Te lutem me trego!"-i thoshte Colton Lunes nderkohe qe kjo e fundit po mbahej me zor tek lavamani i banjes.Colton e afroi afer vetes dhe e perqafoi duke peshuar gjithe trupin e saj ne kraharorin e tij.Kjo e fundit ishte e pafuqishme,e dobet,si fizikisht ashtu edhe shpirterisht.

"Zemer me thuaj cfare ndodhi?"-i lutej Colton qe Luna ti tregonte.Ajo ishte vertet ne gjendje shume te keqe e nuk mundte as te shprehej.Sa do ti tregonte se me ke kishte folur heren e fundit,telefoni i ra nga duart.

Colton mori telefonin e bashke me te ngriti Lunen ne krahe.E mbajti deri ne dhomen e tyre pa u kthyer me tek restoranti.Prinderit u merakosen,por ne ate moment kishte rendesi Luna e Colton i harroi per nje moment.E shtriu Lunen me ngadale ne shtrat dhe u ul prane saj.Luna nuk e shihte ne sy dhe vetem qante ne anen tjeter.

"Luna!Luna ime!"-iu drejtua Colton duke i shtrenguar doren fort e duke ia puthur,"Me thuaj kush te solli ne kete gjendje" Luna mori fryme thelle,la lotet te rridhnin furishem e me pas u kthye nga ai.

"Mami im,"-tha ajo duke u munduar te fliste edhe pse lotet se linin.

"Cfare ka mami? Fole me te ?"-pyeti Colton.

"Ajo me urren,Colton.Me mori ne telefon kur po shkoja ne tualet..."-me ne fund nisi te fliste,"Me tha se isha e mallkuar,e perdale...me tha se te isha ngjitur ty qe ne fillim per shkak te parave te tua.Me tha se kam punuar qellimisht si sherbyese per te zhvatur pasaniket si ty...dhe se..."-edhe pse ia thoshte ato fjale nuk e shihte ne sy.I vinte shume turp dhe i dridhej zeri.

"Me tha se jam e perdale,e mallkuar...me tha se jam mosmirenjohese dhe se kisha darkuar pikerisht prane pasanikeve e jo me te"

"Pa prit pak...nga e dinte mami jot qe ne po darkonim bashke? Prinderit e mi nuk kane patur asnjehere kontakt me ta.E sigurt qe se ka marre vesh nga ta,por...nga kush?" Ne ate moment Luna hapi syte.Regjistroi edhe njehere momentet ne restorant qe ne hyrje.Analizoi gjithe situaten dhe mendoi se kush mund ti kishte informuar prinderit e saj.Shtrengoi grushtin fort,fshiu lotet dhe u ngrit.

"Mallkuar qofte!"-tha dhe beri te dilte.

"Zemer ku po shkon?Cfare ndodhi?"-pyeti Colton.

"E di cfare Colton? U lodha nga meshira e te tjereve.Askush nuk ka te drejten te me shtyp.Qofte edhe mamaja ime...faleminderit qe ishe prane meje"-tha ajo dhe Colton u ngrit duke u afruar prane saj.

"Gjithmone"-tha Colton dhe i mori ere aromes se saj.Mori fryme thelle dhe afroi buzet e tij tek te sajat.Kjo e fundit u largua.Ndonese Colton e ndihmoi kur ajo ishte ne ate gjendje,serisht ata s'ishin bashke e Luna s'mund ta hidhte ate hap.

"He pra Luna ti japim fund.Ne duhemi"-tha Colton tanime teper i lodhur nga ajo situate.

"Une nuk dua te ndjeshe meshire per mua.Dua qe vertet te vish te une kur jam e lumtur e te me thuash se e do vertet buzeqeshjen time.Une nuk kam nevoje per nje Colton qe me gjendet prane kur qaj nga fjalet e nenes sime a kur Johnny me ofendon.Une kam nevoje per nje Colton,i cili te jete arsyeja perse une buzeqesh.Ashtu sic ishim ne fillim.S'dua nje Colton qe te kap doren vetem se keshtu duhet para familjes se tij.Po une qava,isha e pafuqishme e vazhdoj te jete ndonese tani s'po qaj me.Te falenderova qe me solle ne krahe deri ne dhome a qe me perqafove atje ne tualet kur isha duke rene...por Colton,une te dua.Edhe ti me do.Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim dashurine tende,por thjesht dua te perjetojme ate dashurine qe perjetonim me perpara.Dua ate Coltonin,qe behej xheloz per qenushin qe vete ai me dhuroi e jo ate Coltonin,xhelozia per te cilin na shkaterroi te dyve..fol me prinderit.Ata na njohin.Ndoshta do te te keshillojne e ndoshta ate kohen qe i kemi dhene njeri-tjetrit do e kuptosh,do ftillohesh e do hapesh syte se kush vertet ne jemi.Po ne jemi dy njerez qe duhen,por qe s'jane bashke.Nuk mund te te puth ndonese do doja te te mbysja me puthje,sepse une nuk dua te te hedh krahet kur jam duke u rrezuar.Une dua te te jap doren per te mos u rrezuar me...Koha s'ka ardhur ende.Me kupto te lutem!"-dhe Luna u largua.

Ajo drejt zyres se Johnnyt edhe pse e dinte qe ky i fundit ishte ende ne restorant duke darkuar me te ftuarit e tij.E mori ne telefon,por Johnny ia mbylli.Vendosi ti shkruaj nje mesazh.Johnny erdhi menjehere.

"Hënëz c'ndodhi?"-pyeti e pas kesaj Luna nuk e lejoi me te flase.

"Une te urrej Johnny.Ndjej neveri per ty.E mallkoj faktin qe duhet te punoj gjithmone per ty...Une nuk te dua Johnny.Nuk te kam dashur ndonjehere.A mendon se duke u sjelle si i mire e si i sjellshem a duke me shprehur dashurine do me beje per vete?"

"Jo...un e di qe.."

"Me thuaj dicka Johnny.Ku vend e kishe lene qe do te hidhesha ne qafe e do te perqafoja nga fjalet do me thoshte ime me pasi te merrte vesh qe po darkoja me familjen e Coltonit? Poshte te dera e hotelit a ne banje ku takohemi kohet e fundit? Jam shume po shume e sigurt qe kete lojen e piste e ke bere ti.Ti je egoist.Do qe te te duan te gjithe.Une nuk jam budallaqe dhe nuk do te doja asnje njeri si ti..."-Luna ben te dale.

"Ah dhe dicka"-tha me shpine te kthyer,"Po marr disa dite leje per te mos punuar.Faleminderit"-tha pa e marr miratimin e tij.

The Lucky Girl 2...|✔️Where stories live. Discover now