⭐Pjesa 37⭐

2.3K 129 18
                                    

Diten tjeter Mario u nis me nxitim per te takuar Xhoin. Gjate rruges u trazua nje nje vorbull mendimesh qe paten aftesine ta benin nervoz e t'i rikthenin me mijera kujtime te njepasnjeshme. Shkeli pedalen e gazit dhe u nis drejt Xhoit. Ky i fundit as qe e merrte me mend se do te takohej me te. Keto kohe kishte lene menjane cdo gje qe ndodhi me Marion dhe thjesht kishte vazhduar jeten bashke me Alden perkrah, qe nuk e kishe lene vetem per asnje moment.
Gjate gjithe rruges mendonte per miqesine e tyre. Sa e bukur qe ishte!  Dukej sikur ato dosjet ne trurin e tij qe permbanin me mijera kujtime, u hapen perseri e nisi te mendonte per shokun e ngushte.  
Cdo gje kishte nisur qe ne shkollen fillore kur ata paten dhe zenken e tyre aq femijerore.
11 vjet me pare
Ishte nje dite me diell dhe e shndritshme kur Mario po nisej me mamane ne shkolle. Ajo e kishte veshur dhe stolisur me nje pale kominoshe te bardha, poshte me nje bluze te zeze me jake e me disa sandale plastike blu per djem. Ne koke i kishte vene dhe nje kapele te zeze qe Mario e pelqente pa mase. Vertete kishte qene nje femije mjaft i bukur dhe i sjellshem. Ecte i lumtur gjate gjithe rruges me pambuk sheqeri ne dore qe e shihte vazhdimisht sikur te qe gjeja me e rendesishme ne ato momente. Derisa arriti ne shkolle. Mamaja i vuri canten ne shpine, i dha nje puthje te lehte ne faqe, i shpupuriti pak floket e zinj duke buzeqeshur dhe e la te shkonte drejt klases. Per Marion e vogel, cdo dite ishte e njejte dhe fantastike. Shkonte ne shkolle, ne shtepi, bente detyrat dhe binte per te fjetur pasi takonte babane cdo darke, i cili i sillte vazhdimisht lodra te ndryshme. Ama kete dite ndodhi ndryshe. Iku ne klase dhe u ul ne banken e tij qe ndante me Linden. Nje vajze e vogel me faqet e kuqe te rrumbullaketa si dy molle dhe floket me onde te kapura ne dy bishtaleca te bukur. Kishte veshur nje fustan basme me kuadrata blu dhe te bardhe gjithashtu i dalloheshin corapet e bardha me dantelle qe mamaja ia kishte nxjerre siper kepuceve. 
- Miremengjes Mario! E pershendeti ajo me buzen ne gaz duke rrotulluar gishtat neper floke e duke u tundur ne karrige. Faqet i ishin skuqur perseri e dukeshin sikur i kishte mbushur me karamele.
- Miremengjes Linda. Ia ktheu Mario po ashtu me nje buzeqeshje teksa hapte librin e abetares.
Mesuesja hyri ne klase dhe te gjithe femijet u detyruan te pushonin. I shihje te ulur neper banka, te kujdesshem me librat dhe me mendjen nga mesuesja. Menjehere pas hyrjes se saj, ne klase u fut nje tjeter djale. Ishte bjond, me sy kafe te celur dhe te jepte pershtypjen e nje djali capken pasi kishte teper te vrara neper gjunje e krah.
- Femije, sot e tutje do te na bashkohet nje nxenes i ri ne klase. Ky eshte Xhoi, i cili ka qene te e para B por tashme do te qendroje me ne. I lajmeroi ajo teksa mbante afer Xhoin. Ky i fundit dukej paksa i turpshem dhe here pas here skermiste thonjte e gishtave te dores.
- Xhoi si thua te ulesh me Driten? E pyeti mesuesja.
- Po mir! Ia ktheu Xhoi krejt i qete dhe eci drejt bankes se tij duke terhequr canten e zeze.
Ndersa mesuesja shpjegonte shkrimin dhe shqiptimin e shkronjes Gj, Mario shihte Xhoin qe bente sikur i binte stilolapsi poshte bankes, ne menyre qe te ulej e te zgjidhte lidheset e kepuceve te Drites.
- Perseriteni femije: Gjilpera, Gjembi.. Vazhdonte mesuesja duke shkruajtur ne tabele e ne te njejten kohe duke folur me femijet.
Keshtu qendruan derisa ra zilja dhe mesuesja u largua pak nga klasa per te shkuar ne sallen e mesueses. Do te vinte prape pasi oren tjeter kishin aritmetike. Teksa femijet e tjere shkembenin ndonje bisede, Xhoi u ngrit nga banka dhe shkoi drejt asaj se Marios. Ky i fundit po fliste me Linden e as nuk e kishte mendjen fare.
