🖤25🖤

37 13 3
                                    

Për një moment e kisha harruar fare bllokun blu,të cilin ma dhuroi mamaja , që mbaja mbi prehër. Ai ra me zhurmë deri në fund të stolave dhe unë u përmenda. Mblodha veten dhe nisa të hidhja hapat poshtë. U përkula të merrja bllokun ,i cili kishte rënë i hapur në të dy anët. Ndërsa po e ngrija nga toka,vështrova në drejtim të stolave. Mamaja dhe babai ishin aty. Fytyra e tyre vishnin seriozitet,pasi edhe ato si unë,nuk e dinin se çdo ndodhte më pas. Vetëm Emeti dukej i entuziasmuar dhe më tregonte dy gishtat e mëdhenj të dorës,si për të më dhënë kurajo. Më në fund,një femër po dilte në podiumin e kongresit dhe me siguri im vëlla ndihej krenar,që ishte motra e tij e para . Por unë nuk ndjeja krenari,por frikë. Në mëndje më vinin majmunët e lashtë,të cilët të parët tanë i mbanin kyçur nëpër kafaze dhe më pas i torturonin derisa ato mësonin të silleshin e të bënin numra,për të kënaqur audiencën. Sa mirë që nuk kishim kafshë brenda shpellës ,sepse mbase me kalimin e kohës mund të shndërroheshin në kllounë cirku. E sidoqoftë,e njëllojtë dukej edhe podiumi për mua.
Sytë e Brixhitës shkëlqyen edhe një herë dhe unë isha e vetmja që mund ti shihja. Pra çdo gjë ishte e vërtetë. Brixhita ishte aty,nuk e kisha imagjinuar,ndërsa Jongu vazhdonte më priste me durim në qendër të podiumit. Vendosa ti jepja fund pritjes së tij dhe të të gjithëve. Pasi e shkunda bllokun me duar,për ta pastruar, e gjeta veten përkrah Jongut,në podium pa e kuptuar.

-Si je?-më pëshpëriti ai me shpresën se zëri i tij nuk do jehonte në të gjithë sallën,dhe nuk jehoi.

Ngrita supet duket mos i kthyer përgjigje. Ai kishte qenë brenda me mua. E dinte shumë mirë se si ishin vrimat e errëta që i quanin qeli. Andaj një pyetje e tillë nuk kishte vend,të paktën jo mua.
Akoma se kuptoja se përse ndodhesha aty ndaj nuk ngurova aspak ta pyesja.

-Përse me ke ftuar këtu Jong?

-Ki besim tek unë.-tha Jongu dhe më vendosi njërën dorë lehtë mbi sup.

-Duhet të kem?-e pyeta dhe vështrimi im ishte i ashpër.

-Po. Jam e vetmja mundësi që ke.-tha ai.

-Preferoj të mendoj se i krijoj vetë mundësitë.-ia ktheva dhe ia largova dorën që akoma e mbante mbi supin tim.

Diçka ishte thyer mes nesh dhe vetëm tani që e ndjeja tensionin e krijuar,e kuptova që Jongu nuk ishte më i mirë se të tjerët. Sa bukur e kishte menduar. Të ftojë jetimen e gjorë që së shpejti do të vdesë,vetëm për të marrë sa më shumë pikë përpara elitarëve. Së shpejti ai do zinte vendin e babait të tij,ndaj i nevojiteshin të gjitha përshtypjet e mira që do të linte. Skenari perfekt ,por me vajzën e gabuar !

-Shiko Jong. Të falenderoj për këtë që po bën,por do ishte më mirë të na linit mua dhe familjen time të kthehemi në shtëpi. Edhe pak minuta më kanë ngelur,-i thashë duke i treguar byzylykun dhe ai u vrenjt në fytyrë,- gjëja e fundit që dua është që ti kaloj këtu.-i thashë dhe zëri im këtë herë ishte dëgjuar tepër qartë në të gjithë sallën pasi e gjitha u mbush me pshehrëtima habie.

-Po pra Jong. Lëre vajzën të shkojë. Mos e mbaj me zor,meqenëse as ajo nuk do që të ketë këtu.-i tha i ati që nga ku ishte ulur.

-Le ta dëgjojmë së pari se çka për të thënë. Si thua Jin?-ndërhyri babai im.

-Sofi,ki besim tek unë ,të lutem. Unë do të të shpëtoj.-tha Jongu dhe më kapi dy duart mes të tijave.

Një fije e vogël shprese u ndez brenda meje,por unë e urreja të shpresoja kot. E dija se sido që të shkonte ai muhabet do të vdisja në fund të tij. Por nuk më kushtonte gjë ta lejoja të përpiqej.

-Dakord Jong. Kam besim tek ti. Shpresoj të mos më zhgënjesh sërisht.-i thashë.

