🖤26🖤

40 13 5
                                    

Sallën e kaploi heshtja,por mund të shihje sesi elitarët kthenin kokat sa majtas-djathtas, të shihnin njëri-tjetrin,nëse ndokush prej tyre do guxonte të ngrihej në këmbë. Vështrimet e tyre ishin armiqësore,si të një ekzekutuesi përpara viktimës së tij në gijotinë. Nëse ndonjëri vërtetë do ngrihej,s'do mendoheshin dy herë përpara se ta flijojin për hir të idealeve të tyre që i ruanin me fanatizëm.
Teksa shpresa jonë po fillonte të shuhej,Jongu vazhdonte të ma shtrëngonte dorën gjithnjë e më shumë,derisa unë klitha dhe ai e liroi shtrëngimin.

-Është e kotë Jong. Nuk do të na mbështesë njeri.-i thashë ne vesh duke u afruar pranë tij.

-Ki besim Sofi. Nuk mund të jenë kaq të pashpirtë të gjithë.-tha ai.

-Oh,do habiteshe për shpirtin që kanë.-ia ktheva duke menduar se vetë babai i tij ishte treguar i pamëshirshëm dhe i pa skrupullt me mua,vetëm një orë më përpara.

Por Jongu nuk kishte nga ta dinte këtë gjë. Fëmijët jo gjithmonë ndjekin hapat e prindërve të tyre,pasi të mëdhenjtë nuk kanë gjithmonë të drejtë,dhe janë kaq me fat ato që e kuptojnë në kohë e vendosin të bëjnë një ndryshim në trajektoren që ju ishte përcaktuar të ndiqnin. Kështu edhe Jongu,doli jo vetëm kundër babait të tij,por kundër të gjithë Elitës,për atë çka ai besonte,për atë çka unë tashmë besoja se e bënte për mua. Pavarësisht se përpjekjet e tij për ndryshim,po bienin në një vesh tejmase të shurdhët, të dy e ndienim se nuk ishim të humbur totalisht. Vërtet mund të ishte një gur i vetëm në oqean,ama ishte fillimi i një gjëje të re,të cilen unë edhe mund të mos e shihja,por të tjerët pas meje ndoshta do ishin më me fat dhe këtë e uroja me gjithë shpirt.

-Unë jam pro.-tha një zë, i cili zbulova se i përkiste babait tim.

Ai ishte ngritur në këmbë dhe dukej i fortë e i palëkundshëm si një mal,në fjalët e tij.
Mamaja dhe Emeti u ngritën menjëherë pas tij,secili duke ia vendosur duart nga njëri sup i babait ato thanë :

-Ne jemi pro !

Zemra mu bë mal të shihja familjen time të më mbështeste,por në të njëjtën kohë më kaploi frika se çfarë do ndodhte më pas me to. Kisha frikë se mos do i përjashtonin nga shoqëria elitare,duke i dënuar të bënin një jetë tepër të mjerë. Përveç babait,mamaja dhe Emeti nuk kishin të drejtë vote në kongres,e gjithsesi ato ishin ngritur në këmbë . Dhe pse vetëm tre vetë bënin rezistencë,ato dukeshin si treqind përpara syve të mi.

-Edhe unë jam pro.-tha për habinë tonë, elitari i ri i cili kishte folur i pari me Jongun e dukej kaq i vendosur në parimet e tij të shtrembërta,sa unë kurrë nuk do mendoja se ai do dëshmonte pro evolucionit.

Rraca njerëzore ndër shekuj ka ardhur duke evoluar,por ne ,njerëzit e mbijetuar të shpellës,po degradonim vit pas viti,duke e bërë ekzistencën tonë ti afrohej zhdukjes. Dhe kjo gjë fatkeqësisht do ndodhte pas dy vitesh,nëse asgjë nuk do ndryshonte. Elitarët i druheshin ndryshimit. Ato mendonin se të ruaje vijimësinë e gjërave,ishte e vetmja mënyrë për t'i mbajtur nën kontroll . Atij apo asaj që i mbaronin orët,duhet ta nxirrnin jashtë shpellës. Këto banor bënin sakrificën më të madhe,duke dhënë jetën e tyre që të kursenin burimet për të tjerët.

-Zotërinj mos kini frikë nga ndryshimi,nuk është gjë e keqe ju betohem. Të gjithë sëbashku mund t'ia dalim drejt një jete më të mirë. Ne jemi të mbijetuarit,dhe do ia dalim të mbijetojmë sërisht,sëbashku.-tha Jongu për ti dhënë zemër të tjerëve.

Por votat e Elitës duhej të ishin unanime për të miratuar ligje të reja,dhe vetëm me dy vota pro ,ne ishim kaq larg unanimitetit sa dukej i pa arritshëm,thuajse i paprekshëm.