Xhoi i kapi stilolapsat mbi banke dhe ia mori te gjitha duke i futur ne xhep pasi nuk kishte asnje me vete. Si duket Linda e vuri re kete gje dhe i tha Marios:
- Mario, ai djali i ri te vodhi stilolapsat!
Ky e pa nje here Xhoin qe po ecte i qete drejt tabeles se zeze dhe i shkoi nga prapa.
- O Xhoi, pse i more stilolapsat e mi?
- Kush un? O cuno ke ngatrru rob m'duket! Care je t'u thon tina qe qekam hajdut une? Ia ktheu ai ku sigurisht dhe e folura e familjes tiranase i kishte ndikuar shume ne menyren e te shprehurit.
-M'i jep se e pashe qe i more!
- Jo s'kam per t'i dhon plas tashi! Edhe mos na boj tangerllik kot!
Mario e pa nje here me inat dhe nuk duroi me. Iu hodh siper vetem per t'ia marre stilolapsat nga xhepi. E shtyu me duar dhe iu afrua perseri duke i kerkuar neper rroba stilolapsat. As Xhoi nuk rrinte i qete. Filloi t'i gjuante Marios dhe te gjithe femijet u mblodhen afer per te veshtruar "sherrin". Hodhen poshte karrige, libra, fletoret e bukurshkrimit, cdo gje. Secili mundohej qe te dilte krenar e fitimtar ne sy te te gjitheve. U shtrine te dy pertoke e u skuqen ne fytyre. Mesuesja erdhi me hapa te shpejte ne klase nga zhurmat e degjuara dhe i ndau me veshtiresi nga njeri tjetri.
- C'beni keshtu ju te dy? Sa largohem une 5 minuta nga klasa e ju nisni sherrin? I qortoi ajo plot zemerim.
- Mesuese po ai me mori stilolapsat. Shtoi Mario i vogel me lot ne sy.
- Jo o msuse genjen. A c'je nji rrenacak i perkedhelur ti! Kam per t'i thene babit ta dish! Ia ktheu Xhoi duke ulur koken ne banke.
- Shiko edhe flet akoma pa le!
- Mjaft kam per t'u thene prinderit tuaj sapo te vijne t'ju marin! Turp e faqe e zeze! Degjuat, se jeni dhe shoke klase! Pse e merzisni mesuesen keshtu! Iu foli ajo paksa e shqetesuar dhe e merzitur. U detyrua te ulte femijet e tjere neper banka. Me pas filloi me mesimin si gjithmone. Mario nuk bente gje tjeter vecse te shihte Xhoin me inat. Edhe kur dolen nga shkolla e veshtronte plot zemerim kur ai tallej me vajzat dhe iu ngrinte fundin qe t'u shikonte mbathjet e bardha. E pasi e bente kete, largohej duke qeshur teksa ato te gjorat skuqeshin nga turpi e ndonjehere i ktheheshin duke i bertitur me te madhe.
Situata vazhdoi keshtu per dite me radhe derisa ata filluan te shoqeroheshin bashke e te beheshin miq prej vitesh kur u rriten e kaluan ne pubertet. Adoleshenca arriti t'i bashkonte duke i bere miq te pandare...


Mario ndaloi makinen aty prane dhe filloi te kerkonte me sy per Xhoin. Pa nje here nga ora Rolex qe kishte vene ne dore dhe ishte tamam ne kohen kur Alda kishte caktuar takimin me Xhoin. Ne qiell dukeshin disa re te zeza qe shume shpejt do te shperthenin me nje shi te rrembyeshem. Po verdallisej perreth dhe teksa ecte ngadale duke fiksuar fytyrat e njerezve ndjeu nje kafshe gjigande te bardhe qe i kerceu persiper dhe e hodhi ne toke teksa e lepinte ne fytyre duke e bere gjithe jarge. Hapi syte dhe u ndesh me nje qen te lezetshem qe e kishte pare prej vitesh. Ishte Drejku, qeni pitbull i Xhoit.
- Wulf Wulf! Filloi te lehte Drejku ndersa lepinte akoma Marion neper faqe.
- Po edhe une gezohem qe te shoh bukurosh! Buzeqeshi ai teksa e ledhatonte . Ne pak sekonda u cua dhe u ndesh me dike tjeter. Tashme perballe tij qendronte nje djale biond i veshur komplet ne te zeza, me nje kapele rrepisti ne koke qe kishte nje stampe te kuqe me shkronja te bardha ku shkruhej "OBEY". Me zinxhirin e pitbullit ne doren e djathte, shtangu menjehere sapo pa Marion, i cili po i qendronte perballe syve. Malli sikur e pushtoi dhe deshironte me gjithe shpirt qe ta takonte si me pare por krenaria nuk e la dhe menjehere mblodhi vetullat e trasha. Me nje fytyre te vrenjtur iu drejtua qenit: 
- Drejko sa her t'kom thon qe mos i lepish tradhtaret! Sepse i tille o edhe ky perball meje.  
