🤍43🤍

16 6 7
                                    

Hempstonët dukeshin njerëz të mirë dhe bujarë,edhe pse unë nuk kisha më shumë se një orë që i njihja. Ata thanë se ishin "Rojtarët" dhe askush nuk mund të provonte të kundërtën. Maria dhe Çarlsi ishin njerëzit e parë jashtë Shpellës që takova dhe si të tillë më përcillnin goxha pozitivitet,por sërisht fakti që atyre ju bënte kaq përshtypje emri im më bënte të mendoja se sa shumë gjëra rreth tyre unë nuk dija. Kaq mjaftonte që streha e këndshme e Hempstonëve të kthehej në një ambient të huaj dhe po aq familjar për mua sa ç'ishte edhe xhungla e mbushur me egërsira. Fatmirësisht për mua,hijet e dyshimit mu larguan shpejt. Maria dhe Çarlsi dolën të ishin ashtu siç shpresoja ,njerëz të mirë dhe zemërbardhë. Ndonjëherë impakti i parë nuk zhgënjen.
Maria sugjeroi të futeshim brenda shtëpisë,për ta vazhduar aty bisedën. Çarlsi ecte përpara duke na prirë rrugën. Ai mbajti të hapur derën e shtëpisë derisa kaluam unë dhe Maria. Më pas Maria më futi krahun dhe më drejtoi djathtas ,andej nga ishte dhe salloni i vogël,modest i Hempstonëve.

-Uluni të dashurit e mi.-tha Maria me ton të butë por urdhërues.-Do ju sjell pak çaj jeshil dhe biskota tërshëre.-tha ajo dhe u largua për në kuzhinë.

Unë zura vend përballë Çarlsit ,në një kolltuk të vogël druri,me gdhëndje në anët e tij,që më bënin të ndihesha sikur isha ulur në një kolltuk aristrokatësh. Isha treguar pak e pasjellshme duke zënë vend e para. Unë nuk e dija nëse ai ishte vendi ku qëndronte Çarlsi zakonisht,por ai nuk dukej sikur ta kishte problem,kështuqë u mundova ta kapërdij sikletin. I hodha një sy të shpejtë sallonit të vogël,i cili ishte i mbushur me orendi druri të gdhendura me po aq mjeshtëri sa kolltukët.
Anash meje qëndronte një ekran i madh i zi,i cili dukej material ndryshe nga të tjerët dhe unë nuk e kuptoja dot se për çfarë shërbente. Ishte e vetmja orendi e shtëpisë që nuk e zbukuronte ambientin dhe i largonte pamjen antike që mbizotëronte. Përse do e mbanin një objekt të tillë të zi në shtëpi,që nuk dukej të kishte ndonjë funksion? Me sa duket Çarlsi e kishte vënë re hutimin tim ,pasi ai menjëherë nisi të më shpjegonte atë që për mua nuk kishte kuptim.

-Është një televizor.-tha ai duke u zgjatur të merrte një objekt më të vogël të zi nga  tryeza,që ishte fshehur pas luleve të freskëta që kishte vendosur Maria.

-Një çfarë?!-e pyeta e çuditur.

-Si ta them ndryshe,hm?! Është thjeshtë një makineri e pajisur me një ekran,e cila i kthen sinjalet e marra në figurë dhe në zë.-tha ai mendueshëm dhe menjëherë pas kësaj,ekrani i zi u ndriçua dhe nga ai doli zhurmë.

-Njerëz ! Njerëz të tjerë brenda ekranit !-thashë duke drejtuar gishtin drejt objektit e duke lëvizur nga vendi .

Çarlsi nuk mundi ta përmbante dot të qeshurën dhe më tha të qetësohem . Një objekt i tillë kishte pesëdhjetë vite që qarkullonte dhe njerëzit që ishin brenda ekranit,siç thashë unë,nuk iu kanosej asnjë rrezik. Çarlsi më shpjegoi pastaj se si kishin arritur të rimëkëmbnin shumicën e teknologjisë para apokaliptike,në dekadat e fundit. E mahnitur,dëgjoja dhe përthithja çdo informacion që dilte nga goja e Çarlsit,njëlloj siç bëja kur babai më shpjegonte diçka të re apo më jepte ndonjë informacion që e quante të dobishëm për jetën. Brenda Shpellës ,dijet që kishim rreth teknologjisë ishin të limituara. Elitarët kishin zhdukur me devotshmëri çdo gjurmë të teknologjisë që zotëronin të parët tanë,duke na mësuar vetëm për efektet negative të saj dhe se si teknologjia kishte sjellur fundin e botës. Një ndër rregullat e vendosur brenda Shpellës,që duhej t'a zbatonin të gjithë banorët,ishte të mos e zinim në gojë fjalën teknologji. Edhe në shkollë nuk na mësonin gjë,por në bibliotekën e Aleksandrisë ndodhej një sektor i mbushur me libra të ndaluar,të cilat ruheshin nga dy roje, me turne. Edhe pse nuk kisha arritur të shkelja aty brenda,isha mëse e bindur se aty fshiheshin sekretet më të mëdha të Shpellës,nga ato sekrete që Elitarët nuk donin që ne të mësonim,por gjithashtu nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë dhe t'i shkatërronin përfundimisht ,librat e ndaluar.
Nëse dikush shihej të kalonte aty pari jo qëllimisht, merrte paralajmërim për një shkelje të mundshme,dhe banorët ishin të tmerruar nga pasojat që sillnin shkeljet brenda në Shpellë. Askush deri më sot nuk ishte treguar aq i guximshëm dhe budalla,sa të hynte në sektorin e ndaluat të librave. Edhe nga Elitarët,vetëm ajka e tyre kishte akses ,dhe fatkeqësisht babai im nuk ishte njëri prej atyre që përfitonte.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now