🤍34🤍

9 4 0
                                    

Se kuptoj pse ndonjëherë në vend që të të realizohen ëndërrat,të përmbushen frikërat ! Personi i fundit në botë që doja të shihja ishte Jini. Edhe shikimi i tij më fuste frikën,por nuk doja të tregoja se sa e dobët ndihesha në prezencën e tij. Sikur të ma kishte lexuar mendjen ,ai bëri disa hapa përpara dhe me çdo hap që hidhte aq më tepër e ngrente cepin e buzës ,në një buzëqeshje përtallëse.

-Të paskam nënvlerësuar Spellman !-tha ai.-Ah ,se kuptoj këtë rininë e sotme ! Sa budalla duhet të jetë njeriu që të kalojë një garnizon me ushtarë vetëm e vetëm për të ardhur me këmbët e tua në strofkullën e armikut?! Përse? Përse e bëre diçka të tillë? Për një moment më kishe krijuar përshtypjen e një vajze të zgjuar dhe dinake.-tha ai dhe tani buzëqeshja e tij dukej aq e sforcuar sa mund të shihja se si i lëviznin muskujt e nofullës. Sikur ti kishte zënë ngerçi.

-Ku është familja ime? Ku po i fsheh ato?-e pyta shpejt që të mos i jepja kohë zërit të dridhej e të më tradhëtonte.

Jini ia krisi të qeshurës më dashakeqëse që kisha dëgjuar në jetën time,sa i ndieja qimet e dorës të më ngriheshin përpjetë. Më pas e ndaloi të qeshurën dhe fytyra i mori pamjen serioze që isha mësuar ta shihja. Nisi të fliste me pauza të shkurta,duke theksuar çdo fjalë që nxirrte nga goja.

- Vajzë ! Vërtet mendon se do e mbaja familjen tënde të kyçur në shtëpinë time?! Mos u bëj kaq patetike. Dhe unë që mendoja se ishe e zgjuar,por...

-Atëherë ku janë ato?

-Nuk je aspak në pozita për të bërë pyetje,ama sot ndihem bujar dhe mund të të them vetëm, që janë më të sigurt se sa ti.-tha ai.

Një shperëtime lehtësie më shpëtoi nga fyti. Ata ishin mirë,shëndosh,nuk ju kanosej gjë. Kjo është e gjitha çfarë kisha nevojë të dëgjoja.

-Ti do ti lirosh ata apo jo?-e pyeta gjithë shpresë.

-Kjo nuk ka se çfarë të duhet ty, ama meqënëse nuk do jesh këtu gjatë mjaftueshëm sa ta shohësh me sytë e ty,nisu e qetë duke e ditur se asgjë e mirë nuk do ndodhi.

-Çdo të thuash me këtë?-e pyeta dhe disa rrudha shqetësimi më përshkruan ballin.

-Pse? Vërtet mendove se të më dalësh kundër mua është e lehtë? A mos mendon se do t'ia hedhin pa u lagur? Absolutisht, jo ! Ama për hir të shoqërisë që kam me babanë tënd,Eliasin,do marrin dënimin e zbutur të formës ekstreme.

-E çfarë dënimi është ky?

-Mos më ndërpre më kur po flas vajzë ! A s'të ka edukuar fare yt atë dhe jote ëmë? Uh,rinia e sotme,mendojnë se bota ju detyrohet çdo gjë dhe harrojnë me kë flasin.-tha ai.- Siç po thoja,me Eliasin kemi vite shoqëri,shoqëri e cila krisjen e parë e pësoi që ditën që të mori ty në shtëpi.-e tha këtë duke parë gjithë vrer në drejtimin tim.- Një elitar nuk duhet të guxojë ta përziejë familjen me gjak të dobëtish,si soji juaj. Për fajin tënd ai ka njëzet vite që nuk mund të konsiderohet një elitar i mirfilltë.

-Për fajin tim?!- thashë dhe më mbuluan mendimet. Sa dëmin ia paska shkaktuar unë këtyre njerëzve të mirë,të cilët hapën derën e shtëpisë për të rritur mua si të isha një prej tyre !

-Sapo të dalin nga qelia,gjëja e parë që i pret është një jetë e mjerueshme. Do të zhvishen nga të gjithë titujt që i mbajnë prej gjeneratash. Këtë meritojnë kur bëhen vullnetarisht palë me sojin tuaj !-tha ai.

