🖤4🖤

70 24 3
                                    

I hedh një sy listës që kam ngjitur në mur. Është një listë dëshirash,të gjërave që dua të bëj përpara se të largohem që këtu. Afrohem më afër dhe picërroj sytë,të lexoj shkrimin tim të imët,por lehtësisht të kuptueshëm. Është mesi i natës dhe ndez dritën e dhomës për ta parë më qartë. Prisja të ishte një listë më e gjatë,por në një vend si ky,nuk ka shumë gjëra që mund të bësh. Lista ime e dëshirave të ditës së fundit, përmban vetëm katër rreshta.
1. Digji ditarët.
2. Të lahem naten tek burimi.
3. Të puth një djalë.
4. Shkatërro listën.
Ndalem më gjatë tek numri tre dhe një buzëqeshje e hidhur më përshkon fytyrën. Babai im,ka luajtur rolin e vëllait. Ai i ka larguar me mjeshtëri të gjithë mëtuesit e mi,të gjithë djemtë e Elitës që më afroheshin,në mbrëmjet që organizonim. Kjo ka qenë shpesh dhe i vetmi diskutim mes nesh. Sa budallaqe jam treguar. Tani e kuptoj babain dhe i jap të drejtë. Duke e ditur se çfarë fati më priste,ai më ka kursyer një dhimbje,të përshëndetem me një person më shumë. Dhe unë do bëja të njëjtën gjë që t'i kurseja një dhimbje shpirtërore fëmijës sim,pavarësisht se njëlloj si unë,do më urrente dhe s'do kuptonte. Tani e di. Faleminderit baba,them me vete dhe i heq sytë nga lista.
Anës shtratit tim,ndodhet një komodinë të cilën e mbaj mbyllur me çelës. Jo se dikush ka interes për gjërat e mia,po siguria nuk është kurrë e tepërt. Nxorra çelësin nga çanta e vogël e makjazheve dhe e hapa sirtarin e komodinës. Brenda ndodheshin ca të holla dhe tre blloqe me kopertinë rozë të lëmuar. Këto mi ka dhuruar mamaja,tre ditëlindjet e fundit. E kotë të them se nuk kanë çfarë të më dhurojnë këtë herë. Një të vdekuri nuk i duhen gjëra materiale. Atje ku do shkoj unë,nuk më hyn gjë në punë. Blloqet ishin mjaftueshëm,që unë të zbrasja ndjenjat e mia për një vit. Dua t'i zhduk. Askush nuk duhet ti lexojë. Në momentin që unë do vdes,dua që çdo gjurmë e imja të zhduket bashkë me mua. Sigurisht,nuk mendoja kështu kur po i shkruaja ditaret,por sa më shumë që rritesh këtu,piqesh detyrimisht. Që në momentin që lindim,parapërgatitemi për ditën që do vdesim. Janë të rrallë rastet kur vdesin para kohe,nga ndonjë sëmundje,e cila çon peshë të gjithë vendin,duke i izoluar familjarët e të vdekurit në një kantinë,për të mos përhapur sëmundjen në popullsi.
I shtrëngova tre blloqet fort në kraharor dhe mora edhe të hollat me vete. Dola nga dhoma dhe kur kalova pranë dhomës së Emetit,ia vendosa lekët nën derë. Mua nuk do të më duhen,por atij po. Pasi të paktën do jetojë edhe dy vite të tjera më shumë.
Shtëpia më në fund kishte rënë në qetësi ,mesa dukej prindërit duhej ti kishte zënë gjumi tashmë. U përvodha në maje të gishtave në koridor,deri në sallon. Largova pak perden nga dritarja. Rojet ishin akoma aty. Kjo përbën problem . Të përvidhesh nga shtëpia është një gjë,por t'ju largohesh rojeve vigjilente të Elitës është gjë komplet tjetër.

-Dil nga dritarja e banjos.-dëgjova një zë pas meje,që më bëri të më ngriheshin qimet përpjetë.

-Oh Zot ! Emet,qënke ti ! Më trembe për vdekje.-i thashë duke dalluar siluetën e hollë e të gjatë të vëllait tim.

Pavarësisht mungesës së diellit,vëllai im ishte më i gjati i komunitetit tonë. Sikur ushqehet me hormone. Ah,adoloshentët !

-E kam me të vërtetë Sofi. Dritaren e banjos e përdor dhe unë kur dua të largohem në mes të natës nga shtëpia,pa më parë kush.

-Faleminderit...-i them pas një momenti dyshimi.-Përse po më ndihmon?

-Si përse? Je motra ime tek e fundit. Tani shko,bëj çfarë ke për të bërë.-tha ai duke i lëshuar krahët të cilët deri pak më parë i mbante kryqëzuar mbi kraharor.

Përpara se të ikja,u ktheva dhe i dhashë një përqafim. Mund të jetë përqafimi i parë që shkëmbenim dhjetë vitet e fundit. Dhe më pas mora rrugën drejt banjos.

-Hej Sofi?-më tha Emeti.

-Po?

-Faleminderit për lekët.-tha ai duke i mbajtur të hollat ndërmjet gishtit të madh dhe atij tregues të dorës së djathtë.
Buzëqesha.

-Shpenzoji me mençuri.-i thashë dhe hyra në banjo.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now