🤍38🤍

6 4 0
                                    

Të gjitha orët e ngelura nga nata ,i kaluam në gjumë,pranë njëra-tjetrës. Edhe pse ndodheshim afër sipërfaqes së tokës,pjesa e jashtme e Shpellës ishte e ngrohtë. Të paktën për disa orë,gjumi ndjellës na e kishte larguar vetëdijen për vendin se ku po rrinim.

-Sofi,Sofia zgjohu !-më tundi Brixhita nga supi.

-Hm...edhe pak dhe u zgjova mami.-ia ktheva duke menduar se akoma isha në shtratin tim.

-Zgjohu Sofi ! Nuk jemi në shtëpi këtu !-bërtiti Brixhita duke më sjellë në vete më në fund.

Funksionoi. Tani isha plotësisht zgjuar dhe me vetëdije të plotë.
-Më fal. U zgjova ,u zgjova tani.-thashë duke u ngritur nga vendi. Këmbët më ishin mpirë,dhe të ndenjurat më dhembnin,nga sipërqafja e gurtë ku kishim qëndruar ulur për aq gjatë.

-Sofi e dëgjon këtë zhurmën?-tha Brixhita.

-Cilën zhurmë?-e pyeta duke hapur sytë e veshët.

-Shsh...mbaj vesh !-më tha ajo.

Pas disa sekondave në qetësi të plotë,arrita të dëgjoj një gumëzhimë të lehtë por jo të panjohur për mua.
-Ujë ! Zhurmë uji !-ia ktheva e habitur.

-Vjen nga kjo anë.-tha Brixhita duke treguar rrugën para nesh,një shteg i ngushtë dhe i pjerrët.

-Çfarë po presim akoma këtu? Le të ndjekim zhurmën,andej nga vjen uji duhet të jetë dhe dalja.-i thashë.

-Je e sigurtë që është ide e mirë? Dua të them,po të dalim jashtë Shpellës fare do vdesim nga rrezatimi. Sikur jemi më të mbrojtura këtu afër portës.-tha ajo duke fërkuar ballin.

-Nuk mund të qëndrojmë në një vend gjatë gjithë kohës Brixhitë. Herët ose vonë do na duhet të lëvizim. Le ta provojmë fatin,përpara se të vdesim nga uria dhe etja.-i thashë dhe shtrëngova barkun me dorë,pasi zorrët bënë një zhurmë të pa lezetshme,si për të mi konfirmuar fjalët.

Edhe stomaku i Brixhitës u përgjigj po njëlloj timit. Ajo ra dakord me mua dhe të dyja nisëm të ndiqnim rrugën e ngushtë që të shpiente lart. Do doja të thoja se ishte një udhëtim i këndshëm eksplorues,por e vërteta qëndronte shumë larg. Rruga e ngushtë ishte e mbushur me rrjeta të trasha merimangash . Dukej qartë që kishte shumë vite që nuk kishin nxjerrë njeri nga shpella. Por merimangat nuk ishin të vetmet gjallesa që ndodheshin aty.

-Ah ! Sofia më ndihmo!-bërtiti Brixhita.

-Brixhita !-u ktheva pas.
Ajo kishte ngecur në një nga rrjetat e merimangave dhe nuk po arrinte të çlirohej dot. U mundova ta shqyej rrjetën me duar deri në fund,i gjithë materiali ngjitej e nuk yë shqitej kollaj. Brixhita dridhej nga frika dhe sikleti.

-Oh Zot ! S'ka gjë në botë që urrej më shumë se merimangat !-tha ajo.

-Mos u shqetëso,edhe pak ka ngelur dhe je e lirë.-i thashë duke u munduar ta qetësoja.

Por Brixhita nuk ishte nga ata që qëtësohej kollaj. Sapo arrita ta çliroja plotësisht ,ajo kërceu nga vendi që ishte dhe unë u rrëzova mbrapa në të ndenjura. Diçka kërciti poshtë meje.

-Brixhit ! -i thashë,pa guxuar të lëvizja.
-Çfarë kërciti?

Ajo anoi kokën anash dhe u afrua më pranë meje që të më ndihmonte të ngrihesha. Sapo u ngrita në këmbë,Brixhita ulëriti aq fort,sa duhej të ishte dëgjuar nga kilometra larg.

-Sofia ! Një njeri ! Shtype kafkën e një njeriu !-ulëriti ajo dhe ia dha këmbëve ,duke çarë çdo rrjetë merimange që i dilte përpara.

Brixhita ishte larguar goxha nga vendi ku isha. Guxova të shoh atë që ndodhej poshtë këmbëve të mija,eshtrat e një njeriu dhe kafka e tij apo e saj tashmë e shkërmoqur nga të ndenjurat e mia. Skeleti i kishte mbizotëruar kohës duke e ruajtur formën,nuk kisha parë asnjëherë skelet njeriu,veçse në vizatime.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now