🤍42🤍

20 6 8
                                    

Maria më kapi për dore dhe të dyja së bashku përshkuam shtëpinë deri jashtë në oborr. Edhe pjesa tjetër e shtëpisë ishte po aq e vogël dhe modeste sa dhoma ku kisha qëndruar,ama dukej tejet komode dhe e ngrohtë,një ambient ideal për këtë familje të vogël por që dhuronte shumë dashuri e energji pozitive. Të gjitha orenditë ishin prej druri dhe aroma e pishës mbizotëronte. Në Shpellë,shtëpitë prej guri nuk mbanin aroma specifike,përveçse kur gatuhej diçka,por dhe kjo nuk ishte aromë ndjellëse e dalluese.
Gruaj më tërhoqi shpejt dhe mua mu duk sikur dikush po ma zhgulte fare trurin nga koka,gjë që bëri të kisha pështjellime. Ndalova një hop dhe Maria më hodhi një shikim të merakosur dhe më kërkoi ndjesë.

-Më fal e dashur. Thjesht dua që edhe Çarlsi të të takojë sa më parë.-tha ajo.

-S'ka problem. Nuk ma goditët juve kokën zonja Hempstone,rashë vetë.-i thashë duke fërkuar tëmthat me duar,sikur do e largoja kështu migrenën.

-Më quaj Maria,ndryshe do më ngelet hatri.-tha ajo.

Pohova me kokë dhe pas disa çastesh arrita ta mblidhja veten e së bashku me Marian dolëm jashtë. Edhe nga oborri i përparëm i shtëpisë shihej e njëjta pamje. Shtëpia ndodhej në mes,si të ishte një ishull më vete brenda xhunglës,ku mbizotëronin lulet ngjyra-ngjyra e plot aromë në lëndinën e madhe. Po të mos isha kurioze të takoja burrin e Marias,njeriun që më kishte shpëtuar jetën,do të kridhesha në lëndinë me lulesh,pa e vrarë mendjen për ndonjë sulm të papritur nga babuinët apo nga ndonjë gjallesë tjetër e rrezikshme aty pari. Sapo iu afruam oborrit të pasëm,ku unë kisha parë burrin që çante drutë,Maria u step dhe hapi gojën e tmerruar.

-Çarls Hempstone ! Sa herë të kam thënë të veshësh rrobat e duhura? Mor burrë,rrezatimi nuk është një lojë !-foli Maria me ton qortues,kur e pa burrin e saj gjysëm të zhveshur e mbuluar në djersë.

Çarlsi u tremb nga zëri i gruas së tij dhe i shpëtoi së çari një dru të cilit do i binte me sëpatë. Kur ai u kthye nga ne,munda të pikasja një hije frike në sytë e tij. Mesa duket edhe burrat jashtë Shpellës i druhen nga ca grave të tyre,sidomos kur po iu ulërasin për t'i qortuar. Tek e fundit janë dhe ato njerëz ,apo jo?
Por hija e frikës nuk zgjati më shumë se disa sekonda,dhe mbase edhe mund të më kishin bërë sytë. Çarlsi drejtoi trupin dhe e la sëpatën menjëherë mënjanë,duke u mbështetur tek trungu i një peme që e priste në stivë për ta çarë në copa më të vogla. Ai bëri një hap në drejtimin tonë dhe foli me zë të qartë e hundor.

-Mirëdita edhe ty ,e dashur grua. Mjaft u merakose për mua. Të gjithë do vdesim një ditë.-tha ai dhe pa nga mua.-Zonjëz e vogël,shoh që qenke zgjuar dhe e paske marrë veten . Uroj të ndihesh më mirë.-tha ai dhe më buzëqeshi.

-Faleminderit zotëri,ju jam pafund mirënjohëse.-ia ktheva duke shkëputur kontaktin me sy.

Maria i vajti me të shpejtë pranë duke i hedhur supeve ,një këmishë blu me kuadrate të kafta,të cilën ai e kishte hedhur shkujdesur mbi bar. Ajo ia mbërtheu pullat e këmishës,një e nga një,duke u përpjekur ta bënte të shoqin të dukej sa më i paraqitshëm të ishte e mundur,por Çarlsi nuk arrinte ta fshihte dot bezdisjen . Ai dukej si një burrë që nuk kishte qejf t'i tregonte njeri se çfarë duhej të bënte,e se si të vishej,por gjithsesi të shoqen nuk e kundërshtonte dot. Edhe pse e veshi me pahir,Çarlsi i buzëqeshi në fund dhe e falenderoi për ndihmën dhe kujdesin. Atëherë Maria mu afrua bashkë me Çarlsin dhe përpara se unë të mund të bëja ndonjë pyetje,ajo më shpjegoi.

-Veshja është thelbësore gjatë ditëve me diell. Atmosfera nuk është pastruar akoma 100% nga rrezatimi i dëmshëm,ndaj edhe duhet të mbrohemi,duke mos zbuluar shumë nga trupi. Por Çarlsi nuk do t'ia dijë,apo jo Çarls?!-i hodhi një vështrim të rreptë Maria.

-Të thashë grua,një jetë kemi.-i tha ai dhe u kthye nga unë duke më shkelur syrin.

Nuk e mbaja mend herën e fundit që prindërit e mi kishin qenë të lumtur mjaftueshëm sa të luanin e bënin shaka me njëri-tjetrin. Vitin e fundit,përpara se unë të dilja nga Shpella,buzëqeshja dhe harmonia në shtëpinë tonë pothuajse u zhduk fare. I kalonim ditët në zymtësi dhe të mërzitur. Vështrimet e tyre më mëshironin,edhe pse e dinin se sa shumë unë e urreja të bëhesha subjekt mëshire,ato nuk e shmagnin dot. Unë isha vajza që do vdiste shumë e re,isha fatkeqja e shtëpisë,por tani thjesht nuk ndihem më shumë e bindur se kush e kishte fatin më të zi. Dielli shkëlqente në qiell,dhe unë arrija t'i ndieja rrezet e ngrohta,të ma depërtonin lëkurën nën rroba. Vetëm atëherë vërejta se nuk po mbaja veshur fustanin tim,por një fustan ngjyrë rozë të zbehtë,me mëngë të gjata,të ngjashëm me atë që kishte veshur Maria. Ajo duhet të ma kishte huajtur fustanin e saj,për të cilin duhej të kujtohesha ta falenderoja më vonë. Tani të gjithë ne ishim veshur me të gjata ,ashtu siç duhej,edhe pse bënte aq ngrohtë sa nuk duroheshin veshur.

-Nuk e dija,-i thashë Marias,- faleminderit për fustanin.

-Nuk kishe nga ta dije bijë. As mos e zër në gojë për fustanin,është i yti tani,unë kisha vite pa e veshur se nuk është më masa ime. Duket sikur është bërë enkas për ty.

-Ka njerëz të tjerë përveç nesh këtu rrotull?-pyeta edhe pse vetëm shtëpia e tyre dukej në atë zonë.

-Jo,këtu banojmë vetëm ne. Unë,Maria dhe djali ynë Henri.-tha Çarlsi më pas shtoi.-Të tjerët banojnë në qytetin e madh "Greenville".

-Përse ndodhemi këtu dhe jo me të tjerët?-fola dhe mënyra se si u shpreha ngjante si një akuzë e padrejtë.
Po tregohesha mosmirënjohëse. Po të mos ishin Hempstonët këtu,do kisha vdekur me kohë. Çarlsi qeshi lehtë duke parë konfuzimin tim dhe më tha :

-Sepse ne jemi Rojtarët.

-Rojtarët?!

-Po.-tha Maria.-Ne presim çdo njeri që del nga Shpella,i mbrojmë dhe kujdesemi për to,derisa ato vendosin të shpërngulen në qytet.

-E kush do të donte të ikte në qytet dhe të linte këtë mrekulli pas?-iu thashë e habitur,duke hapur krahët drejtuar natyrës.

-Kështu thonë të gjithë në fillim.-tha Çarlsi duke qeshur.-Por xhungla është një vend sa i bukur aq edhe i rrezikshëm,ti më mirë se kushdo e ke kuptuar tashmë. Pastaj qyteti është tjetër gjë.-tha ai dhe nuk e zgjati më tej edhe pse unë dëshiroja që ai të vazhdonte të më fliste më shumë për qytetin.

-I dashur nuk e pyete për emrin.-i tha Maria të shoqit dhe ai pa nga unë sikur sapo iu kujtua se nuk e dinte se si quhesha.

-Quhem Sofia Spellman,dhe gëzohem që ju njoh.-ia ktheva duke buzëqeshur ndrojtur.

-Sofia Spellman?! Më në fund.-tha Çarlsi njëlloj si e shoqja pak më herët,duke më konfuzuar sërisht. Çfarë kishte kaq të veçantë emri im që i bënte të reagonin kështu?

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now