⭐Pjesa 40 (e fundit)⭐

4.3K 199 56
                                    

Epo dashur padashur arritem dhe ne fundin e ketij libri. Dua te theksoj se historine e kam shkruajtur me kenaqesine me te madh timen,  jo per te treguar qe jam e talentuar si shkrimtare sepse realisht nuk jam por per te treguar dhe disa elemente nga jeta ime, familjen dhe dialektin "tironc" qe e kam pasqyruar te personazhi i Xhoit e mesa shoh ai eshte karakteri me i pelqyer i historise :p Nuk dua te filloj me ato fjalet e zakonshme paksa klishé por seriozisht faleminderit per leximet, votat, komentet dhe mbeshtetjen e dhene. Jam e lumtur qe arrita te krijoj nje histori te tille. Gjithashtu do desha nje koment te fundit nga ju per librin. E di qe fundi nuk do te jete ashtu sic e prisnit por mua me ka pelqyer ideja qe ta permbyllja keshtu. Gjithsesi po ju le te lexoni pjesen e fundit te "Zemerthyesit".  Me respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe ju, Megi. T ❤

Nuk kishte c'bente tjeter pervec harrimit te gjithckaje. Tek e fundit, Barbi ishte vete ajo qe i kerkoi te mos takoheshin me njehere e pergjithmone. Teksa ngiste makinen per ne shkolle, ndiente eren e lehte pranverore qe i pershkonte fytyren ne nje menyre ledhatimi te bute. Kurrsesi nuk mund ta humbiste diplomimin e tij. Oh jo! Kishte mesuar per dite te tera vetem per te kaluar ne ato dreq provimesh mature. Ishte vertet e habitshme se si arrije t'i pergjigjeshe te gjitha pyetjeve, kur vije i pergatitur. Shkoi, u paraqit dhe arriti te nderonte veten dhe prinderit. Gjate gjithe kohes arrije qe te dalloje nje lloj krenarie ne syte e mbushur me lot. Nje krenari qe dukej se do te rezistonte gjate ne zemrat e tyre. Te dy prinderit, pas ceremonise u turren per te perqafuar Marion. Ai qendronte i buzeqeshur tere kohes. Sikur asgje te mos kishte ndodhur. I shijoi ne maksimum ato caste te fundit te gjimnazit, perpara se ai te merrte fund. Hodhi cdo gje pas kraheve dhe me tere dashurine e tij, shkoi te pershendetej me prinderit, qe ishin ulur ca prapa tij gjate ceremonise.
- Mario, bir ia dole! Jemi vertet shume te lumtur! Na bere shume krenar bir. Jemi te gezuar qe kemi nje djale si ty! Iu drejtua Fatmiri, i ati teksa e pushtonte te terin.
- Te duam shume xhani i mamit! Vazhdonte e ema me disa lot kristali ne sy.
- Edhe une ma.. Edhe une! Ia kthente Mario, teksa mbyllte syte per te shijuar ato momente qetesie dhe vetebesimi. Ia doli! Vertet qe ia doli! Gjate gjithe vitit kishte friken e mbetjes ne klase per shkak te notave por ia arriti. Tashme e priste nje e ardhme e ndritur e plot me te paprtura. Ashtu sic ishte, i kaluar ne ekstaze prej diplomimit dhe cdo gjeje qe kaloi me Barbin, mori prinderit dhe u kthye ne shtepi si nje djale shembullor dhe me i lumtur se kurre.
~Dita tjeter~
U zgjua ate dite te premte ne oren 6 te mengjesit nga telefonata e Aldes. Ishte pikerisht dita e fundit qe shenonte mbarimin e atij viti shkollor. Ne fakt pertonte qe te shkonte ne shkolle, duke qene se oret e mesimit nuk do te zhvilloheshin dhe thjesht do te paraqitej sa per te kaluar kohen. Teksa po flinte ne nje gjume te thelle, pas nates se mbremshme te mbushur plot me pije alkoolike nen prezencen e babait, per te fesuar mbarimin e gjimnazit, zilja me kengen e Noizyt filloi te binte. Nisi qe ta urrente ate kenge ne ato momente. Binte papushim e nuk ndalej per asnje sekonde. Ngriti krahun me pertese dhe e terhoqi celularin nga komodina e zeze ku ndodhej.