-Zotërinj të nderuar ,pranë meje qëndron Sofia Spellman,vajza e adoptuar e shokut tonë elitar,Elias Spellman. Jo më kot e kam ftuar sonte dhe ndodhet në podium. Zotërinj, ne po bëjmë një gabim shumë të madh. Në fakt këtë gabim kemi shekuj që e bëjmë.-e gjithë salla u mbush me pëshmërima çudie sërisht. Askujt nuk i pëlqente të akuzohej,aq më tepër elitarëve.
-Çfarë shoqërie është kjo ,ku ne vrasim njëri -tjetrin,pa pikën e ndërgjegjes ? Një nga shoqëritë më mizore që ka parë ndonjëherë njerëzimi.-tha Jongu si për t'iu përgjigjur pyetjes së vet.

-Ne nuk vrasim,djalosh . Jetët e atyre që largohen nga shpella janë sakrifica më e madhe që na duhet të bëjmë për të vazhduar ekzistencën e rracës sonë.-foli njëri nga elitarët duke u ngritur në këmbë që të dallohej.

Ai ishte një anëtar i ri,disa vite më i madh se Jongu,që së fundmi duhej të ishte bërë pjesë e Elitës duke zënë vendin e babait. Edhe përse i ri,bindjet e tija të gabuara ishin të mirë ngulitura në trurin e tij. Kur rinia mendon kështu,të vjetrit mendojnë edhe më keq. E kuptova se çfarë po përpiqej të bënte Jongu. Ai donte të më shpëtonte nga kthetrat vdekjeprurëse të dyqind luavëve të pamëshirshëm. Asnjë njeriu më parë,nuk i ishte shtyer data e vdekjes dhe elitarët dukej të ishin tepër tradicionalë në zakonin më të vjetër të shoqërisë.

-Pikërisht këtu do doja të ndaleshim pak.-foli Jongu.- Kërkoj nga ju zotërinj të nderuar,të me shpjegoni se përse jeta juaj dhe jeta ime,ka më vlerë dhe më peshë se ajo e Sofia Spellman,ora e së cilës këtu, mbaron pas pak? Përse? Përse? Përse Sofia nuk qëndron dot ?!-iu drejtua Jongu i inatosur kongresit,duke i lëvizur sytë sa nga njëra anë tek tjetra.

Një tjerë elitar,këtë herë një i moshuar rreth të gjashtëdhjetave,me flokë të rralla e fytyrë të zbehtë ,u ngrit në këmbë ti përgjigjej Jongut.
-Djalosh ti po kryen një blasfemi me fjalët që po thua ! Ne nuk jemi Zoti,ama të gjithë do vdesim një ditë. Disa nga ne më herët se të tjerët. Ca gjëra janë të paracaktuara.-tha burri me zë goxha të lartë për moshën që kishte.

-Përkundrazi. Blasfeminë e keni kryer ju për shekuj me rradhë. Po si guxoni vallë të mendoni se mund të përzgjidhni se kush duhet të vdesë e kush jo? Jo thoni që nuk jeni Zoti por silleni sikur të ishit mbi të.- i tha fjalët me shpirt Jongu dhe unë mund tl vija re se si i kërcenta zemra mbi kraharor.

-Mjaft me kaq Jong. Të lashë të flisje me tepër seç duhej !-i tha i ati duke iu afruar podiumit që ta largonte të birin që aty.
-Ju kërkoj ndjesë zotërinj,në emër të djalit tim. Siç disa mund ta kenë marrë vesh,im bir u gjend gabimisht në qeli,dhe tani nuk e di se çfarë thotë.-tha Jin Kimi.

-E di shumë mirë se çfarë po them baba -tha Jongu duke zënë sërisht vendin në podium.-Zotërinj,dua që të votojmë një ligj të ri. Të nisim një epokë të re,ti zbusim zemrat nëse akoma keni një të tillë që ju rreh në kraharor. Mendoni të gjithë rininë që vdes jashtë shpellës vetëm se ne mendojmë se jeta e tyre ska rëndësi. Ato fare mirë mund të kishin qenë fëmijët tuaj. Do jua bënit këtë sërisht nëse do ishin fëmijët tuaj ato që duhej të dilnin nga shpella sapo të mbushnin të njëzezat?

-Çfarë po supozon djalosh?-pyeti një elitar i tretë.

-Ta heqim ligjin e vdekjes për moshat e reja,dhe ta shtyejmë afatin njëlloj siç e kemi ne. Shtatëdhjetë vite jete brenda shpellës për të gjithë.-tha Jongu dhe salla jehoi më fort nga zërat.
-Kush është pro këtij ndryshimi le të ngrihet në këmbë.-tha Jongu dhe kapi dorën time. Ia shtrëngova fort për të ndaluar të dridhurat që më kapluan. Sytë tanë iu drejtuan Elitës,duke pritur me shpresë fillimin e një epoke të re.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now