-Edhe unë jam pro.-tha një zotëri nga rreshti i parë i stolave, që nuk kishte folur më parë deri atë herë.

-Dakord. Jam pro .-tha dhe burri ngjitur me të duke u ngritur në këmbë.

Bukur,tani bëheshin katër vota,na mungonin vetëm njëqindenëntëdhjetëegjashtë vota të tjera.
Pjesa më e vështirë erdhi më pas. Askush nuk u ngrit më në këmbë ,dhe sallën e kaploi qetësia.

-Kam bërë kërkime.-tha Jongu.-Për dy vitet e ardhshme askush nuk do ta lëri shpellën përveç Sofisë.-tha ai dhe unë u habita të zbuloja faktin,që isha një në dhjetëmijë . Çfarë fati !
-Ajo që po ju kërkoj vërtet zotërinj,është vetëm që të zgjidhni të shpëtoni një jetë. Vetëm një ! Atë të Sofia Spellman.Ç'të keqe mund ti sjelli shoqërisë një njeri më shumë?-tha Jongu.

Babai i tij i cili nuk kishte ndërhyrë më,iu afrua podiumit duke rrahur shuplakët njëra për tjetrën,me ngadalë,dhe tingulli i tyre depërtonte thellë në zemrën time si një shigjetë.
-Bravo bir ! Një fjalim mbreslënës.-tha ai.
-Tani mjaft me gjithë këtë spektakël. Nuk duhej të të kisha lejuar kurrë të mblidhje kongresin po ta dija se kishe këtë gjë në mendje. Roje !-thërriti ai dhe dhjetë rojet që ruanin vendin u mblodhën përpara tij.-Shoqërojini zotërinjtë që dolën pro, në qeli,të reflektojnë për zgjedhjet e tyre të gabuara.

-Jo !-thërrita unë,kur i pashë rojet ti afroheshin familjes time.

-Jo?! Zonjushë Spellman,kam frikë se ti nuk ke të drejtë të vendosësh asgjë. Ti nuk je askushi.-më tha Jini dhe zëri i tij më trembi.

-Jo nëse ajo pranon të bëhet zonja Kim.-tha Jongu i cili u kthye përballë meje dhe u gjunjëzua.

-Jong ! Çfarë po bën?!-i thashë.

-Sofia Spellman ! Dëshiron të martohesh me mua duke më bërë nderin e madh të bëhesh zonja Kim? Dhe unë të premtoj një jetë të lumtur me prosperitet. Çfarë është e imja do jetë edhe e jotja,mjafton të thuash po.-tha Jongu dhe më vendosi në gishin e dorës së majtë,një rreth të hollë,e kaq fin guri mermeri forsforeshent jeshil,i cili mbante rrema të arta .

Ishte unaza më e bukur që më kishin zënë sytë dhe propozimi i parë që merrja për martesë. Duke e parë Jongun të gjunjëzuar përpara meje dhe publikun që kishte ngrirë duke pritur për përgjigjen time,fjalët më dolën vetvetiu nga goja.

-Pranoj.-i thashë dhe Jongu u ngrit në këmbë.

Ai mu afrua më pranë se asnjëherë dhe më buzëqeshi. Përkuli kokën pranë times dhe kur e kuptova se çfarë po ndodhte,ishte tepër vonë. Buzët tona u bashkuan në atë që njerëzit e quanin puthje dashurie dhe unë vërtet ndjeva dashuri në atë moment të shkurtër kontakti. Si çdo gjë e bukur edhe puthja jonë mbaroi më shpejt seç duhej. Mbi dyqind palë sy që binin mbi ne si shigjeta, Jongu bëri një hap përpara me krenari duke më kapur për dore.

-Që nga ky moment zotërinj,Sofia Spellman është bashkëshortja ime. Ajo me vullnetin e saj të lirë pranoi të bëhej zonja Kim. Ju kërkoj ndjesë zoti Spellman,që nuk pata kohë të kërkoja dorën e bijës suaj ashtu siç duhej,por do ta bëj sapo të na krijohet mundësia.-tha ai dhe unë vura re babain tim të tundte kokën në shenjë miratimi. Ai e aprovonte propozimin e Jongut në martesë.
- Si rrjedhojë unë do mundësoj për të ushqim ,pije dhe strehim për të gjitha vitet që na ngelen këtu brenda. Tani zotërinj besoj se nuk ka më arsye që Sofia të lëri shpellën.-tha Jongu dhe ma zhguli byzylykun nga dora.

Kur byzylyku im preku tokën,më kaploi frika të tërën. Ora ime kishte mbaruar.


Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now