- Alo. U pergjigj me nje ze te pergjumur djemsh.
- Alo Mario. Ela eshte ne aeroport tashme! Po niset per ne Milano Nese ke ndermend qe te rikthehesh me te, kjo eshte mundesia jote e fundit. U degjua zeri i Aldes nga ana tjeter teksa fliste shpejt per t'i shpjeguar situaten.
- Cfare?! Po ti me the qe niset neser, jo sot! U cua ai menjehere nga shtrati duke i dale gjumi si me magji.
- Vendosi qe te shkonte sot. Ndryshoi daten e biletes. Duhet te shpejtosh Mario!! Avioni i saj niset ne oren 06:30 te mengjesit.
- Kjo do te thote pas gjysme ore! Duhen rreth 20 minuta me makine qe te arrish deri ne Rinas!
- E di po duhet te shkosh me patjeter nese to ndjen akoma dicka per te. Ajo.. Por Mario nuk arriti te degjonte celularin e Aldes pasi e fluturoi ate mbi krevat dhe nxitoi shpejt per t'u veshur. Oh jo kete here nuk do ta linte vajzen tjeter te zemres t'i shpetonte perseri. Nuk mund ta bente kete. Me nje shpejtesi te rrufeshme arriti te vishej, dhe te nisej si i marre nga shtepia. Mbylli deren, dhe shtypi butonin e ashensorit. Priti ca sekonda ashtu duke menduar per Elen. Do t'i bente surprizen me te bukur. Do t'i shkonte me nje tufe me trendafila te bardhe dhe do t'i kerkonte qe zemrat e tyre te beheshin nje. Iu krijua ne mendje nje skene romantike, si ato neper filma. Nuk mund ta besonte qe kete here ai vete do te gjendej ne vendin e djalit. Ai dreq ashensori s'po vinte. E la fare dhe zbriti nga shkallet, ashtu nervoz sic ishte. Mori makinen, futi celesat, shtypi me kembe pedalen e gazit dhe u nis me shpejtesi teksa rrotat e Audit gervishtnin asfaltin e rruges. Koha ishte pak fresket dhe ora shenonte pothuaj 06:08. Gjate rruges ndaloi ne nje nje dyqan lulesh dhe i bleu nje buqete te bukur me lulet e menduara. I vuri ne sediljen e prapme dhe nisi perseri t'i jepte Audit A8. Si per ters, gjate rruges per ne aeroport filloi te krijohej nje fluks makinash. Ishte nje trafik i papare dhe ne ato momente i vinte ne koke nje ide ecmendur nga nje film i animuar, qe t'i kalonte makinat nje nga nje duke i hipur siper vetem qe te arrinte ne ate dreq aeroporti. Por jo.. realiteti nuk e mundesonte kete gje. Kerciste dhembet duke e bere me te dukshme vijen e nofullave dhe mendohej me vete. Nje re kujtimesh e mundonte cdo sekonde dhe njekohesisht e bente te lumtur per gjithcfare c'kishte kaluar. Sa i cmendur qe kishte qene ky vit i fundit i gjimnazit! Lloj lloj zenkash, lloj lloj pendimesh dhe pelqimesh ne te njejten kohe. E benin ate vit te paimagjineshem dhe plot te paprtura. Ora ishte fiks 06:30. Teksa kalonte ne ate uragan mendimesh, dalengadale kishte arritur ne aeroportin Nene Tereza, te Rinasit, nje ndertese gjigande, me xhama dhe mjaft terheqese ne pamje te pare. Zbriti nga makina pa harruar buqeten me trendafila, te mbeshtjelle aq bukur dhe me elegance. Hyri brenda dhe menjehere shkoi te recepsioni per te pyetur per avionin e nisur. Aty gjendej nje vajze serioze me floket e kapura prapa, qe priste cdo njeri tere buzeqeshje.
