🤍37🤍

6 4 0
                                    

Ishte e vështirë të qetësoje Brixhitën. Ndryshe nga unë ,lotët e saj rridhnin rrëke,dhe si vija dot faj. Padashur,kisha arritur të shkatërroja edhe jetën e një njeriu tjetër,duke u munduar të shpëtoja timen. Brixhita duhej të ishte aty brenda me të tjerët,por ajo ndodhej jashtë me mua dhe kjo gjë nuk shkonte aspak,s'kishte kuptim të dënohej në këtë mënyrë.

- Brixhita,më thuaj çfarë ndodhi?-e pyeta duke e fërkuar mes shpatullave që të qetësohej.

- Ato...ato më dërguan në qeli...më pas...më pas më hodhën jashtë ,si një mbeturinë e shoqërisë,pa më dhënë kurrfarë shpjegimi .-tha Brixhita përmes dënesave.

-Qetësohu të lutem,kështu vetëm sa po lodh veten. Ne duhet t'i ruajmë të gjithë forcat që kemi,për të pasur një shans sa do të vogël këtu jashtë.-i thashë duke u munduar ta ngushëlloja edhe pse edhe unë kisha nevojë po aq shumë për tu ngushëlluar.

-E si mund të qetësohem?!- tha ajo duke u ngritur vrikthi në këmbë,e duke lëvizur me këmbë e me duar si e çmendur.
-Na hodhën jashtë që të vdesim Sofi ! Si mund të jesh kaq e qetë?!- tha ajo dhe nisi të kollitej fort,ndërsa fytyra i ishte lagur nga lotët që nuk dinin t'i pushonin.

Doja t'i ofroja ujë të pinte,por nuk kisha ku ta gjeja. Ne vërtet na kishin lënë në mëshirë të fatit,pa veshje mburojë ,e pa ushqim dhe ujë.

-Nuk ishte rradha ime për të dalë.-tha ajo dhe vështrimi i saj tregonte se sa shumë më akuzonte e më mbante fajtore mua për fatin e saj të mjerë dhe vërtet që ashtu ndihesha edhe unë.

-Më vjen keq Brixhita...nuk di çfarë të them. Është i gjithë faji im. Ti nuk duhej të ishe këtu.-i thashë dhe mbulova fytyrën time me duar. Vërtetë që ndihesha e turpëruar për këtë të keqe që i kisha sjellë Brixhitës,dhe më e keqja ishte se nuk mund t'ia ktheja më jetën e saj mbrapsht.

-Oh ,Sofi ! Mos u shqetëso...nuk është faji yt.-tha ajo.

-Nuk qenka faji im?! E si kështu?!

-Po. Është faji i të dashurit tënd,Jongut.

-Ç'lidhje ka Jongu me gjithë këtë mesele?!-e pyeta.

-Pra e pranon që është i dashuri yt? Tipike.-tha ajo dhe i shpëtoi një e qeshur,ndërsa unë isha shumë e konfuzuar të reagoja.
-Ai më bindi të vija në kongres. Më tregoi se si mund të futem fshehurazi poshtë stolave,ku do qëndronit ju.-tha ajo.

-Po përse?! Përse do ta bënte diçka të tillë?

-Nuk e besoj as vetë veten për këtë që po them,por mendoj se ai djalë të donte prej vërteti Sofi. Ai mendonte se po të kishe një fytyrë familjare e miqësore pranë,do të të jepte zemër,në rast se do kishe frikë apo ndonjë krizë paniku.

-Në fakt,ti më ke ndihmuar goxha Brixhita. Nuk e di nëse do ja dilja pa ty aty. Por se kuptoj,përse pranove të rrezikosh kaq shumë për mua ! As në ëndërr nuk do të shihja ty të bëje ujdi me njerëzit që urren më shumë,koreanët.

-Përse thua?! Sepse ai të përmendi ty. Ti kishe nevojë më së shumti për mua Sofi dhe unë duhej të isha aty me çdo kusht.-tha ajo dhe fjalët e saj më prekën.

-Nuk di ç'të them Brixhita...jam pa fjalë. Faleminderit ! Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu. Nuk do doja kurrë të dënoheshe edhe ti me vdekje.

-S'kemi çfarë t'i bëjmë tani. -tha ajo duke ngritur super.- Çfarë u bë u bë,se kthejmë dot mbrapsht. Pastaj më duhet ta pranoj se nuk e bëra vetëm për ty. Kisha shumë dëshirë të shihja kongresin e famshëm e të merrja vesh se çfarë bëhej aty brenda.- tha ajo dhe edhe pse ishte errësirë mund ta dalloja se fytyra i ishte skuqur,njëlloj si një fëmije që i tregon prindërve sekretin që ka mbajtur fshehur për kaq gjatë.

-Ah,Brixhita ! Mbeshtes e pandreqshme !-ia ktheva me ton qortues dhe të dyja nisëm të qeshnim.

-U ndjeva si heroinë kur rrëzova atë rojen që të mbante ty.-tha ajo.

-Po,luftove si një luaneshë e vërtetë. Këtë ta kam borxh gjithë jetën Brixhita.

-As mos e zër në gojë. Ti do bëje të njëjtën gjë për mua.-tha ajo dhe unë pohova me kokë. Mes nesh mbizotëroi heshtja sërisht dhe u ulëm ndenjur me kurriz nga porta prej guri,që na kishte lënë jashtë.

-Nuk më dhanë asnjë mundësi të përshëndetesha me njeri.-i thashë Brixhitës pas pak çaste heshtjeje.

-As mua Sofi. Por besoj se kështu veprojnë me njerëzit që duan t'i heqin qafe sa më parë. Të mos i lënë mundësi kundërshtimi. Unë prandaj i urrej kaq shumë. Nuk ka drejtësi aty brenda,bëhet çfarë thotë më i forti ,e pastaj na shiten për idealet që kanë. Se si shoqëria e Shpellës është elitare krahasuar me botën e vjetër,para apokaliptike.-tha ajo.

-Ja që paske pasur gjithmonë të drejtë. Nuk duhej të të kisha vënë kurrë në dyshim.-i thashë.

-Kjo nuk vlen për të gjithë ama. Ai Jongu,i dashuri yt,më dhemb pak ta pranoj,por është ndryshe nga rraca e tij.

-Në fakt jemi të martuar.-i thashë Brixhitës duke i treguar rrethin tim që e mbaja akoma në gisht.

-Ti je e çmendur !-më tha ajo dhe qeshëm të dyja sërisht.

-E di se ngjan egoiste nga ana ime,por jam e lumtur që je këtu me mua Brixhita.-i thashë pas disa minutash ,por ajo nuk u përgjigj më.

Brixhitën e kishte zënë gjumi me kokën e vendosur mbi supin tim. E gjora vajzë,ka hequr kaq shumë për mua sot sa e pllakosi gjumi,pavarësisht se sa të tmerruara ndiheshim që ndodheshim jashtë Shpellës ,në këtë territor të huaj dhe vdekjeprurës. U pendova menjëherë që u shpreha e lumtur ta kisha pranë. Ishte njëlloj si të doje të tërhiqje një person pas vetes,që të mos vdesësh vetëm. A mund të isha më egoiste se kaq?
Fatmirësisht që Brixhitën e kishte zënë gjumi nga lodhja,e mbase nuk ka dëgjuar gjë.
Unë u përpoqa të rrezistoja derisa kapakët e syve mu rënduan ,dhe më rrëmbeu një gjumë i paqtë si Brixhitën.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now