🤍50🤍

25 6 27
                                    

Kaloi thuajse një orë përpara se të tërë të ishin pastruar a të ishin gati. Kisha qëndruar e tërhequr në një cep të divanit ,ku deri pak më parë kisha qenë duke fjetur paqësisht,dhe tundja këmbën me nervozizëm. Maria dhe Henri qëndronin përpara meje në këmbë ,dhe nuk e hapnin gojën t'i përgjigjeshin vështrimit tim pyetës, pa ardhur edhe Çarlsi. Pasi ai hyri në sallon,dhe më të fund të gjithë ishim mbledhur,ishim pastruar e ndërruar,përfshirë dhe mua,çehrja e Marias dhe Henrit  sikur u çel me një hije lehtësimi. Çarlsi iu bëri me dorë të uleshin në divanin përballë meje. Të tre u rreshtuan sipas rradhës,duke e lënë Marian në mes.
Teksa i vështroja me ankth ,në pritje për fjalët e tyre,më dukej vetja sikur ndodhesha përpara një jurie dhe do jepja provimin e jetës,vetëm se pyetjet duhet të isha unë ajo që i bëja.

-Atëherë.-tha Çarlsi.-Ndihesh më mirë bijë?-më pyeti ai me ton atëror të cilin kisha kaq shumë ditë që ëndërroja ta dëgjoja sërisht.

-Nuk  di ç'të them ! Mendoj se ndihem aq mirë sa do ndihej dikush po të ishte në vendin tim.-ia ktheva duke e parë në sy.

-Mbase do ndihesh më mirë kur të marrësh vesh atë që ne dimë për ty. Tek e fundit,ne jemi Rojtarët e këtij vendi dhe ndër vite na është dashur të ruajmë jo pak njerëz. Ama dihet që shumica e njerëzve vjen me sekretet e tyre,dhe eksperienca ka treguar se është më e lehtë t'i ndash me të panjohurit.-tha Çarlsi.

-Mendoj se kështu po e frikëson akoma më shumë vajzën e çmendur baba.-tha Henri i cili u përpoq të më buzëqeshte,por mua më shkuan sytë tek qukat që i ishin formuar në hundë nga dielli.

-Henri !-e qortoi Maria duke e pickuar në krah.

-Oh ,më dhëmbi !-u ankua ai,por nuk e zgjati shumë kur hasi shikimin e shtrëmbër që po i jepte e ëma.

-Nga t'ia nisim?-tha Çarlsi sikur kërkonte mendimin e Marias,për ta filluar mbarë.
-Kur unë u martova me këtë grua të mrekullueshme që qëndron pranë meje,-vazhdoi të thoshte Çarlsi duke i puthitur gishtat e njërës dorë me të Marias,-ne banonim në qytetin e madh Greenville. Aty ka lindur edhe Henri. Por ajo që dua të them është se detyrën e Rojtarëve e morëm plot njëzet vite më parë. Kur erdhëm këtu,Henri nuk ishte veçse një picirruk pesë vjeçar dhe e mbanim gjithë kohës brenda,nga frika se po të dilte jashtë mund ta sulmonin egërsirat.

-E kuptoj.-e ndërpreva rrëfimin e tij,duke sjellur ndërmend që të gjithë egërsirat që kisha hasur nga momenti që kisha dalë nga Shpella.

-Henri është gjithçka për ne Sofia. E kemi pritur për shumë vite me rradhë dhe na erdhi si dhurata më e çmuar nga Zoti,të cilën nuk donim ta humbisnim apo ta rrezikonim kurrë.-tha Maria.

-Mama,nuk mendoj se Sofia ka nevojë të dëgjojë këto gjëra.-tha Henri dhe qukat e tij dolën më në pah nga përskuqja që i mori fytyra. Henri ndihej në siklet,por unë nuk rrija dot pa i pyetur për atë që bluaja në mendje.

-Atëherë përse vendosët të vinit në mes të xhunglës,në vendin më të pasigurtë për çdo qenie njerëzore? Nëse e donit kaq shumë birin tuaj dhe i druheshit lëndimit apo humbjes së tij,a nuk do ishte më mirë ta kishit rritur në qytet?-i pyeta.

-Ke shumë të drejtë për këtë pyetje që bën Sofia. Është e njëjta pyetje që i kam bërë dhe vetë vetes vitet e para të qëndrimit këtu.-tha Çarlsi.
-Për çfarë ia vlen të rrezikohet gjëja më e shtrenjtë në jetë?-vazhdoi ai.-Për të ruajtur humanizmin tonë besoj.

-S'po kuptoj.-ia ktheva e konfuzuar nga fjalët e tij.

-Ne jetonim të qetë dhe të lumtur në qytetin tonë Greenville,i cili ka çdo lehtësirë që duhet,për të kaluar një jetë të mirë dhe të qetë. Askush nuk guxonte t'i afrohej xhunglës dhe askush nuk dilte i gjallë nga ajo. Dhe ne nuk ishim fare në dijeni për ekzistencën e Shpellës. Askujt nuk ia merrte mendja se brenda asaj xhungle të tmerrshme ekzistonte një qytetërim që fshihej thellë brenda një shpelle prehistorike.-tha Çarlsi.

-Nuk e dinit për ne?! Unë mendoja se Greenville ishte i populluar nga banorët e Shpellës që i kanë nxjerrë jashtë për të vdekur !-thashë,pasi mendja më ishte mbushur plot dhe goja fliste vetë.