- Me falni eshte nisur avioni Tirane- Milano? Pyeti Mario tere nervozisem duke iu marre fryma. Vajza pasi pa njehere ne kompjuterin perballe saj ia ktheu miresisht me disa fjale qe shpethyen si nje bombe atomike:
- Me vjen keq por avioni per ne Milano eshte nisur tashme. Ka 15 minuta qe eshte ngritur ne fluturim. Bota iu kthye permbys. Ato dy fjali mjaftuan qe Mario te turfullonte i deshperuar duke marre fryme thelle. Uli koken dhe kaloi njehere duart neper floke duke i cuar prapa per te marre veten.
- Mund t'ju ndihmoj me ndonje gje tjeter zoteri? Pyeti recepsionistja pa marre asnje pergjigje te vetme. Kjo sepse Mario u largua menjehere tutje me buqeten e luleve ne dore. Per nje cast u ul ne nje karriget aty prane. Shihte me vemendje lulet. Ato lule qe nuk arriti t'ia jepte kurre Eles. Pse? Sepse ajo iku.. U largua pergjithmone nga jeta e Marios. U largua duke lene pas ndjenjat e pafundme ne zemren e tij dhe buzeqeshjen aq te pazevendesueshme. Nuk do ta shihte me prane tij e s'do te merrte qofte nje perqafim prej saj. Ama perseri ajo do te mbetej vajza e pare qe arriti t'i merrte zemren. E beri te dashurohej. Ela gjithmone do te mbetej brenda tij, pa e perzene askush. Do te ishte si nje lule artificiale e bukur, por me shume vlere. Vendosi te largohej. Kjo ishte e vetmja gje qe duhet te bente. Mendoi njehere t'i hidhte ne kosh lulet por teksa dilte pa nje vajze te vogel me kacurrela te verdhe dhe me sy blu, te shoqeruar nga prinderit. E mori buiqeten e luleve , u perkul pak ne gjunje dhe ia drejtoi lulet vogelushes sy bojeqiell. Ajo i mori, i dha nje buzeqeshje te cilter femije dhe u struk prapa mamase. Qeshi lehtazi dhe u largua. Ela kishte ikur. Nuk e ndaloi dot. Ashtu me i qete se kurre i hipi makines per te shkuar ne shtepi paksa i brengosur.
~5 ore me pas~
Zgjodhi qe te mos shkonte fare ne shkolle diten e fundit e teksa po shihte ne televizor nje film mbi mafien italiane, celulari filloi t'i vibronte perseri. kete radhe ishte Xhoi.
- Alo Mario ku je mer jahu! Nuk t'kam pa fare verdall sot. Ka je?
- Shkova ne mengjes ne aeroport, u ktheva ne shtepi tani jam po ketu
- Si mer si? Ma shpjego ene iher.
- Histori e gjate kastravec. Pse more njehere?!
- E mir ma shpjego pastaj. Mora se du t'vish te shkolla kam nji supriz per ty. - Keshtu nga ato surprizat e tua me vajza?
- Ate ku ta gjeje ti lal po jo jo eshte i lloj tjeter. Hajde pra ca pret?
- E mir se erdha erdha per 10 min jam aty.
Mario u nis perseri per ne shkolle gjithe rrugen vriste mendjen per suprizen e Xhoit. C'te ishte valle?! Derisa me ne fund arriti ne shkollen e dikurshme. Ne gjimnazin, qe kishte filluar ti mungonte per kaq shume kohe. Por c'te shihte! Ambienti perreth ishte mbuluar nga vezet dhe nga mielli. Dukej sikur kishte nisur lufta e trete boterore. Ne kete rast jo me arme por me miell dhe veze. Kudo shihte maturantet dhe vezet qe fluturonin sa andej ketej. Si duket kishte filluar avazi i pervitshem: "Tradita e zakonshme e maturanteve" per te filluar nje lufte me vete meqenese gjimnazi mbaroi.
