🖤31🖤

48 14 10
                                    

Iu afrova vajzës me hapa të ngadaltë ,pasi nuk doja ta trembja apo të rrezikoja që ajo të thërriste për ndihmë. Vajza dukej më shumë e përgjumur se sa e frikësuar nga prania ime,ama unë e dalloja qartë habinë në fytyrën e saj,e mund ta kuptoja se përse. U përkula në gjunjë që të arrija të njëjtën lartësi me vajzën e vogël. E përkëdhela gjithë ndrojtje në faqe dhe i fola ëmbëlsisht.

-Si të quajnë vogëlushe?

-Yuki .-tha ajo dhe buzëqeshi.

-Sa ëmër të bukur që paske sheqerkë ! Yuki a nuk mendon se duhej të ishe në gjumë tani? Është natë vonë dhe vajzat e vogla si ty tani janë duke ëndërruar.

-Po unë kam etje.-këmbënguli vajza me zërin e saj fëmijëror. Ajo nuk duhej të ishte më shumë se pesë vjeçe.

-Dëshiron të vemi të mbushim një gotë ujë?-e pyeta.

-Po.-tha vajza duke tundur kokën,e pasi unë u ngrita në këmbë,më kapi nga dora,e me tjetrën vazhdonte të mbante lodrën e saj.

Vajza ishte shumë e këndshme dhe tepër e pafajshme për atë vend,por kështu isha edhe unë.
-Më tregon dot se ku ndodhet kuzhina Yuki?

-Posi jo, unë e di se ku është kuzhina,aty ka biskota. Të çoj unë aty,do një biskotë?-tha vajza dhe mua mu desh të mbaja të qeshurën.

-Faleminderit Yuki ,por mendoj se vetëm një gotë ujë mjafton. Si thua?-e pyeta.

Vajza ngriti supet duke mos ditur si të përgjigjej. Me siguri asaj duhej ti dukej e pa arsyeshme refuzimi i një biskote. Yuki nuk ma shqiti dorën,por vazhdoi të më drejtonte për në kuzhinë. U kthyem djathtas koridorit,përballë vendit ku ndodheshin shkallët. Ktheva kokën instikivisht,duke i parë shkallët me ngulm. Yuki ishte një e papritur ,e cila po më vononte jo qëllimisht,ama një mundësi e tillë mbase nuk më vinte më.
Por mua nuk më interesonte të mërzisja vogëlushen. Ajo mund të kërkonte për të mëdhenjtë nga çasti në çast. Edhe pse isha e frikësuar për vete,vajzës i buzëqeshja dhe ia fërkoja dorën e vogël me gishtin tim të madh të dorës. Dukej se i pëlqente ky afrimitet nga ana ime. Mamaja më ka thënë se ky është një gjest afeksioni tepër relaksues dhe vërtetë që vajza dukej e qetë,ashtu siç doja unë që të ishte.

-Ja arritëm.-tha ajo dhe ne hymë brenda një kuzhine që kishte madhësinë e të gjithë shtëpisë sime pothuajse.

-Prit këtu.-i thashë dhe vajza u tregua e bindur. E çoroditur nisa të kërkoja gotat e ujit.

Sapo i gjeta,e hapa ujin e çezmës dhe e lashë të rridhte ca ,që ta pinte të freskët. Mbusha gotën plot dhe e vendosa mbi banak. Mamaja nuk më lejonte kurrë që ta bëja një gjë të tillë në shtëpi. Ne nuk duhej ta shpërdoronim ujin,e ta linin të derdhej kot së koti,pasi uji ishte gjëja më e shtrejtë dhe më me kursim që kishim. Por ajo nuk po më shihte tani ndaj nuk më qortonte dot,kështu që unë mbusha edhe një gotë tjetër për vete ,duke ndjekur të njëjtën metodë. Iu afrova Yukit sërisht dhe ia zgjata njërën gotë.