- O Xhoi po pse sillesh keshtu!  E paske gjetur Drejkun? E pyeti Mario me nje lloj merzitjeje ne fytyre. 
- Po erdhi te i zoti vet sa mori vesh qe shoku ngusht i nguli thiken mas kurrizit!
- Po te lutem o Xho! Sa here duhet te te kerkoj falje?  
- Ahuu o Mario po me i brim i bi fyllit ene ti!
- Po ti as nuk degjon mo burre! Shiko se po t'a them troc fare! Une nuk e dija qe Barbi ishte kushurira jote deri ne diten kur u takuam te katert.  
- Akoma te ura Tares ti mer jahu! Nuk m'vje inot qe u lidhe me Barbin! Mir e pranoj ene per ate m'vje! Po me shum acarohem kur menoj sesi besove qe un isha lidh me Elen!
- Po isha me nerva o Xho! Nuk dija se cfare te mendoja me perpara! Isha i acaruar!  
- Ashtu sic je kur humb skedinen qe ke von per Tironen kunder Partizonit?
- Me keq akoma! Me ishin bere nervat tel kur te pashe qe po e perqafoje.
- Euu. Ik se ishim mo mir kshu. Asiher s'e prisja ket qe m'bone ti! Ia kthen ai perseri krenar. 
- O Xho po pse ben kshu mo burre! Cfare te bej une? Te te recitoj nje vjershe? Te te kendoj nje kenge? Shtoi Mario duke buzeqeshur. 
- Ke fillu t'na imitosh ene beni ecen vet tashi?!
- Degjo se e kam seriozisht. Nuk dua qe t'a prishim shoqerine tone per shkak te dy vajzave. Ne kemi qene shok per koke. E mban mend ate dite kur erdhe ne klase dhe u zume se me more stilolapsat? Apo ne vitin e dyte kur ishim te lidhur me ato dy binjaket seksi Gabrielen dhe Rafaelen e qe ia ngaterronim gjithmone emrat! Nenqeshi Mario. 
- Edhe une qe putha te dashuren tende ne vend t'asaj times! Ishin si dy pika uji qe te dyja! Me keq se ato kinezet me shkopa n'koke.  Foli Xhoi i buzeqeshur teksa shihte me mall nga Mario. 
- Po. Edhe ato qe na bertisnin se nuk i dallonim dot asnjehere! 
- Dhe ne pastaj qe ia fusnim t'qeshmes duke perplas duret te shkallet e gjimnazit. Aty ku gjithmone na dilte zysha e kimise para me ato floket perpjete sikur kishte dale nga psiqiatria! 
- Lere se ato momente kane qene epike! Legjendare fare! E pra per keto po flas dhe une! Kemi gjithe ato kujtime bashke! Edhe dua qe te rikthehen prape. Dua t'jemi shoke si me perpara. 
- Ik se na bone me qajt tashi! Ti e di! Aq du un ene m'hypen tensioni masanej. S'kom mor as adelat me vete!
- Hahaha o kastravec!
- Na ka mor molli o robo! I tha Xhoi Teksa iu afrua per t'a perqafuar.
- Edhe mua o burre. Ia ktheu Mario tek zgjati krahet.
Dhe me ne fund u perqafuan. Ishte nje perqafim tipik djemsh po me shume vlera brenda. Vlera qe perfshinin nje miqesi te pafundme prej 11 vitesh. 
- E mir mir boll tashi se do na shofi njeri e do kujtoj se jena nga ata te LGBT-se! Amon se dhe kjo na duhet! Pak halle kena! Tha Xhoi teksa u shkeput nga ai. 
- Hahahahaha o kastravec si nuk ndryshove njehere! Vazhdoi Mario duke i rene ne shpatulla.
- Jom i omel si sherbet un e di ti! Duhej te takohesha me Alden sot po s'po m'vje.
- Ne fakt Alda ishte ajo qe me mori per te lene takim me ty! 
- Po tina mer jahu sot e gjete qe kisha plane me ate une!  Apapapa sa i qelbet paske qen!
- Ca planesh keshtu me pranga, me polica? E pyeti Mario teksa qeshte me te madhe. 
- Ene ket e paske nigju ee! Boo! Si ma paska punu mu ajo Alda! 
- Jo e ke gabim. Ajo deshi t'na pajtonte asgje tjeter. E ke goc flori ate Alden. Mos e ler te t'iki nga duart..
- Po pse ca kujto ti? Kot e zgjodha une?! Jo s'bohet llaf qe t'ndahem nga Alda! Ajo eshte llokumi im me arra! 
- Eh c'paske qene o kastravec!...  

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now