-I keni mbyllur në qeli?! Ju lutem tregoni pak mëshirë dhe nxirrini që aty. Nuk janë vend për njerëzit. Unë nuk dua të vuajë më njeri për fajin tim. Familja ime nuk ka bërë asgjë të keqe. Ajo që ju doni jam un. Jam këtu,e gatshme të marr dënimin tim ! Ju lutem !- i thashë gjithë dëshpërim.

- Pikë së pari,mos më trego se çfarë të bëj ! Dhe së dyti ,nuk ke nga i shpëton dënimit. Se kuptoj pse gjithë ky nxitim ! Sikur mendoje se meriton të jetosh !-tha ai.- Kjo bisedë me ty po më argëton pa masë.-tha Jini duke nxjerrun në pah dhëmbët e tij të vegjël si rruaza,që në ndriçimin e zyrës së tij dukeshin tepër të verdhë.

-Ah,s'po më kupton ! Ti duhet ta lirosh familjen time sesbën !- thashë me intonacion të lartë.

-E çfarë po se bëra? -tha ai duke më përqeshur.

-Do t'i tregoj gjithë banorëve 'sekretin' tënd.-thashë dhe në ato momente u ndjeva si Jongu,e gatshme të sakrifikoj çdo gjë,çdo parim,për të dashurit e mi. E ndieja veten të pështirë që do luaja me Yukin,por ishte letra e fundit që kisha nën mëngë.

-Çfarë the ?-tha Jini buzëqeshja e së cilit filloi ti ngrihej.

-Mbase nuk më dëgjove mirë nga mosha. Po ta përsëris me fjalë më të thjeshta. Unë e di për Yukin !

-Mos...Mos guxo ta përmendësh më atë emër me gojën tënde të ndyrë!-tha ai dhe sytë i ishin xhindosur.

-Ose çfarë? Do më vrasësh siç lëndove tët bir?

-Po e kalon cakun vajzë ! Mos harro se s'je askushi. Është fjala jote kundër times. Askush nuk ka për të të besuar.-tha ai duke më kërcënuar.

-Ama një fjalë lehtësisht e vërtetueshmë,sepse e di çfarë thotë një fjalë e motshme ? 'Ku ka zë nuk është pa gjë.'-ia ktheva me vetëbesimin e një njeriu që ka goditur në shenjë.

-Nuk do guxonte njeri të më kontrollonte !-tha ai.

-Edhe unë mendoja se babai im ishte i paprekshëm si elitar,ama ja që është lehtësisht i zëvendësueshëm përderisa mund t'ia marrësh të gjithë titujt e trashëguar. Asnjë nuk mund të jetë i sigurtë aty ku ka hije dyshimi. Arrij ta përfytyroj që tani se si njerëzit do e humbasin besimin tek lideri i tyre i dashur,dhe s'do të besojnë më verbërisht.-vazhdova të flisja.

-Në rregull. Më thuaj çfarë kërkon Spellman?-tha Jini dhe në zë dukej sikur ishte dorëzuar.

-Bëjmë një pakt.

-Fol !- tha ai i prerë.

-Liroje familjen time dhe lëri të jetojnë si njerëz të respektshëm që janë,me titujt që ju takojnë,deri ditën e tyre të fundit mbi tokë.

-Vetëm kaq?-pyeti ai.

-Dua të marr dhe një gjë që më përket mua.-thashë duke parë bllokun tim blu ,i cili akoma ndodhej në duart e Jinit.

-Këtë vjetërsirën?!-tha ai duke e mbajtur me majat e dy gishtave.-Merre ,është i gjithi i yti.-tha ai,dhe e fluturoi bllokun tim ,i cili u përplas në dysheme mu përpara këmbëve të mia.

U përkula ta merrja dhe e pastrova me duar. Ky bllok është e vetmja gjë që më mban të lidhur me jetën time të vjetër ,të cilën do e lija pas.

-Pra kemi një marrëveshje zonjushë? Nuk do e hapësh kurrë gojën tënde?-tha Jini duke më zgjatur dorën.

- Ke fjalën time të nderit.- shtrënguam duart dhe e dija se me kaq e kisha vulosur fatin tim për të ndryshuar atë të familjes time.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now