-Pije vogëlushe.-i thashë dhe prita derisa e mbaroi së piri të gjithën,e më pas gëlltita edhe unë gotën time me shumë endje. Isha shumë e etur dhe uji i freskët ma shtoi atë edhe më shumë. Mbase mamaja ka të drejtë. Uji në temperaturën e dhomës nuk është dhe aq i keq pas së gjithash,tek e fundit ta shuan etjen më mirë.

-Faleminderit ëm...si quhesh?-më pyeti ajo duke më zënë në befasi.

-Unë?!-ia ktheva në mëdyshje nëse duhej ti thoja emrin tim të vërtetë apo thjesht të sajoja një.
-Sofia .-iu përgjigja pasi arrita në konkluzionin se nuk kishte çfarë të keqeje më të madhe të më vinte,nga kjo.

-Sofia?-pyeti ajo.

-Po.

-Ti je Sofia e Jongut?-pyeti ajo me pafajsi.

-Sofia e Jongut?! Çdo të thuash me këtë vogëlushe?-e pyeta duke u ulur sërisht në gjunjë në nivelin e saj,që ajo të bisedonte më lirshëm e më me vetëbesim.

-Vëllai ka që dje që nuk të heq nga goja Sofi. Mendoj se ai të do shumë.-tha vogëlushja.

-Nga e kupton se është dashuri Yuki?

-A nuk është dashuria të duash të jesh gjithnonë pranë një njeriu? Unë dhe Jongu duhemi shumë. Ai është pranë meje sa herë që unë kam nevojë për të. Por tani ai të do ty. Do që të jetë pranë teje,ndaj ai të do. Ti je Sofia e Jongut apo jo?-më pyeti ajo sërisht.

-Po...Besoj se unë jam.-ia ktheva e habitur nga sa po më zinin veshët.
-Yuki sa vjeçe je vogëlushe?-e pyeta.

-Nuk jam më vogëlushe Sofi. Unë jam kaq vjeçe.-tha ajo duke harkuar pak shpinën e zgjatur dorën para meje,gishtin e vogël të së cilës e mbante mbyllur.

-Bravo,vajzë e madhe. Por edhe vajzat e mëdhaja si ti duhet të flenë gjumë. Të të shoqëroj për në dhomën tënde?-e pyeta duke i buzëqeshur .

-Po unë s'kam gjumë.-tha ajo duke iu hapur goja.

-Gjithsesi lejomë të të shoqëroj njëherë Yuki. Mbase të vjen gjumi rrugës.

-Po biskotat? Ato janë aty.-tha vajza duke zgjatur gishtin në drejtim të banakut.

-Do i hash nesër Yuki.

Ajo pohoi me kokë dhe nuk e zgjati më. Më dha dorën sërisht dhe më drejtoi për në dhomën e saj ,e cila ishte akoma më e bukur se sa kuzhina gjigande. E vendosa në shtrat dhe e mbulova me kujdes. Teksa i fërkoja ballin që ta zinte gjumi më shpejt,ndjeva dhembshuri për të. Yuki ishte bija sekrete e Jin Kimit,i cili e fshihte nga bota me devotshmëri,njëlloj siç kishte bërë babai im,por me një ndryshim. Yuki nuk ishte e adoptuar.
Gjithnjë e më shumë bindesha se Jini ishte një njeri i lig në shpirt,që nuk mëshironte as të bijën.

-Fli tani.-i thashë vajzës ,së cilës pothuajse i ishin mbyllur sytë.

-Sofia !-tha ajo me zë të përgjumur.

-Po?

-Ti nuk do ta lësh Jongun vetëm apo jo? Nuk do ta lësh vëllain tim?-tha ajo dhe pyetjet e saj më rënduan më shumë se byzylyku që mbaja më parë.

-Fli tani vogëlushe. Nesër do jetë një ditë më e mirë për të gjithë ne.-i thashë duke ja ledhatuar duart e vogla,dhe ajo i mbylli sytë paqësisht.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now