-Po sigurisht që jo,Sofia ! Greenville ka plot dy shekuj që është ndërtuar dhe numëron me mijëra banorë. Ne nuk dinim asgjë për Shpellën deri përpara njëzet vitesh ,kur dy të rinj arritën të arratiseshin të gjallë nga xhungla mizore. Kristina dhe Noah Johnson,na hapën sytë rreth qytetërimit të fshehur në thellësinë e xhunglës. Ato dy të rinj guximtarë kishin shpëtuar për mrekulli,por me lëndime të mëdha në trup. Ishte Maria ajo e cila i dalloi nga larg tek vinin drejt shtëpisë sonë.-tha ai.

-Në fillim mendova se ishin thjesht një çift të dashuruarish,nga mënyra se si djali i kishte hedhur krahun supeve të vajzës. Më pas vajza u pengua,dhe të dy u rrëzuan duke lëshuar tinguj të përvuajtshëm. Ato ishin të lënduar,kjo dukej qartazi tashmë,dhe unë lëshova peshqirin që po fshija pjatat dhe renda me vrap drejt tyre.-tha Maria dhe bëri një pauzë të vogël,sikur po mundohej të mblidhte mendimet që të mos i humbiste asnjë detaj pa thënë.

-Kisha të drejtë. Çifti ndodhej në gjendje të mjerueshme shëndetësore. U mundova të flisja me to,t'i qetësoja duke i thënë se do t'i ndihmoja të bëheshin mirë dhe pyeta vajzën se si quheshin. Ajo mes shumë mundimesh arriti të më zbulonte se quhej Kristina dhe djali ishte bashkëshorti i saj,Noah. Johnsonët ishin çifti më i ri që kisha arritur të njihja në jetën time. Ato nuk ishin veçse fëmijë që këmbëngulnin se ishin bashkëshortë. Thërrita Çarlsin për ndihmë dhe pasi ai doli nga shtëpia dhe pa situatën,njoftoi menjëherë ndihmën e shpejtë. Ishte një mrekulli që Kristina dhe Noah arritën të mbijetonin.
Gjatë kohës që qëndruan në spital,Çarlsi vazhdoi t'i vizitonte që të informohej mbi mirëqënien e tyre,ndërsa unë duhej të qëndroja në shtëpi të kujdesha pë Henrin,i cili akoma nuk dinte asgjë për dy të huajt që shumë shpejt do bëheshin pjesë e familjes tonë.-Maria u mallëngjye.

-Kristina dhe Noah më kishin hyrë në zemër aq shumë,sa nuk mund t'i braktisja kurrsesi. Ato për mua ,ishin shëmbëlltyra e dashurisë së vërtetë. Një çift kaq i ri,që s'provohej në mënyrë të atillë,nuk ishte aspak e lehtë t'i bënte ballë. Ama ato ishin bashkë dhe i jepnin forcë njëri-tjetrit.-tha Çarlsi.

Të shihje një burrë si Çarlsi të fliste për dashurinë ,ishte një gjë e çuditshme,por dukej qartazi se po thonte të vërtetën. Gjatë gjithë kohës Henri vetëm dëgjonte dhe nga pamja e fytyrës së tij,dukej sikur edhe ai po i merrte vesh për herë të parë këto informacione. Çifti i ri më kishte hyrë edhe mua në zemër tani. Një dashuri që arrinte t'i mbijetonte të gjitha vështirësive të jetës,ishte ideale,dhe ajo që ëndërroja të kisha edhe unë një ditë.

-Shumë shpejt,zbulova për ekzistencën e Shpellës dhe vura në dijeni autoritetet. Ato dërguan një grup inspektimi dhe e rrethuan Shpellën nga të gjitha anët. Nuk kishte asnjë mundësi hyrjeje nga jashtë. Vitin e parë Shpella u mbajt nën vëzhgim njëzet e katër orë,por kur nga aty nuk doli asnjë njeri tjetër,nisi të lihej gradualisht në harresë. Gjithnjë e më pak dërgonin trupa inspektimi,derisa u rralluan dhe në fund u zeruan. Shpella ngeli ashtu siç kishte qenë gjithmonë,e braktisuar. Qeveria dha një deklaratë për shtyp,duke thënë se nuk ishte përgjegjësia e tyre të kujdesej për një popull që refuzonte të dilte në sipërfaqe. Ndaj dhe çdo fond që ishte ngritur për Shpellën u ndërpre,duke i lënë banorët e saj në dorën e Zotit,siç kishin qenë gjithmonë.-tha Çarlsi dhe fakti që na kishin braktisur edhe pse e dinin që ekzistonim më revoltoi.

-Po me Kristinën dhe Noah çfarë u bë?-i pyeta me padurim.

- Ato qëndruan në spital për dy muaj. Më pas ne i morëm në shtëpinë tonë t'i strehonim sepse nuk kishin ku të shkonin tjetër.-tha Maria.-Kristina më ndihmonte shumë të kujdesesha për Henrin. Ajo e përkëdhelte gjithë kohës dhe i këndonte ninulla. E mban mend Henri,sa shumë të pëlqente ta dëgjoje?-e pyeti ajo.

-Sigurisht që po,si mund t'a harroj ! Por atëherë e ndieja se ajo ishte shumë e trishtuar.-tha Henri.

-Sa keq ! Me siguri për familjen që ka lënë pas në Shpellë.-ia ktheva,e bindur sepse due unë ashtu ndihesha.

- Pas shumë ngulmimesh nga ana ime,arrita që t'a bëja Kristinën të ndante me mua dhimbjen e saj. Mora vesh se Kristina dhe Noah sapo kishin sjellë në jetë një foshnje,përpara se t'i dëbonin nga Shpella.
Sofia, ajo foshnje je ti !-tha Maria.







You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jul 25, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now