🖤1🖤

142 29 24
                                    

Në vitin 2100,botës siç e njihnim ne i erdhi fundi. Jo nga Zoti,por nga njeriu. Lufta për të zotëruar botën dhe përparimi i teknologjisë ,bëri që njerëzit të mund të manipulonin fushat e elektromagnitizmit të tokës. Çdo armë në duar të gabuara është katastrofike. Dhe ashtu ndodhi.
Një manipulim i fushave elektromagnetike,solli zhvendosjen e poleve në krahe të kundërta dhe më vonë ndodhi dhe lëvizja e kores së tokës,ndryshe e njohur edhe si dita e fundit të botës.
Vetëm një pakicë njerëzish arritën të mbijetonin. Tani,në vitin 2500 bota nuk numëron më shumë se dhjetë mijë njerëz.
Burimet tona janë tejet të limituara. Që ditën që lindim na dhurohet një byzylyk që shënon me përpikmëri ditën kur do vdesim.
Emri im është Sofia Spellman,dhe këto janë njëzet e katër orët e mia të fundit.

Përtej ShpellësWhere stories live. Discover now