Papritur teksa shihte perreth i habitur, dicka si levozhge iu perplas ne koke. Nuk i shkaktoi dhimbje por beri qe nje leng i bardhe dhe i verdhe t'i rridhte nga floket. U kthye direkt prapa dhe ke te shihte.. Ishte Xhoi qe sapo i kishte gjuajtur me nje veze ne koke e po qeshte me te madhe duke mbajtur brinjet me dore. Mario ishte i mbuluar me veze, i ishin prishur floket e ne ato momente po shihte vetem Xhoin egersisht. Papritur i bertiti me sa kishte ne koke:
- Xhoi!! Cfare bere keshtu mo burre!
- Hahahahaa a sa mire! E kishe hak nji vez kokes! S'ka gjo se te ben me t'bukur veza po he! Kam dgju qe t'bo mir per lekuren. Hahahaha shife icik veten!
- Aa cfare do te te bej o kastravec! I tha ai dhe vrapoi per ta kapur. Mori te nje vajze disa veze dhe te dy filluan t'i gjuanin njeri tjetrit. Po silleshin si atehere kur ishin femije qe u zune per stilolapsat. Te dy nisen t'i perplasnin veze te tjereve. Ishte krijuar nje fushe beteje me keq se ato te turqve. U shkrine se qeshuri e pasi e pane qe ishin bere si nje kek te mbuluar nga veza dhe mielli, ndaluan teksa merrnin fryme thelle.
- C'na bere o kastravec! Mjafton vetem qe te futemi ne furre tani dhe voila! Keku eshte gati! Si do ecim rrugeve keshtu? Tha Mario teksa shihte veten ne nje nga pasqyrat e makinave aty afer. .
- A mer jahu sa e vret menjen dhe ti. Ikim me nai lavazh ene ja u zgjidh puna. Marum gjimnazin pra! Kalum vitin o Mario! Po mthuj icik me Elen ca u bo se m lajmeroi Alda qe sot niset. Ia ktheu Xhoi teksa fshinte floket e bere gjithe veze me nje facolete te bardhe.
- Me iku nuk arrita ta kap dot n aeroport.. Vazhdoi Mario me veshtrimin nga rruga.
- Sa keq qe po m'vika mer jahu! Ajo ishte rob zoti o daku. I kerkova iher ca leke borxh per dahon se i kisha punet keq me plakun ato kohe ene m'i dha pa iu dridh dora fare. Po leje se ke per t'gjet t'tjera sa t'dush po he!
- Mire e ke ti o Xhoi.. Barbi me iku, Sidorela me iku.
- Po tani ca do bosh? Si e ke nda menjen? Pyeti Xhoi duke u ulur bashke me te ne nje nga trotuaret e rruges.
- Tani? E di se c'do te bejme? Shtoi Mario me syte qe i shkelqenin ,duke i rene lehte ne shpaulla Xhoit e duke i hedhur krahun. Me nje qetesi dehese tha: - Tani do shijojme veren qe kemi perpara, do dehemi, do behemi tap, do bredhim me makine ku t'na doje kokrra e qejfit, do shkojme me vajza, do behemi zemerthyes dhe don zhuane sic ishim, do sillemi me femije se c'jemi e c'eshte me rendesishmja.. do e shijojme jeten ne maksimum. Nuk do shqetesohemi me per asgje prej gjeje.. He si thua je dakort me mua per keto qe permenda?
- Ore per mu mund t'i heqesh t'gjitha, po vetem ate me gocat leje! I shkeli syrin Xhoi ndersa qeshte. Ky e pa me nje dashuri vellazerore te pafundme drejt e ne sy, i buzeqeshi duke nxjerre dhembet ne pah, e i tha me kenaqesi:
- Si nuk ndryshove njehere o kastravec...

                             FUND

Zemerthyesi (Shqip)Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang